OSBE: AMA e manipuluar politikisht. Heqja e nenit 62, ndikim negativ për median. RTSH ka nevojë për reforma strukturore dhe nuk është i pavarur

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović ka qenë dje në Tiranë ku ka takuar ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, përfaqësues të AMA-s, por edhe të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Mijatović ka prekur dy probleme që kanë rëndësi: së pari ka apeluar që amendamenti “Balla” për nenin 62 të ligjit të medias të mos hiqet. “Propozimi për ndryshuar ligjin për mediat audiovizive mund të ketë një ndikim shumë afatgjatë dhe negativ në pluralizmin e medias, veçanërisht në kontekstin e procesit të afërt të licensimit për transmetimet numerike”, tha ajo. Mijatović ka vlerësuar se politikanët dhe pronarë të medias kanë dorë në manipulimin e Autoritetit të Medias Audiovizive. “Politikanët dhe pronarët e bizneseve duhet të heqin dorë nga manipulimi i mediave dhe i institucioneve si AMA dhe të lënë gazetarët dhe profesionistët të bëjnë punën e tyre, në mënyrë profesionale dhe të pavarur, në dobi të publikut shqiptar”, shtoi më tej ajo. Së dyti, përfaqësuesja e OSBE-së ka folur edhe për RTSH-në që na merr lekë të gjithëve: “Këshilli i ri drejtues duhet të përdorë tani zhvillimet pozitive, duke zgjedhur një drejtor dhe duke bërë përpara me reformat strukturore aq të nevojshme për të forcuar funksionimin dhe pavarësinë e transmetuesit publik”, tha Mijatović.
http://www.ata.gov.al/mijatovic-reformoni-transmetuesin-publik-dhe-ruani...
s.z
Comments
Gjuha e Dunjes - e duhura.
Gjuha e Dunjes - e duhura. Perndryshe nuk ka gje qe i ndal keta. E vuren njeriun e top channel -it pa piken e drojes ne krye te AMA-s dhe skane turp kur flasin per rilindje e parime. Pse me Taulant ballen ne krahun e ngushte te kryeministrit do te rilind ky vend apo me Meten e grave te Vores? Pika qe nuk na bie ne qe i votuam keta hajdute me cizme dhe te paafte (sidomos)
Add new comment