Publikimi i “bombës 32" nga Zoran Zaev / Krerët e VMRO-DPMNE: Të pastrojmë hesapet me shqiptarët

Fyerje të rënda ndaj shqiptarëve dhe përbuzja ndaj tyre janë pjesë e përgjimeve të publikuara sot nga opozita maqedonase, bëri të ditur agjencia maqedonase e lajmeve “INA”. Lideri i opozitës, Zoran Zaev publikoi sot, “bombën e 32-të” me dëshmi të shumta, që sipas tij nxjerrin në shesh fytyrën e vërtetë të pushtetit aktual, i cili paraqitet si nxitësi kryesor i tensioneve ndëretnike në vend. Janë publikuara biseda të shumta mes zyrtarëve të lartë të cilët shprehin mos-durimin e tyre në veçanti ndaj shqiptarëve. Si protagonistë e fyerjeve të rënda sërish paraqiten, Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov, Ivo Kotevski, e të tjerë, përfshirë edhe kryeministrin Gruevski. “Nëse duhet të tregojmë se kush është më i fortë, për një orë mund t’i pastrojë shiptarishtat”, dëgjohet zëri i Jankullovskës, duke folur me Protygjerin. “Po merrem me këta ‘shiptarishtat’. Shiptarishtat po më nervozojnë shumë. Si munden të jenë aq budallenj”, thotë Jankullovska, duke folur me bashkëshortin e saj Vllatko Ilievski. “Nuk ka bashkëjetesë me ata. Duhet të pastrojmë hesapet njëherë e përgjithmonë. Nevojitet strategji. Unë e di si ju bëhet me ta, por na mungon konsensusi nacional”, thotë zëri i Mijalkovit. “Edhe unë jam për atë zgjidhje”, thotë Jankullovska. Zaev ka publikuar të dhëna edhe për vrasjen e dy shqiptarëve në Gostivar nga një polic maqedonas. Jankullovska dhe Kotevski flasin për plane për ta bërë dramë të vërtetë rastin në fjalë. Jankullovska sërish ofendon shqiptarët ndërsa Kotevski rrëfen se si maqedonasit dëshirojnë që të gjithë shqiptarët të kenë fatin e njëjtë. Në disa biseda të tjera janë publikuar edhe biseda për plane dhe kërcënime ndaj gazetarëve dhe të gjitha atyre që nuk mendojnë njëlloj si pushteti. Plane për likuidime në veçanti janë bërë ndaj gazetarit Bozhinovski ndërsa në një bisedë tjetër Protuger thotë se ai personalisht do ta vrasë gazetarin Llatas.
Comments
Kush i ka regjistruar keto
<p>Kush i ka regjistruar keto pergjime dhe kusha ia ka dhene Zoranit? C'fare interesash ka Zorani po te rrezohet kjo qeveri? A do te rregulloj ekonomine e shtetit? A do te konsolidojne Maqedonine? A jane keto pergjime legale dhe kush i ka bere dhe perse ia jep tashti Zoranit qe turkish stream do te ndertohet? Ketu kemi nje quo vadis Si Ukraina.</p>
Z.Epirot, se ju mire qe jeni
<p>Z.Epirot, se ju mire qe jeni greke po jeni dhe epirote, sa per dijeni Turkish Stream do te ndertohet vetem ne endrrat e tua dhe ndonje tjetri si ty. Vazhdo enderro.</p><p>Rendesi ka cfare thuhet brenda pergjimeve, jo kush ia dha ato Zaevit. Edhe Wikileaks kur doli beri buje per permbajtjen, jo se si apo nga kush i rane ne dore atij Asanzhit.</p>
Add new comment