Arketip i politikanëve shqiptarë, “armiq” në politikë, shokë në kafe. Menduh Thaçi e Ali Ahmeti tymosin nga një cigare pas tryezës së dialogut ndërpartiak

Postuar në 14 Maj, 2015 12:42

Profesioni i të bërit politikë mund të jetë më produktiv nëse prodhon konfliktualitet. Politikanët shqiptarë janë ata që e kanë përqafuar më së shumti këtë teknikë  si brenda vendit ashtu edhe në shtetet e tjera ku jetojnë shqiptarë. Një shembull për t’u përmendur është së fundmi edhe “pajtimi” mes rivalëve historikë të partive shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi e Ali Ahmeti. Kriza e Kumanovës dhe qasja dashamërise ndaj qeverisë Gruevski i ka bashkuar së fundmi. Kështu takimi mes katër liderëve të partive kryesore në Shkup, që kishte si objektiv kryesor zgjidhjen e krizës në Maqedoni, arriti të afrojë Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin.  Ata u ulën bashkë për një cigare në lokalin e parlamentit, në përfundim të takimit. Dy partitë shqiptare dhe liderët e saj u vunë në qendër të kritikave për qëndrimin e mbajtur ndaj ndërhyrjes ushtarake në Kumanovë. Ahmeti e Thaçi qëndruan bashkë gjatë gjithë kohës, madje edhe në krah të kryeministrit Gruevski. Kjo qajsje mund t’i shërbejë sadopak elektoratit për të kuptuar se për ka ka votuar dhe duartrokitur gjithë këto vite.

 

l.m

Comments

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p>Keq te takohen, keq te mos takohen. Habitem me qendrime te tilla.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.