Arkiv-Lajme
Taulant Balla letër Prokurorisë: Na informoni nëse 57 kandidatët e PD-së për zgjedhjet vendore kanë procedime penale
Prokuroria ka nisur nga ana e saj verifikimin e kandidatëve të partive politike, që do të marrin pjesë në garën për vendoret e 21 qershorit. Ndërkohë, sipas “Panoramës” nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme informacion për pastërtinë penale për 57 kandidatë të Partisë Demokratike, që garojnë për kryetarë bashkie. Kërkesa e Ballës bazohet në nenin 8 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 “Për statusin e deputetit”, i ndryshuar.
“Koha Ditore”/ Ban Ki-moon kërkon nga Kosova shpejtim hapash për Gjykatën Speciale
Sipas “Koha Ditore”, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka përshëndetur vazhdimin e dialogut midis Prishtinës e Beogradit dhe Marrëveshjen e arritur mbi gjyqësinë dhe ka theksuar se një nga çështjet vendimtare të mbetura është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, thuhet Raportin e rregullt tremujor të tij për Kosovën, që do të shqyrtohet më 26 maj.
Bojaxhi tek “Të Paekspozuarit” për zgjedhjet vendore: Do qeveris ndryshe Tiranën, Veliaj-Kosova fotokopje të kryetarëve
“Kandidati tjetër” ishte tema që u diskutua në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Në studio ishte i ftuar Gjergj Bojaxhi, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës. Në pjesën e parë u transmetua një dokumentar mbi fushatën e kandidatit Bojaxhiu dhe nismës “Ne Tirana” që e mbështet atë dhe që përbëhet nga vullnetarë. Sipas organizatores së nismës “Ne Tirana”, Irene Margariti, kostoja e fushatës së Bojaxhiut deri më tani është më pak se 1 milion lekë dhe ky fond është kontribut i grupit nismëtar dhe miqve të ngushtë të nismës.
Bieber flet në “Deutsche Welle” : Fantazma e Shqipërisë së Madhe shërben për të krijuar frikë
Eksperti i Europës Juglindore Florian Bieber flet në “Deutsche Welle” mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni, sfondin politik dhe jo etnik të ngjarjeve në Kumanovë dhe rrezikun e një destabilizmi të rajonit. Sipas Bieber arsyeja kryesore e destabilizimit në Maqedoni buron nga qeveria e saj. “Kumanova është vetëm një përpjekje për t'i ikur problemit të vërtetë. Ajo që mund të thuhet është se nuk ka interesa të dukshme të grupimeve kosovare që kanë interes për një konflikt të tillë.
Do flas vetëm kur të bëhet shtet....!(Video)
Kryeministri Rama e ka bërë zakon që sa herë shpërndan leje legalizimi të shfaqet sa më popullor me banorët që përfitojnë çertifikatat e pronësisë.
Kjo shfaqje u përsërit edhe në Paskuqan, ku njëri nga banorët refuzoi të bëhet pjesë e batutave të kryeministrit. Rama i kërkoi atij të bënte një koment për çertifikatën e legalizimit, por ndeshi në një përgjigje që ndonëse me humor tregoi se “populli” nuk beson me sy hapur te ato që thotë politika dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për seriozitetin dhe modernizimin e shtetit.
Rama: Arben Ramiz Klosi
Pse u hoq busti i Skënderbeut gjatë dekorimit të Erdogan në Pallatin e Brigadave? Zhdukjet pa protokoll të “heroit kombëtar”
Do ishte e tepërt për presidentin turk Erdogan që Skëndërbeu t’i shfaqej dy herë pas shpine gjatë vizitës në Shqipëri. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja që në ceremoninë e dekorimit të tij nga presidenti i Republikës Bujar Nishani në Pallatin e Brigadave busti i heroit tonë kombëtar u zhduk nga vendi ku qëndron me protokoll.
Arketip i politikanëve shqiptarë, “armiq” në politikë, shokë në kafe. Menduh Thaçi e Ali Ahmeti tymosin nga një cigare pas tryezës së dialogut ndërpartiak
Profesioni i të bërit politikë mund të jetë më produktiv nëse prodhon konfliktualitet. Politikanët shqiptarë janë ata që e kanë përqafuar më së shumti këtë teknikë si brenda vendit ashtu edhe në shtetet e tjera ku jetojnë shqiptarë. Një shembull për t’u përmendur është së fundmi edhe “pajtimi” mes rivalëve historikë të partive shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi e Ali Ahmeti. Kriza e Kumanovës dhe qasja dashamërise ndaj qeverisë Gruevski i ka bashkuar së fundmi.
FMN: “Duam të diskutojmë me qeverinë si t’i trajtojmë përjashtimet nga taksat. Shqipëria ka eficencën tatimore më të dobët në rajon”
Jens Reinke, përfaqësuesi i FMN-së në Tiranë, ka deklaruar për Top-Channel, se rënia e të ardhurave është edhe më e madhe nga sa pritej. “Performanca e të ardhurave në buxhet ishte zhgënjyese. Ndoshta, jo e gjitha në mënyrë surprizë. Paraprakisht, ne ishim në dijeni të disa faktorëve që do të kishin efekte negative tek të ardhurat, mes tyre çmimi i ulët i naftës, i cili godet akcizën, TVSH-në dhe rentën. Gjithashtu, importi më i ulët i cigareve, por mbi të gjitha edhe inflacioni relativisht i ulët kanë ndikuar në këtë rezultat.
Kërkesa(apo marrëveshja?) e Erdogan për Fetyllah Gulenin, diskutohet në Parlament. Deputeti Blushi: “Ne nuk kemi baballarë jashtë Shqipërie”
Kërkesa e presidentit turk, Reçep Tayip Erdogan për mbylljen e aktriviteteve të Fetyllah Gulenit në Shqipëri dhe me gjasë premtimi i dhënë nga kryeministri dhe Presidenti për këtë gjë, janë diskutuar edhe sot në Parlament. Normalisht sot, si zyra e Presidencës, ashtu edhe ajo e Kryeministrit, do të duhet të sqaronin pozicionin e tyre kundrejt kësaj kërkese të Erdogan, meqenëse heshtja nënkupton miratim. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur dhe diskutimi është zhvilluar edhe në Kuvend.
Ulje-ngritjet e fushatës, dështon aktiviteti i organizuar nga shtabi elektoral i Veliajt me rastin e Ditës së Europës
Fushata elektorale është fazën eliminatore, nëse mund të shprehemi kështu edhe në kuptim të termave të ligjit. Ligj që u vu në dukje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por që askush nuk e përfilli. Edhe në këtë fazë, kur të gjithë kandiatët flasin për punë, fronte investimesh, projekte etj., ndodh që ka edhe ndonjë dështim. P.sh në datën 9 maj, me rastin e Ditës së Europës, shtabi elektoral i kandidatit të PS-së për Tiranën, Erjon Veliaj, kishte parashikuar organizimin e një aktivitet festiv, koncerti, në mjediset para Galerisë Kombëatre të Arteve.