Arkiv-Lajme

Nënë Tereza do shpallet shenjtore vitin e ardhshëm, Kisha katolike njofton datën

Postuar në 18 Maj, 2015 08:24

Një zëdhënës i Kishës Katolike, Syro Malabar, njoftoi se Nënë Tereza do shpallet shenjtore në shtator të vitit 2016. Nënë Tereza ishte lumturuar më 19 tetor të vitit 2003 nga Papa Gjon Pali II. Me gjeneralitetet shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza mori nënshtetësinë indiane në vitin 1948.

Lajmi për shenjtërimin e saj doli fillimisht nga një portal italian, që i referohej burimeve nga Vatikani.

Sipas portalit AdnKronos, duhet të provohet plotësisht edhe një mrekulli e dytë e ndërmjetësimit të saj, përpara se të njihet si shenjtore.

a.k

Doshi nuk lëviz nga vërtetësia e planit për vrasjen e tij. “Kam mesazhet mes Spartak Brahos dhe Tonit të Kombinatit, prokuroria nuk i pranon”, thotë ai

Postuar në 18 Maj, 2015 06:30

Nga Gjykata e Lartë, deputeti Tom Doshi deklaroi sot se ka filmime dhe mesazhe të shkëmbyera mes Spartak Brahos dhe Fatjon Skënderajt, që sipas tij, është edhe ndërmjetësi mes Ilir Metës dhe Durim Bamit. Deputeti i qendron planit për vrasjen e tij, duke shtuar se prokuroria nuk i ka marrë parasysh provat e vënë në dispozicion nga ai.

SHBA, rasti Diveroli dhe tregtia e municioneve bëhen libër dhe film, në Shqipëri gjithçka është harruar

Postuar në 18 Maj, 2015 05:53

Gazetari investigativ amerikan Guy Lawson do hedhë në treg në fillim të qershorit, librin “Arms and the Dudes”, “Armët dhe Çunat”, që përshkruan historinë e Efraim Diverolit dhe shokëve të tij, dhe tregtinë milionë dollarëshe Pentagonin për të furnizuar afganët me municione kallashnikovi. Paralelisht, njofton Dita, skandali që përfshiu Shqipërinë e Pentagonin, e që shkaktoi Gërdecin, do të jetë edhe subjekt i një filmi të Hollivudit.

Erdogan “bën rezil” BE-në: Pse nuk hapni gojë për dënimin e ish presidentit Morsi në Egjipt? Pse nuk vini sanksione?

Postuar në 18 Maj, 2015 03:25

Nuk ka ngurruar t’i kujtojë BE-së presidenti turk Erdogan, dënimin me vdekje të ish-presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, për çka Brukseli nuk ka reaguar fare ndaj vendimit të gjykatës egjiptiane.

Xhihadistët vrasin shqiptarin nga Sauku. Hasanaj nuk pranoi të luftonte më, donte të kthehej nga Siria

Postuar në 18 Maj, 2015 03:06

Nuk pranoi të luftonte më dhe e kanë ekzekutuar. Shqiptari Ervin Hasanaj është vrarë nga xhihadistët në Siri, njofton Zëri I Prishtinës. Djali nga Sauku kishte shkuar në janar 2013 bashkë me gruan dhe dy fëmijët në Siri për t’iu bashkuar Shtetit Islamik. Por u zhgënjye shpejt dhe donte të braktiste luftën. Ekzekutimi i tij i është mbajtur i fshehtë gruas Nexhmije Beka dhe dy fëmijëve të saj Fatime dhe Esma Hasanaj, 4 dhe 2 vjeç. Vdekja e Hasanajt ishte konfirmuar nga antiterrori i Kosovës dy javë më parë. Kjo e bën Hasanajn shqiptarin e 17-të i vdekur në territorin islamik.

a.k

Protesta në Shkup, Zaev: Nuk ikim derisa të largohet Gruevski

Postuar në 17 Maj, 2015 13:44

Në Shkup vijon të mbahet protesta opozitare me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Gruevski. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev ka përsëritur ultimatumin për dorëheqje, duke i kërkuar kryeministrit që “të mos e zgjasë më shumë”. “Erdhëm pas të ardhmes tonë. Gruevski mos e zgjat më shumë. Edhe vet e sheh se mbaroi puna jote. Ik”, tha në fjalimin e tij kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në protestën e sotme që është mbajtur dhe vazhdon të mbahet para qeverisë në Shkup, raporton “Zhurnal”.

Parada e LGBT, aktivistët kritikojnë mungesën e Ramës dhe Bashës

Postuar në 17 Maj, 2015 12:01

17 Maji është dita e paradës së përvitshme të komunitetit LGBT. Në Tiranë, aktivistët marshuan dhe pedaluan për të sensibilizuar sa më shumë qytetarë ndaj diversitetit seksual. I pranishëm në këtë paradë ishte dhe Ambasadori i SHBA-së, Donal Lu por munguan krerët e shtetit dhe të politikës, fakt i cili ka marrë edhe kritika. “Ora News” raporton se aktivistët Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj thanë së në këtë paradë mungojnë ata që duhet të ishin të parët, kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha.

Një flamur serb në protestën e Maqedonisë

Postuar në 17 Maj, 2015 10:59

“Në protestën e sotme të opozitës maqedonase kundër kryeministrit Nikolla Gruevski është valëvitur edhe një flamur serb” raporton portali “Albeu”. Protesta e sotme kishte për qëllim të dëshmonte se të gjitha etnitë janë bërë bashkë kundër Zaevit. Sipas portalit, disa protestues, përmes valëvitjes së flamurit serb, mesa duket kanë dashur të tregojnë se ata përfaqësojnë etninë serbe në këtë protestë.

“Të gjithë kundër Gruevskit”, TCH raporton për mijëra protestues të tubuar në Shkup

Postuar në 17 Maj, 2015 09:21

Mijëra qytetarë janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë në një prej protestave më masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit të vendit.  “Top Channel” raporton se rreth 300 mijë persona I janë bashkuar protestës kundër kryeministrit Nikolla Gruevski, duke e bërë atë më të madhen që është zhvilluar ndonjëherë në Maqedoni. Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar forca të shumta policie. Nuk kanë munguar as fjalimet nga faktorë politikë e diplomatik. Pjesë e protestës janë edhe shumica e diplomatëve perëndimorë në vend.

Milo: Kumanova, një inskenim i qeverisë dhe shërbimit sekret

Postuar në 17 Maj, 2015 08:01

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo i cilëson ngjarjet e ndodhura në Kumanove si një inskenim të vetë qeverisë maqedonase dhe shërbimit sekret. Duke komentuar zhvillimet e fundit, Milo thotë për “Vizion Plus” se qeveria ka përdoruar kartën etnike me qëllim që të tërheqë vëmendjen nga situata politike në vend. Milo dënon ashpër edhe deklarimet e ish-Ministres së Brendshme ndërsa thotë se Tirana zyrtare ka detyrë që të kërkojë respektimin e të drejtave të shqiptarëve kudo ata ndodhen.

n.k

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme