Ekzekutohet me kundërajror ministri i Mbrojtjes në Korenë e Veriut. E kishte zënë gjumi gjatë një takimi të rëndësishëm, ku merrte pjesë edhe Kim Jong-Un

Postuar në 13 Maj, 2015 07:09

Në vitin 1975 ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, gjeneral-kolonel Beqir Balluku u ekzekutua pasi "argumentave” se ishte “puçist". Por duket se paska edhe më keq. Në vitin 2015, ministri i Mbrojtjes i Koresë së Veriut, Hion Jong-Çol  është ekzekutuar, i akuzuar “për mungesë besnikërie” ndaj udhëheqësit të vendit Kim Jong-Un. Agjencia e Shërbimit Sekret të Koresë së Jugut i ka raportuar Parlamentit për vrasjen e tij. Agjencia e lajmeve koreano-jugore, “Yonhap” raportoi se ai është qëlluar me një kundra-ajror përpara qindra personave. Siç mësohet, Ministrin e Mbrojtjes e kishte zënë gjumi gjatë një takimi të rëndësishëm, ku merrte pjesë edhe Kim Jong-Un dhe ai nuk kishte zbatuar asnjë prej detyrave që i ishin ngarkuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.