Juventus në finalen e Champions League pas 12 vjetësh. Kualifikohet pas barazimit në gjysmëfinalen e kthimit me Real Madrid

Juventus rikthehet pas 12 vjetësh në finalen e Çempions Ligë. Italianët u kualifikuan në finale pas barazimit 1 me 1 në gjysmëfinalen e kthimit me Real Madrit që u luajt në Santiago Bernabeu. Takimi i parë ishtë fituar 2 me 1 nga juventinët që do të përballen në finale e 6 qershorit në Berlin me Barcelonën. Juventus kërkon trofeun e tretë në Champions League, ndërsa Barcelona të pestin.
l.m
Add new comment