Egjipt/ Pas akuzave për spiunazh dhe tradhti, Ish-presidenti Mohamed Morsi dënohet me vdekje

Postuar në 16 Maj, 2015 06:40

Agjensia e lajmeve AFP bën të ditur se ish-presidenti egjiptian, Mohamed Morsi rrëzuar nga ushtria në vitin 2013, u dënua me vdekje për spiunazh dhe tradhti, si dhe për arratisje nga burgu dhe dhunë gjatë revoltës së vitit 2011. 100 të akuzuarit e tjerë duke përfshirë këtu dhe drejtues të Vëllazërisë Myslimane, morën gjithashtu dënim kapital që duhet, për të gjithë të akuzuarit, të merret mendimi, i pakundërshtueshëm, i Myftiut të Egjiptit para se të konfirmohet ose të hidhet poshtë. Mohamed Morsi ishte dënur tashmë muajin e kaluar me 20 vjet burg për përdorim të dhunës, arrestimin dhe torturimin e manifestuesve më 5 dhjetor 2012 para pallatit presidencial.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.