Rivarrimi në Vlorë, tërhiqet familja e Boletinit: Isa të prehet në vendin ku lindi dhe ushtroi veprimtarinë e tij patriotike, në Boletin të Kosovës

Postuar në 15 Maj, 2015 15:22

Familja e heroit Isa Boletini është tërhequr nga vendimi për rivarrosjen e eshtrave të tij në qytetin e Vlorës, pranë babait të kombit Ismail Qemali, vendim i bërë publik pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit ka bërë me dije për mediat se nisur nga reagimet e popullit të Kosovës familja e tij ka vendosur që eshtrat e Isa Boletinit të mos varrosen në Vlorë, por në vendin ku ka lindur, në Boletin. “Isa është i Kosovës dhe i Shqipërisë, por me gjithë respektin për Vlorën dhe Ismail Qemalit dhe kryeministrit Edi Rama kemi menduar që Isa të prehet në vendin ku lindi dhe ushtroi veprimtarinë e tij patriotike, në Boletin të Kosovës”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.