Arkiv-Lajme

Minxhozi në “Top Channel” flet për dekriminalizimin, vizitën e Erdogan dhe situatën në Maqedoni: Donald Lu, një mesazh të fortë për politikën

Postuar në 16 Maj, 2015 04:12

Analisti Skënder Minxhozi,i ftuar në studiot e edicionit qendror informativ në “Top Channel” foli për disa zhvillimet e fundit në vend dhe rajon. I pyetur se çfarë ka nën rreshta mesazhi i ambasadorit amerikan, Donald Lu për partitë politike përsa i takon dekriminalizimit, Minxhozi u përgjigj: “ Është një mesazh i fortë i Donald Lu, ashtu si edhe i të tjerëve diplomatë këto javë, që politika shqiptare të pastrohet nga elementët kriminalë.

Presidenti maqedon Gjorge Ivanov u dërgon letër presidentëve botërorë, fajëson Kosovën për rastin e Kumanovës

Postuar në 16 Maj, 2015 03:48

Pas përleshjes së armatosur në Kumanovë dhe zhvillimeve të fundit politike në Maqedoni, pushteti në këtë shtet ka nisur një fazë të re të propagandës anti-Kosovë. “Zëri” bën të ditur se presidenti maqedon Gjorge Ivanov, ka nisur një letër te presidentët e shteteve anëtare të OKB-së, me anë të cilës dëshiron që fajin kryesor për konfliktin e 9 majit në Kumanovë, t’ia vë Kosovës dhe disa politikanëve shqiptarë këtu.

Halim Kosova në “Ditë e re Weekend”: Janë kontrolluar të gjitha dokumentet e punës si ministër e drejtor por s’kanë gjetur asgjë të jashtëligjshme

Postuar në 16 Maj, 2015 03:39

Halim Kosova, kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, është i bindur në aftësitë e tij menaxheriale dhe se ndodhet në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet e 21 qershorit. Insiston se në punën e tij në drejtimin e qytetit më të madh në Shqipëri do të lërë mënjanë “konfliktin politik” për të shtrirë dorën e bashkëpunimit edhe me kryeministrin Rama. E gjithë kjo për të mirën e kryeqytetasve të cilët para se të jenë socialist a demokratë janë banorë të Tiranës.

Korçë, gjenden pas 4 ditësh dy vajzat e mitura, thonë se u larguan me dëshirën e tyre dhe se nuk i ka keqtrajtuar njeri

Postuar në 16 Maj, 2015 03:24

Fillimisht u mendua se ishin trafikuar. Por pas katër ditësh kërkimesh janë gjetur dy vajzat adoleshente që ishin denoncuar si të humbura në Korçë. Lajmi konfirmohet nga autoritetet lokale, sipas të cilave dy vajzat janë gjetur nga familjarët e tyre në një lokal të qytetit. Zhdukja e K. Zeqollarit, 14 dhe E. Dulellari 15 vjeç, që prej së martës, mbajti në ankth familjet e tyre. Ato denoncuan zhdukjen e vajzave të tyre të mitura, shoqe me njëra-tjetrën, por pavarësisht kërkimeve, për to nuk pati asnjë informacion për 4 ditë rresht.

Masakër në Napoli, katër të vdekur dhe gjashtë të plagosur pas hapjes zjarr nga një infermier

Postuar në 16 Maj, 2015 02:53

Agjensia italiane e lajmeve ANSA raporton se një person i armatosur me armë gjahu, Giulio Murolo, 48-vjeç, infermier në spitalin Cardarelli, hapi zjarr duke shkaktuar katër të vdekur dhe gjashtë të plagosur. Pas një mosmarrëveshjeje me të vëllanë dhe bashkëshorten e tij, 48-vjeçari Giulio Murolo, infermier në spitalin Cardarelli, hapi zjarr duke vrarë vëllanë, kunatën, më pas një efektiv të policisë bashkiake dhe një kalimtar.

Fred Abrahams boton një libër me historitë politike shqiptare të pas viteve ‘90: Elita politike në Shqipëri, e prirur tek interesat e veta

Postuar në 16 Maj, 2015 02:06

Autori i një libri të ri për Shqipërinë të sapo botuar, kritikon elitën politike shqiptare të 25 viteve të fundit si më e prirur nga  interesat vetjake sesa për t’i shërbyer vendit. Fred Abrahams, i Organizatës Human Rights Watch, punoi 15 vjet për të shkruar librin  "Modern Albania: From Dictatorship to Democracy in Europe", “Shqipëria Moderne: Nga Diktatura në Demokraci në Evropë”, që mbulon periudhën nga 1990 deri në 2014.

Arjan Kadare për “Monitor”: Kredia me probleme mund të ulet pa krijuar plagë të reja

Postuar në 16 Maj, 2015 01:34

Gjatë një interviste për “Monitor”, ish-anëtari i Këshillit të Mbikëqyrjes, Arjan Kadare, pohon se në kushtet aktuale përmes një plani të menduar mirë do të ishte e mundur fshirja e një sasie kredish të humbura prej disa pikësh përqindjeje (ndaj totalit të kredive). Ky proces nuk do ta prekte aspak sigurinë e bankave, sepse sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë, kreditë e humbura mbështeten 100% nga rezervat e krijuara nga bankat (nga provigjonet).

“Koha Ditore”/ 11 persona dhe 50 organizata jo qeveritare kanë përgjegjësinë kryesore për kultivimin dhe përhapjen e ekstremizmit fetar në Kosovë

Postuar në 16 Maj, 2015 01:13

“Koha Ditore” shkruan sot se janë 11 persona dhe 50 organizata joqeveritare të cilat kanë përgjegjësinë kryesore për kultivimin dhe përhapjen e ekstremizmit fetar në Kosovë. Ekrem Avdiu, Shefqet Krasniqi, Enes Goga, Lukman Neziri, Kastriot Duka, Faruk Lohaj, Mazllum Mazllumi, Selatin Shala, Shaban Shabanaj, Jeton Raka, Shukri Aliu, dyshohet se kanë shtrirë dhe kultivuar selefizmin. Shumica prej tyre vitin e kaluar janë arrestuar si të dyshuar për rekrutim me qëllim të kryerjes së veprave terroriste, përcjell Koha.net.

Shënim: Nëse marrim si kriter vlerësimi perceptimin për korrupsionin, kush ka avantazh: Halim Kosova, apo Erjon Veliaj?

Postuar në 15 Maj, 2015 17:20

Mero Baze shkruan në “Tema” një opinion që merret me Halim Kosovën dhe pasurimin e tij përmes biznesit privat. “Ai ka dhënë prova se respekton punën që i sjell më shumë lekë. Më parë ka respektuar më shumë se klinikën e tij postin e Drejtorit të Maternitetit. Bashkia, sipas modelit që ai na ofron, jep më shumë mundësi për të bërë lekë se klinika, kështu që nuk ia kam frikën se do ta ndajë kohën mes Bashkisë dhe Klinikës...Dr.Halim Kosova është duke na kërkuar vota për Bashkinë e Tiranës dhe para se të na bindë për të ardhmen e tij, duhet të jetë më i qartë për të shkuarën e tij.

“Nëpunësit dhe tregtarët...pra edhe "politikanët", janë shërbëtorë të Popullit”

Postuar në 15 Maj, 2015 16:58

“Lapsi.al” ka kapur një moment të fushatës që dëshmon se deri në çmasë përfaqësuesit e politikës e kanë adoptuar thënien e Enver Hoxhës, e shkruar me gërma të mëdha, se “nëpunësit dhe tregtarët janë shërbëtorë të popullit”. Nëpunësit dhe tregtarët, në një shumatore të abstraguar bëjnë Politikanin. Tri foto: Erjon Veliaj, Alfred Peza dhe kandidatja e mazhorancës në Urën Vajgurore, Juliana Mema, shfaqen duke puthur duart e njerëzve të zakonshëm. Zakonisht, janë gra të moshuara që kanë privilegjin në fjalë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme