Arkiv-Lajme
Dekretohet ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni
Vjen më në fund dekreti i Presidentit të Republikës për ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni. “Z. Fatos Reka, emërohet në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, rezident”, thuhet në dekret. Me sa duket u deshën ngjarjet e Kumanovës që të vinte firma e Bujar Nishanit.
s.z
Qeveria e Shqipërisë lajmëron ceremoni të zgjeruar për rivarrosjen e eshtrave të Isa Boletinit më 10 qershor. 11 ditë para zgjedhjeve...
Vendimi për rivarrosur eshtrat e Isa Boletinit në Vlorë, më 10 qershor, po kthehet në në një çështje që po instrumentalizohet politikisht. Në Kosovë debati i djeshëm ishte se përzgjedhja e Vlorës bëhet se qeveria e Kosovës nuk ka këllqe ta realizojë rivarrosjen në vendlindje, në Boletin të Mitrovicës. Dhe absurdi i kësaj impotence nacional-shtetëore po transformohet me cinizëm në një shfaqje “patriotizmi”. Kështu, kryeministri i Shqipërisë deklaroi sot se vendimi është dakordësuar me qeverinë e Kosovës.
Ishulli i Sazanit hapet për turistët. “Lonely Planet” shkruan për vendimin e qeverisë dhe përmend edhe bunkerët
Qeveria shqiptare ka vendosur të hapë për turistët ishullin e Sazanit. Lajmi është bërë i njohur edhe nga kryeministri Edi Rama që ka publikuar në Facebook një shkrim të “Lonely Planet” që flet pikërisht për këtë gjë. Në shkrimin e vet “Lonely Planet” lajmëron këtë vendim të qeverisë, e cila mendon të thithë më shumë turistë të huaj. Sazani është ndoshta një nga pikat e bregdetit shqiptar, i përdorur më gjatë me destinacion ekskluziv ushtarak.
Incidenti në Kumanovë, pas rusëve edhe mes serbëve mendojnë se lidhet me gazsjellësin Turkish Stream. Madje komentet parashikojnë se stacioni i radhës është Presheva
Po shtohen gjithnjë e më shumë zërat në disa vende se ajo që ndodhi në Kumanovë lidhet më së pari me gazsjellësin e ri, të quajtur Turkish Stream, e që u ideua nga Kremlini, pas anullimit të South Stream. Mediat ruse, që në momentin që dolën përgjimet e opozitarit Zoran Zaev, folën për një plan të tillë, të orkestruar nga ShBA, që sot duhet të merren edhe më Greqinë për këtë çështje. Një nga vendet që po e sheh me më shumë dyshim incidentin e Kumanovës është Serbia.
Vizita e Erdogan me ndikim edhe në raportet greko-shqiptare, shkruan Minxhozi
Skëndër Minxhozi shkruan sot në “Javaneës.al” për vizitën e Presidentit turk Erdogan, në Tiranë. Minxhozi e vlerëson si moment kyç këtë vizitë dhe me disa mesazhe brenda. Përveç atyre që u thanë publikisht edhe dje në takimet e shumta të Erdogan, Minxhozi e sheh prezencën e mikut turk, si një peshë edhe në menaxhimin e situatës së tensionuar me Greqinë. “Mesazhi i dytë i vizitës së Erdogan në Tiranë është ai i mbështetjes politike ndaj një vendi që konsiderohet si aleat shumëplanësh i Turqisë.
Shënim: “Uragani i votave opozitare” ende nuk është shfaqur në radar…
Kompania italiane IPR-Marketing ka zhvilluar sondazhe në Shqipëri për televizionin Ora News në vitet 2009 e 2013, para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Në 2009-ën, rezultatet e zgjedhjeve u përputhën saktësisht me rezultatet e sondazheve, dhe në 2013-ën, pothuajse u përputhën saktësisht në nivel koalicioni. Mbrëmë IPR-Marketing prezantoi ne televizionin Ora News rezultatet e para të sondazheve për tri bashki kryesore – Tiranën, Durrësin, Shkodrën.
Banka e Shqipërisë: Rritja ekonomike në frenim të përkohshëm
“Monitor” shkruan se Banka e Shqipërisë bëri të ditur gjatë prezantimit të raportit të politikës monetare për tremujorin e parë të 2015 se rritja ekonomike pritet të vijë në përmirësim gradual dhe t’i afrohet nivelit potencial gjatë vitit 2016. Sipas BSH-së, kjo do të krijojë premisat për kthimin e inflacionit objektiv brenda horizontit afatmesëm të veprimit të politikës monetare. Banka e Shqipërisë njoftoi se ka forcuar më tej kahun stimulues të politikës së saj monetare, përmes ruajtjes në nivele të ulëta të normës bazë të interesit dhe furnizimit të sistemit bankar me likuiditet.
Pas konfliktit të fundit Ministria e Jashtme emëron Bashkim Ramën të ngarkuar me punë në Shkup
Diplomati Bashkim Rama do të jetë i ngarkuari me punë në Maqedoni. Mungesës së përfaqësimit për një kohë të gjatë në nivel ambasadori në shtetin fqinj, me interesa të veçanta për ne, Ministria e Jashtme ka vendosur ta zgjidhë përmes të dërguarit me punë, që në mungesë të ambasadorit është niveli më i lartë i përfaqësimit. Ai merr detyrën në një moment të vështirë të krizës në Maqedoni, që morën një trajtë dramatike me zhvillimet në Kumanovë. Konflikti politik mes Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme la për disa muaj të papërfaqësuar Shqipërinë me ambasador në Maqedoni.
Një tjetër Bush synon presidencën amerikane. Ish-Guernatori i Floridës, Jeb Bush shpreh ambiciet e veta, ndonëse ende nuk është kandidat zyrtar
Ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush synon të jetë pjesë e garës presidenciale të vitit 2016. “Reuters” shkruan se Bush, që i përket kampit republikan, e ka bërë të ditur këtë në një takim me gazetarë ditën e mërkurë. “Po synoj për garën presidenciale të 2016, dhe vëmendja ime do të jetë në atë sesi ne, nëse marr pjesë në garë, duhet të krijojmë rritje të qëndrueshme dhe të lartë ekonomike", tha Bush. Ai ka shtuar se nuk është një kandidat zyrtar.
Ka nisur anti-hasanizimi sipas “RD”-së, që raporton se një anëtar i PS-së në Kamëz dhe një i LSI-së në Paskuqan “kanë flakur teserat me neveri”
Fillon rrjedhja e anëtarësisë nga PS-ja dhe LSI-ja. Të paktën kështu thotë një titull në gazetën “Rilindja Demokratike”: “Revolta e anëtarëve të PS e LSI, djegin teserat”. Në përgjithësi zullumi i ecejakeve nga njëra parti në tjetrën, brenda të majtëve, ka qenë prezent në nivele të larta. Ikin deputetë të zhgënjyer, kryetarë degësh që dorëzojnë teserat në mënyrë demonstrative. Natyrisht nuk është një ikje pa kthim.