UÇK e re del me deklaratë për Kumanovën: Luftëtarët i tradhtuan disa banorë. Shqiptarët të largohen nga rradhët e policisë dhe ushtrisë, përndryshe...

Me një deklaratë të posaçme për të sqaruar rastin e Kumanovës, e vetëquajtura UÇK njofton se beteja për ta ka qenë e papritur dhe ka ardhur si pasoje e tradhtisë së disa banorëve që kanë thirrur policinë. Deklarata “numër 5”, një tekst me gabime të shumta thotë se megjithë tradhtinë, luftëtarët e saj i treguan shtetit maqedon se janë në gjendje të luftojnë dhe do ta vazhdojnë luftën. Ndërkaq, deklarata u bën thirrje anëtarëve shqiptarë në strukturat e policisë dhe ushtrisë, që të largohen nga këto struktura, ndryshe “nuk do të mbajmë më përgjegjësi”.
Komunikata e plotë:
“Kumunikatë nr.5 ! Ushtria Çlirimtare Kombetare, e zhvilloi betejen e luftes në Kumanovë , në lagjen e trimave , ajo betejë ishte e pa pritur , ajo na erdhi dhurat nga qytetaret e vet lagjes , ne personalisht kerkojm ndjejsë per dëmet dhe vrasjet , maltertimet , ju kerkojmë falje , por kerkim falje duhet te del te kerkoj edhe disa prej banorve te lagjes se trimave te cilet i ftuan vet Sllavomaqedonasit per te ber masaker , fati ishte me ne .
Ne qëndruam për 37 orë përballë porcave te armikut , ju treguam se ne mundemi me ju , i njoftuam se ne perballemi me ju , prandaj lekcioni i Kumanoves ju ka dhen nje mesim gjith trdhetarve dhe Sllavo’maqedonasve . Ushtria Çlirimtare Kombetare , ishte ajo qe realizoi arenen e luftes dhe askush tjeter , nuk ka pasur as nje antar qe është thirrur qdo her në emer të AKSH-s kta individa qe jan disa u paten zhdukur kur ne filluam pregaditjet , gjithashtu edhe i vetshpalluri Komadant Hamdi Ndrecaj i cili dul hapur qe ju ka bashkuar UÇK edhe ajo është nje skenar i radhes nga rrenat e panumrta te Hamdi Ndrecaj nje manipolator qe qdo her po mundohet te manipoloj .
Kta dy AKSH dhe GRI te nderuar janë INDIVIDË jo Ushtri . Luften e kemi bër ne ata qe ishim në luften e Kosoves , në luften e Lugines , në Luften e Ilirides 2001/ 2005 / . Të nderuar Shqiptarë qdo luftë ka humbje dhe fitore . Askush nga ne që kemi pranuar që të jemi në sherbim të atdheut , nuk jemi manipoluar dhe tradhetuar i kemi besuar Sokolit dhe do i besojm qdo her Kom.Sokolit , por qe e kan manipoluar Sokolin nuk munden me then qe Kom.Sokoli esht tradhetar jo Kom.Sokoli u bë kurban per të gjith të tjerët edhe pse e kishte mundesin që të largohet me grupin tjeter që u larguan në mbrojtje te Sokolit , por Kom.
Sokoli u bë HERO . Shtabi i UÇK-s , bën me dije se , forcat tona janë plotësisht të organizuara në zonën e tyre të aksionit, të disponueshme dhe të afta , me mjete të mjaftueshme që të vazhdojnë luftën kundër strukturave kriminale të shtetit të IRMJ . Shpifjeve “zyrtare” të Jankullovskës u doli ngjyra edhe në këtë rast. I bëjme me dije qeverisë shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë, larg fjalëve diplomatike të pavlera për këtë situatë , të kthejnë vëmendjen me reagimin pozitiv drejt organizatave ndërkombëtare europiane, për ndaljen e dhunës policore mbi popullsinë civile të pafajëshme .
Ne nuk do të mbajmë më përgjegjesi për ata shqiptarë që vazhdojnë të qëndrojnë brenda strukturave policore dhe ushtarake të shtetit të IRMJ. Strukturat e Ushtrisë Clirimtare Kombëtare janë në mbrojtje të popullatës dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesëshëm dhe rrijnë larg vatrave të përplasjes me armë. Të gjithë bashkë, kundër shpifjeve , gënjeshtrave, përcarjes dhe akuzave pseudopatriotike, me besim se do ta rrëzojmë këtë regjim kriminal, për ti hapur rrugën lirisë dhe dinjitetit kombëtar.
Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, janë i vetmi formacion shqiptar në IRMJ, që do ti dalin në mbrojtje popullit dhe do të shfarosin farën e keqe që ka mbirë dhe vazhdon të ushqehet nga krimi. Çdo ditë që po kalon, kundër parrullave dhe shpifjeve që po përhapen nga të gjithë anët, radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare po shtohen me djem nga të gjithë trojet shqiptare.
Kjo force besnike e idealeve dhe amanetit të dëshmorëve, do të luftojë deri në fund, për një shtet shqiptar kombëtar, të lirë dhe të pastër. Sot jemi më të fortë, e nesër do të jemi akoma më të fortë. #VAZHDOJMË , LUFTA NUK KA PËRFUNDUAR . Rroftë Kombi Shqiptar. Komandant : Shtegtari i Liris Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Shtabi i përgjithshëm , Gostivar Data : 12 maj 2015. ora 12:30”
a.k
Comments
Keta ose jane IDIOTE ose te
<p>Keta ose jane IDIOTE ose te paguar,nuk ka mundesi te tjera... Demi qe po i shkaktojne shqiptareve ne imazh eshte shume i madh.</p>
O u shpelafte nje mortje,
<p>O u shpelafte nje mortje, Theofanis Mavromatis do te thoshte: ''O tempora O mores". O capaluqet e UCK-es kuckes, pse nuk e shkruat ne gjuhen e memes, ne serbisht? Sepse kjo e shkruar nuk eshte shqip.</p><p>Keta jane hajdute pulash qe Llazar Dusho me D Agollin iu kane bere poema satirike qe ne kohe te baba Dovletit.</p>
Add new comment