Arkiv-Lajme

Erdogan vizitë zyrtare në Tiranë, nënshkruhet marrëveshja në fushën e sigurisë. Pas takimit kokë më kokë Nishani ndalet dhe tek ngjarjet në Kumanovë, kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Postuar në 13 Maj, 2015 06:59

Presidenti Nishani priti sot Presidentin turk Erdogan, i cili, i shoqëruar nga një grup i madh sipërmarrësish. Pas takimit kokë më kokë, dy Presidentët në konferencën e përbashkët për shtyp vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe angazhimin e palëve për nxitjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat. Presidenti Bujar Nishani, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për shqiptarët në rajon, vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë nga ministrat e Brendshëm.

Sjellje antistatutore e deputetit Blushi. Shpërfill inteligjencën e kreut të Grupit Parlamentar që e quajti publicist: “Do ta ketë patur për Tërmetin e Tepelenës...”

Postuar në 13 Maj, 2015 06:54

Gramoz Ruçi ka dalë në skenë sërish. Dhe e ka bërë këtë me një deklaratë përmes së cilës shprehej se “nuk jemi këtu për të debatuar me publicistë, por me politikanë”. Ftesa i shkon deputetit Ben Blushi të cilit me sa duket i kërkohet që problemet t’i shtrojë me urtësi brenda radhëve të partisë, jo me shkrime në publik. Sot Blushi është përgjigjur: “Në qoftë se ka thënë publicist besoj e ka pasur për atë kandidatin tonë në Tepelenë, do ta ketë pasur për atë Tërmetin, e keni parasysh, se ai tha do bëj një fushatë publicitare”.

"Shekulli”: Saranda iku, e humbëm. Tani të shpëtojmë Ksamilin...

Postuar në 13 Maj, 2015 06:02

Bashkia e Sarandës është një nga kryesoret në vend, jo vetëm për rëndësinë që përfaqëson për turizmin, por edhe sepse me ndarjen e re ajo përfshin edhe Ksamilin. Për hir të së vërtetës duhet thënë që Saranda si qytet është një kufomë urbane e ekzekutuar nga të gjithë për vite me radhë. Ndaj për ata që kanë lindur dhe janë rritur aty, ngjan disi e pabesueshme oferta për rilindje të qytetit, për të bërë këtë e për të bërë atë, sa kohë zhbërja e atij qyteti ka realizuar një transformim të tillë saqë sot sheh një qytet krejt tjetër.

Kuponi i publikuar nga ish-kryeministri, LSI padit Sali Berishën, raporton A1Report

Postuar në 13 Maj, 2015 05:39

A1 Report njofton se dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër ka përgatitur një padi për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit publikoi në profilin e vet në Facebook një kupon me logon e LSI-së me shifrën 5000 lekë, duke pretenduar se kjo foto qarkullon në rrjetet sociale dhe lihet të kuptohet se partia që drejtohet nga Ilir Meta po përfshihet në një lloj blerje vote.
s.z

Kokëdhima me axhendë të pavarur në Finiq. Del në krah të kandidatit të MEGA-s. “Socialistët e minoritetit janë të zhgënjyer nga bashkëpunimi me PBDNJ”

Postuar në 13 Maj, 2015 04:22

Koço Kokëdhima vendos axhendën e vet politike për zgjedhjet e 21 qershorit. Kështu ai është shfaqur jo në krah të kandidatit të MEGA në Finiq, ndërkohë që kreu i LSI-së, Ilir Meta ka mbështetur kandidatin e PBDNJ-së, Jani Babi. Kokëdhima shprehet se “drejtuesit socialistë këtu janë të zhgënjyer nga bashkëpunimi me PBDNJ-në”, duke iu përmbajtur kështu sipas tij, vullnetit të bazës.

s.z 

“Monitor”/ 65% e kredive me probleme të përqendruara në 35 kompani; borxhi mbi 600 milionë euro

Postuar në 13 Maj, 2015 02:44

“Monitor” shkruan se në bazë të burimeve konfidenciale, ka mësuar se pjesa më e madhe kredive të humbura ose në rrezik serioz arkëtimi nga bankat zotërohen nga rreth 35 kompani dhe korporata të mëdha, të cilat mbartin 65% të portofolit të kredive me probleme. Ndërsa 80 kompani zotërojnë mbi 80% të totalit të kredive të pakthyera. Po sipas “Monitor” kompanitë me moskthimin e kredive po mbajnë peng të gjithë zhvillimin e ekonomisë, janë pjesa më e vështirë e shtruar për zgjidhje.

Amerikanët u lëshojnë qeveritarëve maqedonas regjistrimet telefonike: Qeveria kishte kontakte me grupin e armatosur, pritet dorëheqja e Gruevskit

Postuar në 13 Maj, 2015 02:37

Sipas gazetës “Exspress” dorëheqjet e mbrëmshme të ministres së Punëve të Prendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska dhe shefit të shërbimit sekret të këtij vendi, Sasho Mijallkov, kanë pasuar pas një takimi që ata kanë pasur në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup. Sipas burimeve të portalit “Libertas”, në këtë takim, Jankullovskës dhe Mijallkovit u janë dhënë regjistrime (incizime) nga kontaktet telefonike midis përfaqësuesve të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundëzbulimit (DSK) me grupin e armatosur, konkretisht me personin e quajtur komandant NATO dhe njerëzit e tij.

“Gazeta Shqiptare” shkruan se për shkak se morën “zero” kredite në kualifikim, largohen nga puna 650 mjekë

Postuar në 13 Maj, 2015 02:30

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se rreth 650 mjekë, farmacistë dhe stomatologë do të duhet të lenë vendin e tyre të punës. Pas përpunimit të rezultateve përfundimtare nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim rezulton se ata kanë marrë zero kredite gjatë ciklit 5­vjeçar (2010­ 2014) të ricertifikimit e për pasojë duhet të përballen me sanksionet që parashikohen në urdhrin e muajit korrik, të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Rexhep Meidani në “Panorama”: Thirrjet e Ramës “të gjitha votat rilindësve” njësoj si “të gjithë pushtetin sovjetëve”

Postuar në 13 Maj, 2015 02:24

Ish­presidenti i Republikës, Rexhep Meidani në një analizë në “Panorama” i cilëson shkelje të Kushtetutës thirrjet e kryeministrit Rama për të votuar vetëm kandidatët e maxhorancës, pasi kandidatët e opozitës nuk i vlejnë askujt. Duke marrë shkas nga deklaratat e kreut të qeverisë në takimet e prezantimit të kandidatëve të maxhorancës, Meidani në analizën e tij, shprehet se kryeministri edhe pse i zgjedhur nga shumica e zgjedhësve, konsiderohet kryeministri i të gjithë shqiptarëve, ndërsa thirrjet e njëanshme të tij janë të papranueshme.

PS-ja e quan kandidat të lodhur, por Halim Kosova thotë se ka patur ofertë pikërisht nga kjo parti...

Postuar në 12 Maj, 2015 17:17

Nëse i besojmë deklaratëve të sotme në “Opinion” të kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, thënia që asgjë nuk është ashtu siç duket, konfirmohet edhe njëherë. Kosova është shprehur se ka patur një ofertë nga Partia Socialiste, e cila është një subjekt politik që drejtohet nga Edi Rama. “Kam pas telefonata nga Partia Socialiste duke më thënë “ca na bëre se kishim llogaritur që 8 vite ta çonim shëndetësinë përpara me ty...”, ka thënë Kosova, raporton “Dita”. Pra mesa duket Ilir Beqja, e ka qelepir postin aktual, po të shohim dhe besojmë ato që thotë dr. Kosova.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme