Arkiv-Lajme

Kryeministri del me teza krahinore në fushatë. Rama thotë se e djathta e urren Gjirokastrën si qytet (Video)

Postuar në 15 Maj, 2015 15:49

Në këtë parafushatë të zgjedhjeve të 21 Qershorit, që zyrtarisht duhet të niste në 22 maj, por që asnjë nga partitë nuk e ka respektuar pavarësisht thirrjes së kryetares së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, argumentat që japin palët për të mos votuar kundërshtarin janë të shumëllojshme.

Blendi Gonxhe te Adi Krasta: “Nuk e kuptoj gjuhën që Rama flet si lider i një projekti. Kjo ndoshta më krijon një lloj mungese sintonie”

Postuar në 15 Maj, 2015 15:36

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Gonxhe ka shpjeguar arsyet e rikthimit të tij në politikën aktive përmes përfshirjes në garën e 21 qershorit si kandidat për anëtar këshilli për Partinë Demokristiane. Duke e pranuar se kjo zgjedhje e tij mund të mos jetë kuptuar, Gonxhe tha se nuk ka asnjë mesazh apo skenar në kandidimin e tij por vetëm “një përpjekje të sinqertë” për të dhënë kontribut në një kohë kur “vendi nuk i ka punët mirë”.

Ambasadori Lu për revistën JAVA: Dekriminalizimi, detyrë e institucioneve shqiptare; SHBA garanton mbështetje

Postuar në 15 Maj, 2015 15:31

Ambasadori Donald Lu shprehu mbështetjen e SHBA-së për procesin e dekriminalizimit në Shqipëri, ndërsa shtoi se është detyrë e institucioneve shqiptare largimi i kriminelëve nga politika. Në një intervistë për revistën JAVA, ambasadori Lu foli rreth gjendjes që po kalon vendi dhe iu përgjigj pyetjes nëse qëndrimet e hapura të muajve të fundit, përbëjnë ndryshim të kursit të politikës amerikane. Ai është shprehur se nuk ka ndodhur asnjë ndryshim i tillë, por se kjo është thjeshtë një mbështetje që po i jepet procesit të dekriminalizimit të politikës shqiptare.

Rivarrimi në Vlorë, tërhiqet familja e Boletinit: Isa të prehet në vendin ku lindi dhe ushtroi veprimtarinë e tij patriotike, në Boletin të Kosovës

Postuar në 15 Maj, 2015 15:22

Familja e heroit Isa Boletini është tërhequr nga vendimi për rivarrosjen e eshtrave të tij në qytetin e Vlorës, pranë babait të kombit Ismail Qemali, vendim i bërë publik pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit ka bërë me dije për mediat se nisur nga reagimet e popullit të Kosovës familja e tij ka vendosur që eshtrat e Isa Boletinit të mos varrosen në Vlorë, por në vendin ku ka lindur, në Boletin.

Rama-Meta prezantojnë 61 kandidatët e koalicionit të majtë: Bashkitë në shërbim të qytetarëve, më 21 qershor do të mbizotërojë fryma qytetare

Postuar në 15 Maj, 2015 12:19

Koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” prezantoi në Pallatin e Kongreseve 61 kandidatët e tij për zgjedhjet lokalet, që do të zhvillohen më 21 qershor 2015.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të 61 kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Europiane, tha se Shqipëria sot, 18 muaj pas ardhjes në qeveri të Rilindjes është në drejtimin e duhur. Kreu i ekzekutivit, Edi Rama tha se më 21 qershor do të mbizotërojë fryma qytetare.

Sipas INSTAT që prej vitit 2001 popullsia e Shqipërisë vazhdon të mbetet nën 3 milion, flukset dalëse tejkalojnë flukset hyrëse

Postuar në 15 Maj, 2015 12:06

Që prej vitit 2001 popullsia e Shqipërisë vazhdon të mbetet nën 3 milion, megjithatë, ritmi i rënies së saj ka qenë më i lartë përgjatë viteve 2001- 2010, ndërkohë që pas vitit 2010 ritmi i rënies së popullsisë është zvogëluar. Kjo u bë e ditur në raportin e publikuar të premten nga Instituti i Statistikave, INSTAT, “Shqipëria në shifra 2014″. Kjo rënie e popullsisë, sipas INSTAT-it, i dedikohet më së shumti migracionit neto, i cili vazhdon të mbetet negativ, pra flukset dalëse tejkalojnë flukset hyrëse.

Publikimi i “bombës 32" nga Zoran Zaev / Krerët e VMRO-DPMNE: Të pastrojmë hesapet me shqiptarët

Postuar në 15 Maj, 2015 11:13

Fyerje të rënda ndaj shqiptarëve dhe përbuzja ndaj tyre janë pjesë e përgjimeve të publikuara sot nga opozita maqedonase, bëri të ditur agjencia maqedonase e lajmeve “INA”. Lideri i opozitës, Zoran Zaev publikoi sot, “bombën e 32-të” me dëshmi të shumta, që sipas tij nxjerrin në shesh fytyrën e vërtetë të pushtetit aktual, i cili paraqitet si nxitësi kryesor i tensioneve ndëretnike në vend. Janë publikuara biseda të shumta mes zyrtarëve të lartë të cilët shprehin mos-durimin e tyre në veçanti ndaj shqiptarëve.

Shqipëria e madhe, Ivica Daçiç akuzon BE se po toleron sjelljet e shqiptareve

Postuar në 15 Maj, 2015 10:51

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç akuzon BE se po toleron sjelljet e shqiptareve. Ai shfrytëzoi një konferencë të përbashkët me homologun rus Lavrov ne Beograd për t’iu referuar situatës së diteve të fundit ne Kumanove. “Brukseli nuk mendon se sjellja e shqiptarëve është problem, përkundrazi e toleron atë. Terrorizmi në rajon duhet të dënohet, por deri tani ne kemi pare vetëm reagime te dobëta te BE-se dhe institucioneve te saj per këtë çështje.

Kërkesa e Erdogan, përgjigjet Nikolla e ministrisë së Arsimit: Kolegjet turke janë të ligjshme

Postuar në 15 Maj, 2015 09:50

Pas deklaratave në Tiranë nga presidentit turk Erdogan, për mbylljen e veprimtarisë që është nën ndikimin e lëvizjes ideologjike të Fetullah Gylen, mes të cilave edhe të një rrjeti shkollash, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se këto struktura arsimore veprojnë në ligjshmëri të plotë. "Ministria e Arsimit ka në kompetencë të plotë verifikimin e kritereve të ligjshmërisë. Pa dyshim, laicitetin, shkolla të sigurta, dhe ne jemi të vendosur dhe e kemi treguar me përgjegjësi që këtë e bëjmë në mënyrë korrekte dhe më të mirë të mundshme", tha Nikolla.

Shënim: Edhe Presidentit i duhet një dekoratë...

Postuar në 15 Maj, 2015 09:12

Dje ResPublica publikoi një lajm, sipas të cilit gjatë dekorimit të presidentit turk, Erdogan, nga homologu i tij Nishani, ishte hequr busti i Skënderbeut. Presidenca nuk ka bërë ndonjë përgënjeshtrim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme