“Monitor”/ 65% e kredive me probleme të përqendruara në 35 kompani; borxhi mbi 600 milionë euro

“Monitor” shkruan se në bazë të burimeve konfidenciale, ka mësuar se pjesa më e madhe kredive të humbura ose në rrezik serioz arkëtimi nga bankat zotërohen nga rreth 35 kompani dhe korporata të mëdha, të cilat mbartin 65% të portofolit të kredive me probleme. Ndërsa 80 kompani zotërojnë mbi 80% të totalit të kredive të pakthyera. Po sipas “Monitor” kompanitë me moskthimin e kredive po mbajnë peng të gjithë zhvillimin e ekonomisë, janë pjesa më e vështirë e shtruar për zgjidhje. Por duket se, me këtë pjesë do të merret posaçërisht Banka Botërore, e cila, siç mësohet, ka marrë në skaner një nga një debitorët e mëdhenj. Ato po studiohen në mënyrë individuale, ndërsa mësohet se kanë kredi të pakthyera në disa banka. Nisma synon që të hartohet një plan ristrukturimi ndërmjet bankave dhe kredimarrësit për të gjetur një zgjidhje, por duket se falimenti për 50% të këtyre korporatave është i pashmangshëm, pasi kanë rezultuar raste pa asnjë shpresë. Në total, kredia me probleme është rreth 23% e totalit, apo gati 1 miliard euro. Burimet konfidenciale pohojnë se 35 kompani, që zotërojnë 65% të totalit të kredisë me probleme i kanë një borxh bankave prej rreth 600 milionë euro. Ekspertiza e deritanishme ka evidentuar se gjysma e tyre duhet të përfshihen në faliment dhe pjesa tjetër të ristrukturohet.
Comments
Ja ta shpjegojme shume kollaj
<p>Ja ta shpjegojme shume kollaj e ta lidhim kete lajm me ate te Balles qe do te na krijoje monopole mediatike. </p><p>Bankat si kudo investojne atje ku ka fitim. Kompanite me te sigurta per fitim jane ato qe kane mbeshtetje politike. Dhe ata qe kane mbeshtetje politike jane gjithmonje e me shume nje grup i vogel. Prandaj bankat jane perqendruar me kredite e tyre te keto kompani. E gjitha kjo vazhdon deri me njefare pike, e pastaj shuhet i gjithe sistemi. E njejta gje ndodhi ne krizen financiare aziatike te 1997, ku bankat e huaja kishin dhene ne monedhe te huaj kredi pa fund per kompanite ne pronesi te femijeve/dhenderve/familjareve/partnereve te politikaneve kryesor te vendit. </p><p>Shume faleminderit zoti Balla per nderin qe i beni demokracise tone. </p>
Add new comment