Taulant Balla letër Prokurorisë: Na informoni nëse 57 kandidatët e PD-së për zgjedhjet vendore kanë procedime penale

Postuar në 15 Maj, 2015 02:18

Prokuroria ka nisur nga ana e saj verifikimin e kandidatëve të partive politike, që do të marrin pjesë në garën për vendoret e 21 qershorit. Ndërkohë, sipas “Panoramës” nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme informacion për pastërtinë penale për 57 kandidatë të Partisë Demokratike, që garojnë për kryetarë bashkie. Kërkesa e Ballës bazohet në nenin 8 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 “Për statusin e deputetit”, i ndryshuar. Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist kërkon nëse “ka fillime të procedimit penal të atribuar këtyre personave” dhe nëse “ka akuzë formale të ngritur ndaj tyre”. Kërkesa e Ballës vjen një javë pas përfundimit të afatit të regjistrimit dhe korrigjimit të listës së kandidatëve, por edhe pas dështimit të procesit të dekriminalizimit për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Socialistët dhe demokratët kanë paraqitur propozime për të kaluar në filtrin e dekriminalizimit të gjithë kandidatët për kryetarë bashkie, por duke pasur në vëmendje përfshirjen e deputetëve të Kuvendit në këtë skanim, të dyja palët nuk kanë gjetur konsensus për draftet e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.