Arkiv-Lajme

Juventus në finalen e Champions League pas 12 vjetësh. Kualifikohet pas barazimit në gjysmëfinalen e kthimit me Real Madrid

Postuar në 13 Maj, 2015 16:06

Juventus rikthehet pas 12 vjetësh në finalen e Çempions Ligë. Italianët u kualifikuan në finale pas barazimit 1 me 1 në  gjysmëfinalen e kthimit  me Real Madrit që u luajt në Santiago Bernabeu. Takimi i parë ishtë fituar 2 me 1 nga juventinët që do të përballen në finale e 6 qershorit në Berlin me Barcelonën. Juventus kërkon trofeun e tretë në Champions League, ndërsa Barcelona të pestin.

 

l.m

Ministria e Financave e interpreton si çështje vijash në buxhet parashikimin e FMN-së për rritjen borxhit publik tej objektivit gjatë 2015

Postuar në 13 Maj, 2015 14:23

Në përpjekje për të shpjeguar parashikimin e FMN-së për rritjen e borxhit publik tej objektivave të qeverisë për vitin 2015, Ministria e Financave është munduar të japë disa argumente që sipas saj nuk janë marrë në konsideratë nga mediat kur kanë analizuar raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ministria pranon se projeksioni i borxhit është më shumë se parashikimi, por sipas saj kjo nuk lidhet me thellimin e defiçitit buxhetor, pasi pasqyrimi i bërë nga FMN reflekton një rritje fiktive të shpenzimeve për shkak të kredive për sektorin e energjisë.

Ish-këshilltari i Berishës, Kuçi: “Rasti i ndërtimeve në digën e liqenit është shembulli sesi ofertat politike kanë qenë në sintoni kur ka ardhur puna për projekte të kundërligjshme”

Postuar në 13 Maj, 2015 13:55

“Shekulli” i ka marrë një intervistë ish-këshilltarit të Sali Berishës për Çështjet e Menaxhimit Urban, Flamur Kuçi, që ka bërë disa komente për programet e partive në këtë prag fushate elektorale. Problemet urbane mbeten të ndjeshme, edhe sepse mazhoranca aktuale e ka një sfidë të vetëm ringjallejn urbane dhe ka investuar jo pak në këtë drejtim.

Erdogan: “Rama dhe Nishani do të bëjnë atë që duhet ndaj investimeve të Fetyllah Gulen”. Një 'problem' ky edhe për S. Bruçaj, i konsideruar si gulenist. Si dhe një “dimension elektoral” i vizitës

Postuar në 13 Maj, 2015 11:45

Presidenti turk Reccep Tayip Erdogan ka zbardhur sot gjatë fjalës së mbajtur në përurimin e punimeve të Xhamisë së Namazgjasë se një nga qëllimet e vizitës së tij është nxjerrja e investimeve të Fetyllah Gulenit nga Shqipëria. Hapur dhe troç, Erdogan ka kërkuar publikisht, madje ka deklaruar se ka marrë premtime nga kryeministri dhe Presidenti shqiptar, se Gylen duhet të nxirret nga Shqipëria. Është fjala për asetet dhe investimet e tij që arrijnë qindra milionë. “Ne do vazhdojmë luftën kundër saj.

Fotolajm/Në pritje të moratoriumit të ndërtimeve...

Postuar në 13 Maj, 2015 10:52

Vlerësimi global për arsimin. Shqipëria nga 76 vende të testuara renditet në vend të 63-të. Në rajon më keq është Maqedonia

Postuar në 13 Maj, 2015 09:45

Think tanku OECD ka organizuar një vlerësim global për shkollat, bazuar në testimin e kryer në 76 vende. Testimi përfshin vende me nivel të ndryshëm zhvillimi dhe merr për bazë matematikën dhe shkencat. Sipas këtij vlerësimi në krye të listës janë vendet aziatike: 1. Singapor, Hong Kong, Korea e Jugut, Japonia, Taivani. Finlanda renditet në vend të gjashtë dhe vendi i parë perëndimor për t’u pasuar nga Estonia, Zvicra, Hollanda, Kanadaja, Polonia dhe Vietnami. Shqipëria është mes vendeve afrikane, në vend të 63-të dhe në rajon lë pas vetëm Maqedoninë.

Isa Boletini do të rivarroset në Vlorë. Vendimi kundërshtohet: “Nuk e bëjnë dot në Veri të Kosovës”. “Po shkelet amaneti i heroit”

Postuar në 13 Maj, 2015 09:24

Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, ka vendosur sot që rivarrimi i tij të bëhet në Vlorë më 10 qershor, që përkon me datën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mirëpo disa media në Kosovë raportojnë se ky vedim nuk është pritur mirë nga të gjithë.

Traku Fest, KLSH-ja padit Julinda Dhamen me argumentin se ka kryer shpenzime që nuk kanë lidhje thelbësore me objektin e qëllimin e AKT. Berisha thotë se janë paratë e dasmës së Veliajt

Postuar në 13 Maj, 2015 08:08

Pak ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri një kallëzim penal për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Turizmit për shkelje në tendera për disa aktivitet. Lëtë padi, ish-kryeministri Sali Berisha e riprodhon sot në faqen e vet në Facebook, duke e përdorur si akuzë për ish-ministrin e Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj.

OSBE: AMA e manipuluar politikisht. Heqja e nenit 62, ndikim negativ për median. RTSH ka nevojë për reforma strukturore dhe nuk është i pavarur

Postuar në 13 Maj, 2015 07:12

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović ka qenë dje në Tiranë ku ka takuar ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, përfaqësues të AMA-s, por edhe të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Mijatović ka prekur dy probleme që kanë rëndësi: së pari ka apeluar që amendamenti “Balla” për nenin 62 të ligjit të medias të mos hiqet. “Propozimi për ndryshuar ligjin për mediat audiovizive mund të ketë një ndikim shumë afatgjatë dhe negativ në pluralizmin e medias, veçanërisht në kontekstin e procesit të afërt të licensimit për transmetimet numerike”, tha ajo.

Ekzekutohet me kundërajror ministri i Mbrojtjes në Korenë e Veriut. E kishte zënë gjumi gjatë një takimi të rëndësishëm, ku merrte pjesë edhe Kim Jong-Un

Postuar në 13 Maj, 2015 07:09

Në vitin 1975 ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, gjeneral-kolonel Beqir Balluku u ekzekutua pasi "argumentave” se ishte “puçist". Por duket se paska edhe më keq. Në vitin 2015, ministri i Mbrojtjes i Koresë së Veriut, Hion Jong-Çol  është ekzekutuar, i akuzuar “për mungesë besnikërie” ndaj udhëheqësit të vendit Kim Jong-Un. Agjencia e Shërbimit Sekret të Koresë së Jugut i ka raportuar Parlamentit për vrasjen e tij. Agjencia e lajmeve koreano-jugore, “Yonhap” raportoi se ai është qëlluar me një kundra-ajror përpara qindra personave.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme