Arkiv-Lajme
Berisha shkruan se vila e Edi Ramës në Surrel kushton 1,5 milionë euro. Ky i fundit nuk bën kallëzim për shpifje
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan sot në Facebook për situatën ekonomike, papunësinë etj.. Mes të tjerave thotë: “Ne nje mesazh qe me dergon Armandi nga Priska me shkruan se, mire e ka Rama. Per ate, Surreli ku ndertoi vilen 1.5 milion euro duke patur te deklaruara vetem 3 mije euro, eshte drejtimi i duhur, por vecanerisht tani qe rindertoi me 300 milion leke rrugen Kinostudio - Surrel, ky drejtim eshte bere super i duhur. Kurse per qytetaret, rruget e botes, sipas Rames, jane drejtimi i duhur”, shrkuan Berisha.
Turqi: Mori pjesë në talent show për këngë, fisi i babait e qëllon për vdekje!
Kishte talent në këngë, mori pjesë në një spektakël televiziv muzikor talentesh në Turqi, por duket se fisi i të atit ishte prekur në namuz. 19 vjeçarja Mutlu Kaya është në gjendje kritike pasi është qëlluar me armë zjarri në kokë, njofton Express. Agresori thuhet se qëlloi Mutlu sot nga kopshti i shtëpisë së saj në Diyarbakır. Ajo është në spital në gjendje të rëndë. Vajza kishte tërhequr vëmendjen e këngëtarit të famshëm turk, Sibel Can i cili kishte thënë se do të punonte me 19 vjeçaren.
Kreditë e këqija, 35 kompani shqiptare kanë borxh 550 mln usd ose më shumë se gjysmën e totalit të parave të pakthyera në banka
Më shumë se gjysma e kredive të këqija në bankat e nivelit të dytë në vend, u përkasin 35 kompanive apo grupeve tregtare të mëdha, thotë një statistikë e fundit e Bankës së Shqipërisë. E shprehur në vlerë, kjo do të thotë se këto 35 grupe tregtare kanë mbi 66 miliardë lekë ose 550 milionë dollarë kredi të pakthyera në sistem, thotë TCH, duke u shndërruar në burimin kryesor të pasigurive në sistemin financar dhe ekonominë kombëtare. Me asistencën e FMN, qeveria shqiptare ka lajmëruar një plan për uljen e kredive të këqija, i cili përfshin edhe ndryshimin e disa ligjeve apo procedurave.
Gjinushi: “Fieri do të kthehet në bastion të PSD-së. Aty ku PSD s’ka kandidatë do mbështesim të majtën”
Lejtmotivi është i njëjtë: Rilindje. Është fjala për kreun socialdemokrat, Skënder Gjinushi, që ka prezantuar Albert Çaçin në Fier, si kandidat që vjen nga e majta, por garon jashtë grupimit të së majtës së drejtuar nga PS. “Këtë 21 qershor Fieri do kthehet në bastion të PSD-së. Uroj një rilindje socialdemokrate. E kërkojmë votën jashtë grupit të majtë. PSD-ja nuk ka si qëllim të humbasë e majta, por ta forcojë atë. Aty ku PSD s’ka kandidatë do mbështesim të majtën. Albert Çaçi është njeriu që i duhet Fierit”, u shpreh Gjinushi.
s.z
Ngjarje të Çeçenisë! Shefi i policisë merr me zor për grua të dytë, një vajzë 30 vjet më të vogël. Lideri Kadyrov bekon “çiftin”
Pasi kishte kërcënuar haptaz me rrëmbim nëse martesa nuk kryhej, kryekomandanti i policisë çeçene, 47 vjeçari Nazhud Guchigov, ka marrë për grua të dytë Kheda Goilabiyeva 17 vjeçare. Për këtë martesë pëlqimin e dha edhe lideri çeçen Ramzan Kadyrov, besnik i Putinit. Kheda ishte e detyruar të martohej me aleatin më të fuqishëm të liderit çeçen Kadirov, pasi mesa duket u kërcënua me rrëmbim nëse do të refuzonte. Sipas gazetës ruse Novaya Gazeta, Kheda Goilabiyeva, 17 vjeçare, dukej e dëshpëruar gjatë gjithë ceremonisë së martesës zhvilluar në kryeqytetin çeçen Grozni gjatë fundjavës.
Filmi për Sh. Berishën, Veliaj: “Kemi modelin...që me punë...hapen dyert e jetës dhe modelin e djalit të babit kryeministër". Ku hyn Halim Kosova?
Shkëlzen Berisha do bëhet film nga Hollywood. Më saktë përfshirja e tij në çështjen Pentagon-Gërdeci. Me siguri që tani edhe djali i ish-kryeministrit e siguriu një vend në histori, por si Notorious. Për kriteret shqiptare ky ekranizim i jep Shkëlzen Berishës një dhuratë për të hyrë në politikë, meqenëse në Parlamentin shqiptar ka kaq shumë garipa me kollare, por që ja që për asnjë nuk është bërë film. Mirëpo këtij filmi i shtohet filmi i fushatës.
Bamir Topi apelon që të votohet Erjon Veliaj: “Në qytetin tonë, është ndërtuar vetëm beton, beton dhe asnjë rrugë, kështu që ka ardhur koha që qytetarët të votojnë kandidatë seriozë”
Kreu i Frymës së re Demokratike, ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka prezantuar sot këshilltarët e partisë së vet për Tiranën. Lista kryesohet nga Mirela Bogdani. Lidhur me garën për kryetar, Topi ka bërë thirrje që të votohet Erjo Veliaj, duke bërë këtë vërejtje për situatën në Tiranë: “Ky është një koalicion me qytetarët dhe për qytetarët. Të mbështesim kandidatin e ASHE-së për Tiranën, zotin Veliaj. Në qytetin tonë, është ndërtuar vetëm beton, beton dhe asnjë rrugë, kështu që ka ardhur koha që qytetarët të votojnë kandidatë seriozë dhe të përzgjedhur.
A është e vërtetë nota e qeverisë greke për kandidatin e PBDNJ-së në Himarë? Prezantimi i Fredi Belerit në Athinë nuk është bojkotuar nga qeveria greke
“Shekulli” shkruan sot se Vangjel Dule ka zgjedhur të prezantojë kandidatët e vet për zgjedhjet lokale në Athinë. “Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka zgjedhur Athinën për të prezantuar kandidatët e saj për njësitë e vendore minoritare në të cilat do të kandidojë më 21 qershor. Megjithëse kandidatët e saj do të votohen nga banorët e njësive ku do të garojnë, PBDNJ-ja ka udhëtuar qindra kilometra për t’i prezantuar kandidatët e saj para një publiku grek:, shkruan kjo gazetë. Pastaj, lajmi pasohet nga një paragraph që duket sikur përgënjeshtron atë që thuhet më sipër.
Dossier/Video e takimit Berisha-Bush në Shtëpinë e Bardhë
Heqja e bustit të Skënderbeut: A. Stefani: “Presidenti gënjeu, duhet të ikë”. Gjekmarkaj merr rolin e interieristit të Pallatit të Brigadave dhe shpjegon sallat. “Bust aty nuk ka patur asnjëherë”
Çështja e bustit të Skënderbeut në Presidencë është prekur sot nga dy komentues: Andrea Stefani në “Shqip” dhe Agron Gjekmarkaj në “Panorama”. Stefani i referohet pamjeve filmike që ja bëjnë muuuu, të publikuara së pari nga ResPublica, për të apeluar për largimin e Nishanit: “Në rastin e Nishanit kemi një gabim të mbrojtur me gënjeshtër...Gënjeshtrat e vockla janë tullat e murit të madh të mashtrimit, janë gurët e kalasë së madhe të korrupsionit që duhet shembur, janë frëngjitë e diktaturës së pandëshkueshmërisë.