Erdogan “bën rezil” BE-në: Pse nuk hapni gojë për dënimin e ish presidentit Morsi në Egjipt? Pse nuk vini sanksione?

Nuk ka ngurruar t’i kujtojë BE-së presidenti turk Erdogan, dënimin me vdekje të ish-presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, për çka Brukseli nuk ka reaguar fare ndaj vendimit të gjykatës egjiptiane.
“Duke qenë se ju e keni shfuqizuar dënimin me vdekje, a nuk do të vendosni sanksione ndaj atyre që e vënë në zbatim? Pse qendroni në heshtje? Kur ju leverdis, i vendosni pa u menduar gjatë sanksionet, por në rastin e Egjiptit pse jo?… Po bëni llogari se ku do t’i shisni armët që prodhoni. Grushti i shtetit nga ushtria nuk shkatërroi vetëm demokracinë egjiptiane, por të gjithë botën”. Reagimi i fortë i Erdoganit erdhi pasi dy ditë më parë, ish presidenti i zgjedhur me votë Morsi u dënua me vdekje bashkë me 106 mbështetës të partisë së tij, për organizimin e një arratisje nga burgu në vitin 2011 dhe spiunazh. Para se të ekzekutohet vendimi, ai duhet të aprovohet edhe nga Myftiu i Madh i vendit, Shavki Alam, autoriteti më i madh fetar në vend. Shqetësim për dënimin e Morsit kanë shprehur edhe SHBA dhe Amnesty International.
a.k
Comments
Bashkimi Europian pret formen
<p>Bashkimi Europian pret formen e prere te vendimit: <em><strong>"<span style="font-family: sans-serif; font-size: 14.3999996185303px; line-height: 24.4799995422363px;">Para se të ekzekutohet vendimi, ai duhet të aprovohet edhe nga Myftiu i Madh i vendit, Shavki Alam, autoriteti më i madh fetar në vend."</span></strong></em></p><p> </p>
Ne te gjitha kohet, ka nevoje
Ne te gjitha kohet, ka nevoje pet burra shteti. Midis tyre shfaqen demokrate dhe diktatore, liberale dhe autoritariste, por doemos Burra Shteti.
Nese nuk ndodh kjo, shfaqen shoqeri e qeveri hibride, dhe popujt shnderrohen ne turma te tallura prej maskarenjve dhe sharlataneve.
Add new comment