Do flas vetëm kur të bëhet shtet....!(Video)

Postuar në 14 Maj, 2015 15:05

Kryeministri Rama e ka bërë zakon që sa herë shpërndan leje legalizimi të shfaqet sa më popullor me banorët që përfitojnë çertifikatat e pronësisë.
Kjo shfaqje u përsërit edhe në Paskuqan, ku njëri nga banorët refuzoi të bëhet pjesë e batutave të kryeministrit. Rama i kërkoi atij të bënte një koment  për çertifikatën e legalizimit, por ndeshi në një përgjigje që ndonëse me humor tregoi se “populli” nuk beson me sy hapur te ato që thotë politika dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për seriozitetin dhe modernizimin e shtetit.

Rama: Arben Ramiz Klosi

Rama: Do të flasësh ndonjë gjë urdhëro?

Banori: Jo, asnjë gjë

Rama: Asgjë, mos fol fare, ca të thuash

Banori: Kur të bëhet shtet do flas

Rama: Jo tani s’ka shtet po ti u bëre me letra nga shteti

Rama: Je në emigracion më duket mesa shoh?

Banori: Po, e kam te shkruajtur në ballë

Rama: Jo nga mënyra sesi….

Banori: Atëhere suksese, kur të bëhet shtet në dispozicion..

RAMA PASKUQAN by trelosjermatis

Comments

Submitted by Rilindje dhe Ri... (not verified) on

Mjerim shteteror informal.
Ne emer te berjes se shtetit, Edi Rama shperndan tapi per ndertime pa leje!!!
Ua kerkon voten si Erioni: me jep nje dore me 21 qershor dhe...
Pd i lejoi ti ngrinin pa leje, ky u jep letrat per legalizimin e tyre!!!
Duan prape voten, thote Rilindasi, a thua i plotedoi premtimet e qershorit te 2013-es.
Degjoni argumentet e Rames: Nje kryetar bashkie i pd ka frike te me takoj mua, keta te pdsa te nuk duan pune... A thua keta te pd-se nuk jane shqiptar kurse keta te ps jane...ndryshe!
Xhemsl Tafai, Cajupi me grate e burrave qr rrijne nen hije, pika qe su bie...!

Submitted by Albanian Zoro (not verified) on

<p>Ky eshte rivarrimi i Shqiperise, shkel ligjin si per vjedhe prone ashtu edhe per ndertim pa leje dhe shreti te pergezon duke te hapur nje llogari bankare mijere euroshe duke te dhene falas token dhe duke te amnistuar. Ndersa ata qe u persekutuan per 70 vjet dhe u eshte vjedhur prona per 70 vjet, dhe qe kane zbatyuar ligjin, ata vazhdojne te vidhen! Kjo eshte drejtesia?! KY ESHTE RIVARRIMI I SHQIPERISE DHE JU TE GJITHE, KLASA POLITIKE E 25 VITEVE TE FUNDIT, JENI PERGJEGJES PER KETE!</p>

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p>Shenimi per mua eshte &quot;kodra pas bregut&quot;. Ai qe mori certifikaten e tha drejt, sepse asnje nuk mund te pretendoj se kemi shtet ashtu si duhet, madje kete s&#39;e ka pohuar as Rama. Po perse te terheqi kaq shume vemendje dialogu dhe duket siku ai qe ka bare shenimin nuk jeton ne Shqiperi &nbsp;e jo ai qe mori certifikaten.</p>

Submitted by Anon (not verified) on

<p>Nenen parti te mos na shajne. Se edhe nese Nena Parti, thote se 2+2 bejne 6, me siguri qe di ndonje gje. Ndaj edhe keta gazetaret ja fusin kot, nuk dine cthone. Sidomos te mos na zene ne goje ate te Madhin. O Licovun, ju jeni semundja e ketij vendi. Kolera.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.