E pazakontë, në Korçë propozohet që stadiumit t’i vihet emri i kapitenit 35 vjeçar që luan akoma. Kryetari i Bashkisë: “Ide e bukur...”

“Panorama Sport” raporton një lajm që nuk është shumë i zakonshëm. Në Korçë, qytetin që mburret me kulturën e vet, po qarkullon një ide që stadiumit të qytetit, t’i vihet emri Bledi Shkëmbi, kapiteni aktual i ekipit të futbollit. Vetë Shkëmbi i pyetur nga gazeta thotë se ideja i duket shumë e mirë, pasi “unë jam kapiteni që kam qenë pjesë e historisë së Skënderbeut në kohën e tij më të mirë”. Ndonëse nuk beson se ka për të ndodhur. Edhe kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo mendon se kjjo është ide e mirë, por ka disa procedura që duhen ndjekur. Sipas tij në të ardhmen do të ishte ide e bukur që stadiumi të mbante këtë emër. Gazeta shton se duhet pritur mendimi i këshilltarëve të Bashkisë, duke lënë të kuptohet se ideja që stadiumit t’i vihet emri i kapitenit 35 vjeçar, që luaj akoma me Skënderbeun, ka marrë rrugë proceduriale.
s.z
Comments
SHAKA PA PIKE KRIPE,
<p> SHAKA PA PIKE KRIPE, QE S'U KA HIJE KORCAREVE...</p>
Po pse emri Skenderbe nuk
<p>Po pse emri Skenderbe nuk eshte me ne mode apo si?! Late nam. Doni te vini emrin e nje kerrkushi dhe te hiqni nje emer qe e gjen ne te gjitha enciklopedite e botes. Keto gjera bejne vaki vetem ne Shqiperi....</p>
Add new comment