Filmi për Sh. Berishën, Veliaj: “Kemi modelin...që me punë...hapen dyert e jetës dhe modelin e djalit të babit kryeministër". Ku hyn Halim Kosova?

Postuar në 18 Maj, 2015 10:27

Shkëlzen Berisha do bëhet film nga Hollywood. Më saktë përfshirja e tij në çështjen Pentagon-Gërdeci. Me siguri që tani edhe djali i ish-kryeministrit e siguriu një vend në histori, por si Notorious. Për kriteret shqiptare ky ekranizim i jep Shkëlzen Berishës një dhuratë për të hyrë në politikë, meqenëse në Parlamentin shqiptar ka kaq shumë garipa me kollare, por që ja që për asnjë nuk është bërë film. Mirëpo këtij filmi i shtohet filmi i fushatës. Ja se çfarë ka thënë lidhur me këtë ngjarje kandidati Erjon Veliaj: “Në këtë fushatë ne po punojmë me dy modele, modelin e Marias, që me punë, djersë dhe sakrificë i hapen dyert e jetës dhe modelin ku gjërat arrihen se je djali i babit kryeministër. Pikërisht ky është modeli i Shkëlzenit, ku “Hollywood”-i po bën një film për të dhe Gërdecin, ku u vranë 26 njerëz dhe u pasuruan disa të tjerë. Pikërisht këtu ndahen pikëpamjet tona. Ne duam që të rinjtë dhe njerëzit të dalin në jetë përmes punës, ndërsa ata po përpiqen të na tregojnë se po i shtype njerëzit dhe po i vrave, bëhesh i famshëm. Megjithatë, ne kemi modelin tonë që është drejtimi i duhur”( http://www.gazetadita.al/veliaj-prezanton-10-pikat-per-rinin...). Nuk ka ditë që kandidati në fjalë të mos bëjë ndonjë spekullim teatral të ngjashëm. Formalisht, Veliaj kandidon përballë Halim Kosovës, që mund të ketë çdo gjë, por jo të jetë djali i babit kryeministër. Më tej akoma pyesim: mos vallë Veliaj është modeli i Marias? Nëse do t’i themi Diellit Diell, do të duhet të pranojmë që Veliaj është aty ku është si zgjedhje personale e Edi Ramës. Pra paska edhe një model tjetër, përveç atij të babit kryeministër: modeli i të qenit i zgjedhuri i shefit. Po ta shtrojmë në një plan më të përgjithshëm, kjo që thotë Veliaj është një pjesë e së vërtetës. Filmi po bëhet në Hollywood përpara se drejtësia shqiptare të flasë, të gjejë ndonjë përgjegjës. Film mund të bëhet edhe për 21 janarin, përpara se drejtësia e premtuar me zulmë të madhe, se gjumi nuk do zinte njërin apo tjetrin, të thotë ndonjë gjë në këtë vend. Ndaj modeli është i unifikuar: modeli i Berishës që shante sa kishte në kokë Sigurimin dhe nuk hapte dosjet, kemi modelin e Fatos Nanos që shante Doktorin e Zi dhe pastaj u bënë shokë, kemi modelin e Ilir Metës, ky disi specifik, kemi edhe modelin e Edi Ramës që premtoi drejtësi dhe thjesht tani me gjasë do marrë pjesë në premierën e filmit për Shkëlzenin.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.