Artur Zheji: “Çështja “Gylen” më tepër një nervozizëm i politikës së brendshme turke dhe jo një lajthitje shqiptare

Postuar në 16 Maj, 2015 08:01

Në editorialin e radhës botuar në “Mapo” Artur Zheji shkruan. “Në vizitën e para dy ditëve të Presidentit turk, i cili mbërriti në Tiranë pa u tharë ende gjaku i të vrarëve të Kumanovës, pavarësisht nëse ishte apo nuk ishte kjo vizitë në ditarin e udhëtimeve të paracaktuara politike të Erdoganit, ishte një akt gjeopolitik rajonal i qartë. Përforcuar këtu edhe me deklaratat përkatëse në lidhje me Republikën Maqedonase. Nga ana tjetër, mund të themi se ishte një akt gjeopolitik fare i prekshëm dhe i qartë prania në Paradën e Madhe Ushtarake Ruse e putiniane të 9 Majit, e kryeministrit grek Tsipras, e Presidentit maqedonas dhe trupave elitë të Serbisë, që parakaluan krah për krah me vëllezërit e tyre serbë,”. Sipas Artur Zheit, “Çështja “Gylen” është më tepër një nervozizëm i politikës së brendshme turke dhe jo një lajthitje shqiptare. “Por, nëse duam të përsosim demokracinë e gjigantit të Anadollit dhe të vetërrëfehemi si një “Fanar Ndriçues” botëror i Parimeve Demokratike, ves i vjetër ky, pajë e një kohe kur në emër të “parimeve komuniste”, shqiptarët, përmes Enver Hoxhës, “parapëlqenin të hanin edhe bar, për të mos shkelur parimet e marksizëm-leninizmit”, Erdogan edhe mund të refuzohet. Mirëpo çmimet që vendosen në peshoren e ftohtë të interesave gjeopolitike, vende shumë më të mëdha dhe shumë më të pasura e të fuqishme se ne, i shqyrtojnë me laps dhe makinë llogaritëse në dorë,” shkruan Artur Zheji në “Mapo”.

Comments

Submitted by Patria dhe Nation (not verified) on

Zheji e veshtron ftohte "boten pertejshqiptare", dmth nuk bje viktim e medias!
Erdogan nuk eshte i rastesishem ne pushtet, dhe Gulen mire ben qe synon demokratizimin e Turqise, por ne duhet te bejme Erdoganin dhe gulenin per trojet e shtetin e shoqerine tone.
Ju kujtohen xhon-turqit?!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Nuk e kuptoj PAFTYRSINE  e Zhejt ne kete shkrim te tij qe me fjale te sterhollueme dhe sofizma pseudoteorike ne fakt mbeshtete qendrimin antishqiptar te neoturkut-osman te vetdeklaruem, diktatorit te Turqise se sotme, Rexhep Taip Erdoganit.

Per shkak se Bashkimi Europian nuk po e pranonte si antare te saje Turqine, ka vite qe Erdogani synonte te fuste kambet ne Europe nepermjet turbollinave ne Ballkan tue manovrue me islamin politik nepermjet shqiptarve dhe bosnjakve. Erdogani perdore termin VLLA vetem per shqiptart musliman dhe vetem per keto ai jep miljona. Po shqiptart jomusliman a i ka vllazen Erdogani?!? Ky si islamist teokrat fute pykat e dallimeve fetare edhe mbrenda vete trojeve shqiptare. Erdogani asht nji ANTISHQIPTAR, antieuropian dhe nji antidemokrat ne teori dhe ne praktike.

Tue nxite muslimant shqiptar dhe tue manovrue me keto, Erdogani fute pykat ne Ballkanin europian, ne Ballkanin qe nuk asht i Turqise, por asht i Europes. Tue krijue antagonizma ne mes shqiptarve musliman (se te tjert as i duhen gja) dhe fqijve te shqiptarve, Erdogani don te fuse hundet ne Ballkan si arbiter politik dhe si mbrojtes i shqiptarve kunder “rrezikut” artificial ruso-sllav.  Tham artificial sepse popujt e Ballkanit i mbron NATO.

Natyrisht futja e Erdoganit ne Ballkan acaron dhe i preokupon vendet sllave ballkanike (dhe Rusine) kundra shqiptarve dhe keshtu Erdogani ia mbrrine qellimit te vet ekspansionist ne Ballkan.

Ballkani asht Europian dhe ne NATO. Europa mbron te gjithe ballkansit nga rreziqe dhe kercnime te vendeve qe nuk jane ne NATO. Nuk ka nevoje te futet si zhol Erdogani ne Ballkan.

Por e keqja ma e madhe asht kjo, se Barak Hysejn Obama i ka dhane Rexhep Taip Erdoganit dore te lire ne Ballkan ne menyre qe ti kundravihet Putinit dhe ta nxjerri Bashkimin Europian nga influenca e saje ne Ballkan. Keshtu nepermejt Erdoganit ia fute nji kuj qofte Rusise qofte edhe "aleatit"  Bashkimit Europian.

Artur Zhej nuk ban asnji analize politike per keto probleme politike, por vetem retorike demagogjike ne mbrojtje te Erdoganit.

Kjo asht fatkeqesia e popullit shqiptar qe edhe pendat e njohtuna mbeshtesin antishqiptart deri ne ate pike sa e lane si te parandesishme heqjen e bustit te Heroit Kombetar te popullit shqiptar  Gjergj Kastriotit. Heqja e bustit te Skenderbeut asht nji veprim i danushem ANTISHKOMBETAR, per te cilin jane pergjegjes direkt drejtuesit e shtetit dhe te qeverise shqiptare.

Edhe para 600 vjetve kur turqit osman pushtuen trojet shqiptare, prijsat shqiptar per interesat vetjake trathtuen inetresat e popullit shqiptar tue bashkpunue me pushtuesit turq-osman per ofice, poste komanduese dhe pasuri. Edhe sot mbas 600 vjetve prijsat shqiptar per interesat vetjake trathtojne inetresat e popullit shqiptar tue bashkpunue me pas-ardhesin e vetdeklaruem te pushtuesit turk-osman per ofice, poste komanduese dhe pasuri.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.