Ish-këshilltari i Berishës, Kuçi: “Rasti i ndërtimeve në digën e liqenit është shembulli sesi ofertat politike kanë qenë në sintoni kur ka ardhur puna për projekte të kundërligjshme”

“Shekulli” i ka marrë një intervistë ish-këshilltarit të Sali Berishës për Çështjet e Menaxhimit Urban, Flamur Kuçi, që ka bërë disa komente për programet e partive në këtë prag fushate elektorale. Problemet urbane mbeten të ndjeshme, edhe sepse mazhoranca aktuale e ka një sfidë të vetëm ringjallejn urbane dhe ka investuar jo pak në këtë drejtim. Megjithatë Kuçi është pesimist kur shprehet se “partitë politike po impostojnë këto zgjedhje larg natyrës së vërtetë të tyre, pikërisht për shkakun se nuk kanë arritur të ndërtojnë oferta bindëse për zhvillimin e territorit dhe përmirësimin e jetës së qytetarit”. Mirëpo interesat që luhen kur vjen puna për sheshe ndërtimi apo projekte milionëshe e bëjnë më të dukshëm, më flagrant shpërfilljen e interesit publik, që prodhon nga ana tjetër një sintoni mes dy partive kryesore. Ndërtimet te diga e Liqenit Artificial të Tiranës është një shembull dramatik. “Në themel të këtij dëmi ka qenë dëmi që i ka sjellë interesit publik administrimi i qyteteve dhe fshatrave tona nga vetë këto palë politike. Megjithë përplasjet e forta mes palëve, me gjithë diferencat në qëndrimet politike, është e çuditshme sa në sinkron kanë qenë këto palë politike në dëmtimin serioz të interesit publik. Mjafton të shohim se si, megjithë përplasjet e forta mes palëve, projekte që kanë reduktuar hapësirat e gjelbra, kanë zënë frymën hapësirave publike apo kanë dëmtuar seriozisht interesin publik janë realizuar në një sintoni të frikshme mes palëve. Rasti i ndërtimeve në digën e liqenit artificial të Tiranës është shembulli më eklatant sesi ofertat politike kanë qenë në sintoni të plotë kur ka ardhur puna për projekte të kundërligjshme dhe në dëm të publikut”, thotë Kuçi. Për ndërtimet në fjalë të dyja palët kanë bërë shurdhin.
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=258858
s.z
Add new comment