Bojaxhi tek “Të Paekspozuarit” për zgjedhjet vendore: Do qeveris ndryshe Tiranën, Veliaj-Kosova fotokopje të kryetarëve

Postuar në 15 Maj, 2015 00:05

“Kandidati tjetër” ishte tema që u diskutua në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Në studio ishte i ftuar Gjergj Bojaxhi, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës. Në pjesën e parë u transmetua një dokumentar mbi fushatën e kandidatit Bojaxhiu dhe nismës “Ne Tirana” që e mbështet atë dhe që përbëhet nga vullnetarë. Sipas organizatores së nismës “Ne Tirana”, Irene Margariti, kostoja e fushatës së Bojaxhiut deri më tani është më pak se 1 milion lekë dhe ky fond është kontribut i grupit nismëtar dhe miqve të ngushtë të nismës. Më pas, Gjergj Bojaxhiu ka shpjeguar arsyet pse duhet që qytetarët e Tiranës të votojnë për të. “Ka ardhur koha që qytetarët që duan të jetojnë në Shqipëri dhe që janë të zhgënjyer nga partitë politike të votojnë për një kandidat të pavarur.  Në Tiranë ne kemi pasur një qeverisje që i ka shërbyer bizneseve të partive dhe grupeve klienteliste dhe jo qytetarëve. Kjo është arsyeja që kemi një qytet më pak europian dhe sot nuk kemi asnjë objekt, asnjë zonë apo lagje të Tiranës të cilin gjatë 25 viteve e kemi ndërtuar, projektuar dhe zhvilluar nga fillimi dhe që të jemi krenar që i kemi shtuar një vlerë qytetit”, deklaroi kandidati i pavarur. Sipas Gjergj Bojaxhiut, partitë politike janë bërë pengesë për zhvillimin. “Ne jemi kundër këtyre partive politike që sot janë bërë një bashkim të ngushtë njerëzish që nuk përfaqësojnë interesat e elektoratit të tyre, por të një grupi të ngushtë biznesesh”, ka shpjeguar Bojaxhi. I pyetur nga gazetari Rakipi, Gjergj Bojaxhi, ka komentuar edhe dy kandidatët në garë, Erjon Veliaj dhe Halim Kosova. “Janë kandidatë që karriera e tyre politike nuk varet nga qytetarët e Tiranës, por nga kryetarët e tyre, të cilët nuk kanë dëgjuar as anëtarësinë e tyre. Këta dy kryetarë partish e kanë qeverisur Tiranën në 13 vjet nga 23 vjet që po qeveriset Tirana në këtë periudhë demokracie. Ata që e pëlqejnë atë Tiranë të qeverisur nga këta dy kryetarë, i kanë edhe dy fotokopjet e tyre. Të tjerët që nuk e pëlqejnë këtë mënyrë administrimi, kanë mundësi të zgjedhin një mundësi tjetër që Tirana të bëhet një qytet ku mund të jetohet”, ka deklaruar Bojaxhiu.

 

http://www.oranews.tv/vendi/te-paekspozuarit-ne-studio-kandidati-per-tiranen-gjergj-bojaxhi/

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<blockquote><p><span style="font-family: sans-serif; font-size: 14.3999996185303px; line-height: 24.4799995422363px;">&ldquo;Janë kandidatë që karriera e tyre politike nuk varet nga qytetarët e Tiranës, por nga kryetarët e tyre, të cilët nuk kanë dëgjuar as anëtarësinë e tyre</span></p></blockquote><p><span style="font-family: sans-serif; font-size: 14.3999996185303px; line-height: 24.4799995422363px;">Ky eshte thelbi! Duhet thene e sterthene!&nbsp;</span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.