Pse u hoq busti i Skënderbeut gjatë dekorimit të Erdogan në Pallatin e Brigadave? Zhdukjet pa protokoll të “heroit kombëtar”

Postuar në 14 Maj, 2015 13:35

Do ishte e tepërt për presidentin turk Erdogan që Skëndërbeu t’i shfaqej dy herë pas shpine gjatë vizitës në Shqipëri. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja që në ceremoninë e dekorimit të tij nga presidenti i Republikës Bujar Nishani në Pallatin e Brigadave busti i heroit tonë kombëtar u zhduk nga vendi ku qëndron me protokoll.

Pritja që Nishani i rezervoi presidentit turk në Presidencë sapo ai mbërriti në Tiranë hoqi dilemat që ekzistonin se autoritetet shqiptare do të fshihnin bustin e Gjergj Kastriotit edhe në këtë vizitë të zyrtarit të lartë. Nishani e mbajti në Presidencë, por  e fshehu pak orë më vonë në Pallatin e Brigadave ku  e dekoroi Erdoganin me Dekoratën e Flamurit. Do të ishte e kuptueshme nëse Presidenca ka vetëm një bust që e gjezdis sa andej këndej kur nevojitet për konferenca e dekorime. Por në sallën ku u dekorua Erdogani busti i Skëndërbeut është i ndryshëm nga ai i Presidencës dhe ka qenë në atë vend edhe në aktivitete të tjera, kujtojmë dekorimin e presidentit Italian Xhorxhio Napoletano. Pse u zhduk busti kur në Pallatin e Brigadave shkeli këmba e Erdoganit, përgjigjen duhet ta japë Presidenca..

l.m

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Populli ma i flliqun e i pa-identitet ne Ballkan dhe ne Europe.

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Tedeschini,

zakonisht ia fat kot fare, po sot jam me ty. Ke te drejte.

Submitted by easy (not verified) on

Diqka te fshehish nga dikush do thote se ke frike nga ay.Pse frigoheni more shqipetar nga Turku,armiku juaj shekullore, kur ju liroj Anerika me Naton.Edhe Romet ta kishin shtetin e tyre sdo ta fshihnin bustin e heroit te tyre kombetare.Per popujt e tjere te mos flasim. Poshte kemi rene si komb e si njerez, ne qdo aspekt s'ka ku shkon me poshte.Turpi ju mbulofte te gjithve more njerez te pa karakter.....

Submitted by Licovuni (not verified) on

Turp i madh!

Submitted by Leonard (not verified) on

Ky është një cop mish me dy sy kur i mbaronë koha dhe të iki ky dallkauk çkujton ky se është në shtëpinë e tijë dhe ti heqi bustet si ti teket

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.