Arkiv-Lajme

Deklarata e ILKDPI-së/ Tom Doshi akuzohet për fshehje të 23 milion eurove, kallëzimin penal për deputetin

Postuar në 15 Maj, 2015 08:57

Tom Doshi akuzohet për mosdeklarim të parave. ILDKPI ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal për deputetin Tom Doshi, për fshehje dhe deklarime të rremë të pasurisë. Bëhet fjalë për një shumë, që sipas Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, shkon deri në 23 milion euro. Shkeljet, sipas ILDKP-së janë kryer nga viti 2005 deri në vitin 2014.

Në Tiranë kandidon Halim Kosova. PS-ja propagandon(antifushatë) dështimet e Lulzim Bashës

Postuar në 15 Maj, 2015 08:31

Partia Socialiste ka vendosur të përforcojë propagandën elekotrale në Tiranë drejt dështimit të Lulzim Bashës. Në një përpjekje të sforcuar për të injoruar kandidatin Halim Kosova, PS-ja, përmes deputetes Blerina Gjylameti, ka përsëritur sot mandatin e Lulzim Bashës. “Vetë Lulzim Basha e pranoi 3 muaj më parë se nuk e ka ende idenë sesi ta trajtojë situatën e mbetjeve në Tiranë.

Vuçiç mban shpresë tek vizita në SHBA, si mundësi për ndihmë nga amerikanët për anëtarësimin e Serbisë në BE

Postuar në 15 Maj, 2015 08:25

Vuçiç mban shpresë tek vizita në SHBA, si mundësi për ndihmë nga amerikanët për anëtarësimin e Serbisë në BE. Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojë më 1 qershor një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi sot zyra e shtypit e shefit të qeverisë serbe. Vuçiç do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden si edhe me senatorë dhe kongresmenë.

Këshilltari i Kryeministrit për Sigurinë, Sandër Lleshi akuzon Shkupin zyrtar për Kumanovën. Ka edhe një emër përçmues për fqinjin tonë: Fyroma

Postuar në 15 Maj, 2015 07:19

Gazeta “Dita” publikon sot një opinion që paraqitet me autorësi të Sandër Lleshit, këshilltar i Kryeministrit për Çështjet e Sigurisë, i cili merret me ngjarjet e Kumanovës. Që në krye të radhëve të veta, Lleshi prezantohet i irrituar dhe i prekur emocionalisht nga situata, teksa e përçmon emrin zyrtar të Maqedonisë, FYROM, në Fyroma. “Po bëhet një çerek shekulli që shteti i mbetur nga shpërbërja e Jugosllavisë vret pothuajse rregullisht shqiptarë.

OSBE/ODIHR në Tiranë. Ambasadorja Glover tha se misioni do vëzhgojë prezantimin në fushatë por edhe presionet ndaj zgjedhësve për blerje vote

Postuar në 15 Maj, 2015 06:50

OSBE/ODIHR hap sot zyrtarisht misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit 2015. Në konferencën prezantuese ambasadorja Audrey Glover tha se ky mision do vëzhgojë zbatimin e legjislacionit përfaqësimin e kandidateve femra, prezantimin në fushatë por edhe presionet ndaj zgjedhësve për blerje vote. “Ne sapo kemi arritur në Shqipëri ende nuk kemi detaje për shumë gjëra po shikojmë faktet. Kur të vijnë vëzhguesit afatgjatë ata do shpërndahen anë e mbanë Shqipërisë, do merren me të gjitha çështjet.

E pazakontë, në Korçë propozohet që stadiumit t’i vihet emri i kapitenit 35 vjeçar që luan akoma. Kryetari i Bashkisë: “Ide e bukur...”

Postuar në 15 Maj, 2015 06:24

“Panorama Sport” raporton një lajm që nuk është shumë i zakonshëm. Në Korçë, qytetin që mburret me kulturën e vet, po qarkullon një ide që stadiumit të qytetit, t’i vihet emri Bledi Shkëmbi, kapiteni aktual i ekipit të futbollit. Vetë Shkëmbi i pyetur nga gazeta thotë se ideja i duket shumë e mirë, pasi “unë jam kapiteni që kam qenë pjesë e historisë së Skënderbeut në kohën e tij më të mirë”. Ndonëse nuk beson se ka për të ndodhur. Edhe kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo mendon se kjjo është ide e mirë, por ka disa procedura që duhen ndjekur.

Greqia shfaq një tendencë në rritje për migrimin e disa qindra bizneseve greke drejt Shqipërisë

Postuar në 15 Maj, 2015 05:55

“Top Channel” transmeton se nga Greqia shfaqet një tendencë në rritje për migrimin e disa qindra bizneseve greke drejt Shqipërisë, pavarësisht se Greqia kalon periudhën më të vështirë ekonomike të saj dhe numëron në pesë vitet e fundit mbi 200 mijë biznese të mbyllura dhe më shumë se 700 mijë vende pune të humbura. Sipas “Top Channel”  vetëm në dyvjeçarin 2011-2013 është dyfishuar numri i bizneseve greke në Shqipëri dhe investimi është rritur në 1.1 miliardë euro, nga 782 milionë që ishte në vitin 2012.

Çështja “Doshi”/ Takimet e ministrit me Durim Bamin, Prokuroria pushon padinë ndaj Tahirit

Postuar në 15 Maj, 2015 04:28

Prokuroria e Përgjithshme nuk do të regjistrojë procedim penal ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish­drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi. “Panorama” shkruan se në përfundim të verifikimit të një kallëzimi të Partisë Demokratike kundër tyre në lidhje me veprimet e ndërmarra prej tyre për çështjen “Doshi”, përfaqësuesit e organit të akuzës kanë vendosur mosfillimin e procedimit penal. Në kallëzim pretendohej se Tahiri dhe Didi kishin konsumuar veprat penale “shpërdorim detyre”, “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

“Monitor” raporton të ardhurat për 4 mujorin e parë: Në buxhet rriten 4.2%, por tatimet e doganat vijojnë me rënie

Postuar në 15 Maj, 2015 03:13

“Monitor” raporton se totali i të ardhurave në buxhet për periudhën janar-prill 2015 ishte 121 miliardë lekë, sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Financave, duke shënuar një rritje me 4.2% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndikimin kryesor në këtë rritje ka vijuar ta japë zëri i të ardhurave jo tatimore dhe ai i fondeve special, ndërsa të ardhurat nga tatimet e doganat ka vijuar me performancë negative (rënie 1%), me rezultatin më të keq që e ka dhënë TVSH-ja.

Informatorët serbë: Mijallkov, shefi i shërbimit sekret maqedonas, ka organizuar konfliktin në Kumanovë

Postuar në 15 Maj, 2015 02:49

Agjencia e lajmeve “INA” shkruan sot se Sasho Mijallkov, shefi i shërbimit sekret maqedonas sipas dyshimeve të shërbimeve serbe të sigurisë, ka pasur rol aktiv në organizimin e “sulmit terrorist” në Kumanovë. Njeri që shpesh vizitonte Beogradin, ku për dy ditë i linte deri në 5,000 euro me një mikeshë të tij të afërt. Mijallkov tash e një dekadë konsiderohet si njeriu më i fuqishëm në Maqedoni, i cili mban lidhje me politikanët dhe kriminelët më me ndikim nga Shqipëria dhe rajoni.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme