“Koha Ditore”/ Ban Ki-moon kërkon nga Kosova shpejtim hapash për Gjykatën Speciale

Postuar në 15 Maj, 2015 02:11

Sipas “Koha Ditore”, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka përshëndetur vazhdimin e dialogut midis Prishtinës e Beogradit dhe Marrëveshjen e arritur mbi gjyqësinë dhe ka theksuar se një nga çështjet vendimtare të mbetura është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, thuhet Raportin e rregullt tremujor të tij për Kosovën, që do të shqyrtohet më 26 maj. Sipas raportit, të publikuar në sajtin e KB, Ban Ki-moon thekson se Marrëveshja për integrimin e gjyqësisë në pjesën veriore të Kosovës, e arritur më 9 shkurt të këtij viti, tregon se të dy palët janë të përkushtuara për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe për vazhdimin e dialogut. Po ashtu theksohet se Prishtina e Beogradi do të duhej të ndërmerrnin të gjithë hapat e domosdoshëm me qëllim të zbatimit me konsekuencë të të gjitha marrëveshjeve të arritura, transmeton “Koha Ditore”. Pasi konstaton se autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë hapa me qëllim të formimit të Gjykatës Speciale, që do të procedojë veprat që dalin nga gjetjet e Njësisë Hetimore Speciale e BE-së, ”, sekretari i përgjithshëm ka rikujtuar se hapat e tjerë janë edhe më të rëndësishëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.