Arkiv-Lajme
Mitt Romney vs Evander Holyfield...
Ish-kandidati për President i SHBA-ve, Mitt Romney dhe ish-kampioni i botës në boks për peshat e rënda, Evander Holyfield kanë zhvilluar një ndeshje ringu për bamirësi. Ndeshja është zhvcilluar në Salt Lake City. Gjithçka ishte një spektakël që imitonte një ndeshje të vërtetë dhe zgjati dy raunde.
Gjenevë/ Shqiptarët protestojnë para selisë së OKB-së: Hetim ndërkombëtar për ngjarjen në Kumanovë
Qindra shqiptarë protestuan sot në solidarizim me Kumanovën me moton kundër terrorit maqedonas ndaj vendbanimit shqiptar, raporton Agjencia Telegrafike e Shqiptare. Protesta nisi rreth orës 14.00 para Pallatit të OKB-së në Gjenevë, ku qindra protestues mbanin parulla dhe flamuj kombëtar. Në emër të Shoqatave shqiptare në Zvicër, Vaxhid Sejdiu u ka kërkuar institucioneve ndërkombëtare hetim të pavarur ndërkombëtar për ngjarjen e Kumanovës, si dhe ngjarjet e tjera të ndodhura në vendbanimet shqiptare.
Prania e bustit të Skënderbeut në sallën ku u dekoruan Erdogan dhe Napolitano. Kush gënjen dhe spekullon, presidenti apo gazetarët? E tregojnë këto dy video (Video)
Presidenti Nishani nuk ka asnjë skrupull. Edhe kur faktet dëshmojnë se në sallën ku u dekorua presidenti turk Erdogan në Pallatin e Brigadave ishte hequr busti i Skënderbeut ai pretendon të kundërtën duke thënë se në atë sallë nuk ka ekzistuar kurrë busti i heroit tonë kombëtar.
Vatikan/ Papa Françesku cilëson presidentin palestinez, Mahmud Abbas si “mentor i paqes”
Presidenti palestinez, Mahmud Abbas u cilësua nga papa Françesku si “mentor i paqes” gjatë një takimi mes dy krerëve në Vatikan, një ditë para lumturimit të dy shenjtorëve palestinez, njoftoi një gazetar. Takimi privat, gjatë të cilit Abbas dhe papa Françesku shkëmbyen dhurata në një atmosferë të ngrohtë, zgjati 20 minuta. Presidenti, Abbas do të marrë pjesë të nesër në mëngjes në lumturimin e Mariam Baëardit (1846-1878), themeluese në Betlehem e manastirit të parë të Palestinës dhe Marie-Alphonsine Ghattas (1843-1927).
Lista përfundimtare zgjedhore, rreth 3 milionë e 370 mijë persona në të gjithë vendin kanë të drejtë të votojnë
Sipas “Vizion Plus” rreth 3 milionë e 370 mijë persona në të gjithë vendin kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 21 qershorit. Po sipas një kronike të trasmetuar prej këtij kalnali televiziv, lista përfundimtare me numrin e votuesve i është dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj janë shmangur dublimet, ku mbeten për tu verifikuar 1193 të tilla. Sipas kreut të gjendjes civile deri më tani nuk ka pasur probleme ndërkohë që lista përfundimtare nuk do të ketë më ndryshime.
Siri/ Trupat speciale amerikane vrasin një lider të ISIS-it, kapin dhe burgosin bashkëshorten e tij
Agjensia e lajmeve AFP raporton se forcat speciale amerikane vranë një përgjegjës të lartë të grupit xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS) dhe kanë kapur bashkëshorten e tij, në lindje të Sirisë, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë. “Nën drejtimin e presidentit (Barack Obama), forcat amerikane me bazë në Irak zhvilluan një operacion në al-Amar, në lindje të Sirisë, për të kapur përgjegjësin e lartë të ISIS-it, Abou Sayyaf dhe bashkëshorten e tij”, shpjegoi zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC), Bernadette Meehan.
Ja si ndahet kufiri detar me Greqinë!
Nga Beqir Gërbi*
Artur Zheji: “Çështja “Gylen” më tepër një nervozizëm i politikës së brendshme turke dhe jo një lajthitje shqiptare
Në editorialin e radhës botuar në “Mapo” Artur Zheji shkruan. “Në vizitën e para dy ditëve të Presidentit turk, i cili mbërriti në Tiranë pa u tharë ende gjaku i të vrarëve të Kumanovës, pavarësisht nëse ishte apo nuk ishte kjo vizitë në ditarin e udhëtimeve të paracaktuara politike të Erdoganit, ishte një akt gjeopolitik rajonal i qartë. Përforcuar këtu edhe me deklaratat përkatëse në lidhje me Republikën Maqedonase.
Egjipt/ Pas akuzave për spiunazh dhe tradhti, Ish-presidenti Mohamed Morsi dënohet me vdekje
Agjensia e lajmeve AFP bën të ditur se ish-presidenti egjiptian, Mohamed Morsi rrëzuar nga ushtria në vitin 2013, u dënua me vdekje për spiunazh dhe tradhti, si dhe për arratisje nga burgu dhe dhunë gjatë revoltës së vitit 2011. 100 të akuzuarit e tjerë duke përfshirë këtu dhe drejtues të Vëllazërisë Myslimane, morën gjithashtu dënim kapital që duhet, për të gjithë të akuzuarit, të merret mendimi, i pakundërshtueshëm, i Myftiut të Egjiptit para se të konfirmohet ose të hidhet poshtë.
Shkullaku shkruan në MAPO: Rama po bën fushatë me eshtrat e Boletinit
Më 10 qershor, pak përpara zgjedhjeve, eshtrat e Isa Boletinit do të nisin një udhëtim në trojet shqiptare për t’u prehur në Vlorë. Ky vendim ka shkaktuar trazim dhe përçarje në Kosovë, por në Shqipëri po shihet si një manovër elektorale. Të paktën kështu mendon Armand Shkullaku në shkrimin e radhës tek Mapo.“Qeveria e Kosovës u tërhoq. Ajo negocioi me familjarët për ta bërë të njëjtën ceremoni në Prizren, por ata nuk pranuan pasi vendi nuk kishte lidhje me Isë Boletinin. Atëherë dikujt i ra ndërmend Vlora dhe një rast i tillë nuk mund t’i shpëtonte Edi Ramës.