Shqipëria e madhe, Ivica Daçiç akuzon BE se po toleron sjelljet e shqiptareve

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç akuzon BE se po toleron sjelljet e shqiptareve. Ai shfrytëzoi një konferencë të përbashkët me homologun rus Lavrov ne Beograd për t’iu referuar situatës së diteve të fundit ne Kumanove. “Brukseli nuk mendon se sjellja e shqiptarëve është problem, përkundrazi e toleron atë. Terrorizmi në rajon duhet të dënohet, por deri tani ne kemi pare vetëm reagime te dobëta te BE-se dhe institucioneve te saj per këtë çështje. Serbia nuk është e interesuar të ndërhyje në çështjet e brendshme politike të Maqedonisë, por vendet e rajonit, BE-ja dhe Rusia janë te interesuara për stabilitet rajonal”, thaDaçiç. Ai riktheu vëmendjen edhe tek deklaratat e pak kohëve me pare te kryeministrit Edi Rama per bashkimin e shqiptareve. “Çfarë do të ndodhte nëse te gjithë serbët do te bashkoheshin nën flamurin evropian. Ç’do te ndodhte nëse unë do te kisha thënë diçka te tille?”. Ndërsa homologu rus Lavrov deklaroi se Rusia është e shqetësuar mbi deklaratat për Shqipërinë e Madhe dhe trazirat në Maqedoni, ndërsa autoritetet e këtij vendi i përshkruan luftëtaret si terroriste. Lavrov i cilësoi absurde përpjekjet e atyre që orkestruan sipas tij shkëputjen e Kosovës nga Serbia pa referendum dhe qe po vene në dyshim vullnetin e banoreve te Krimesë për t’iu bashkuar Rusisë.
Comments
Sikur keta te kishin ne dore
<p>Sikur keta te kishin ne dore berjen e "Shqiperise se madhe" e benin qe neser. Se pasneser do u sherbente si justifikim per "Serbine e madhe".</p>
Daçiç e ka krejte gabim qe
<p>Daçiç e ka krejte gabim qe akuzon BE-n per keto sjellje te arnautve (jo shqiptarve) ne trojet shqiptare.</p><p>Ketu puna qendron krejte ndryshe: Presidenti amerikan Barak Hysejn Obama perdore Rexhep Taip Erdoganin qofte ne krahun Siri-Irak per te mbeshtet kalifatin ISIS, qofte ne Ballkan per te iu kundravue Putinit. Per kete Obama i ka dhane dore te lire Erdoganit ne trojet shqiptare qofte edhe per te krijue nji Turqi te Vogel ne Ballkan. Ne kete menyre ia fute edhe nji kunj Europes ne Ballkanin Prendimor per ta dobesue.</p>
Add new comment