A është e vërtetë nota e qeverisë greke për kandidatin e PBDNJ-së në Himarë? Prezantimi i Fredi Belerit në Athinë nuk është bojkotuar nga qeveria greke

Postuar në 18 Maj, 2015 08:51

“Shekulli” shkruan sot se Vangjel Dule ka zgjedhur të prezantojë kandidatët e vet për zgjedhjet lokale në Athinë. “Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka zgjedhur Athinën për të prezantuar kandidatët e saj për njësitë e vendore minoritare në të cilat do të kandidojë më 21 qershor. Megjithëse kandidatët e saj do të votohen nga banorët e njësive ku do të garojnë, PBDNJ-ja ka udhëtuar qindra kilometra për t’i prezantuar kandidatët e saj para një publiku grek:, shkruan kjo gazetë. Pastaj, lajmi pasohet nga një paragraph që duket sikur përgënjeshtron atë që thuhet më sipër. “Në prani të qindra pjesëtarëve të minoritetit etnik grek me banim në Athinë, kryetari i PBDNJ-s, z. Vangjel Dule, prezantoi prioritetet e partisë në zgjedhjet e 21 qershorit. Kandidatët nga ana e tyre folën për programet respektive të bashkive ku kandidojnë. Takimi u përshëndet nga zv/ministri i Shtetit, Terens Kuik, Konstantinos Barkas, deputet i SYRIZA, si dhe nga zëdhënësi i shtypit të Demokracisë se Re, Konstantinos Karagounis”, përcjell “Shekulli” deklaratën e PBDNJ-së. Ky lajm përgënjeshtron atë të një ditë më parë, botuar në “Shekulli” sipas të cilit qeveria greke ka dërguar një notë zyrtare për qeverinë shqiptare, ku distancohet nga kandidati Fredi Beleri. Në aktivitetin për të cilin shkruhet  sot, ka qenë edhe një deputet i Syrizas, por edhe një zv. Ministër shteti. Profil i ulët natyrisht, por nuk shihet ndonjë bojkot. Nga ana tjetër, fushata jashtë është praktikë edhe e politikanëve shqiptarë, sidomos të atyre që janë të PS-së. Edi Rama dhe Erjon Veliaj kanë qenë të rregullt me aktivitetet e tyre në Athinë me emigrantë shqiptarë. Duhet shtuar këtu se edhe ish-kandidati i PS-së në Sarandë, Stefan Çipa ka provuar aftësi të mëdha organizative, kur ka sjellë për të votuar pro tij qindra emigrantë shqiptarë nga Saranda.

s.z 

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

<p><span style="color: rgb(20, 24, 35); font-family: helvetica, arial, 'lucida grande', sans-serif; font-size: 14px; line-height: 19.3199996948242px;">Me 9 maj , zedhenesi i ministrise se jashtme te Greqise, i pyetur nga gazetaret per artikullin e gazetes &#39;shekulli&#39; ku pretendohet mos mbeshtetja e kandidatit per kryetar bashkie z.Beleri nga ana e Greqise me ane te nje note zyrtare, .....hodhi poshte me neveri kete mashtrim te radhes nga ana e kesaj gazete duke deklaruar se nuk ka asnje note zyrtare nga ana e kesaj ministrie per kete çeshtje !!!.......pra duke ditur se nga kush kontrollohet kjo media kuptohet lehte lufta e pa ndershme qe i behet kandidatit kryesor ,z.Beleri , duke shpifur dhe duke u perpjekur per te hedhur balte mbi personalitetin e tij.</span></p>

Submitted by Stefan H (not verified) on

<p>Ne fakt takimi &quot;qindra&quot; km larg zgjedhesve, ne Athine (po aq aq larg sa zgjedhesit socialiste kur Edi Rama bente fushate elektorale ne Athine) as u bojkotua nga&nbsp; Siriza dhe as u derguan politikane me profil te ulet. Ne te gjithe fushatat zgjedhore per Himaran kane marre pjese nga i gjithe spektri politik grek, me perjashtim te KKE (si pozita dhe opozita) dhe&nbsp; rangu i politikaneve&nbsp; ishte edhe&nbsp; heren e fundit ashtu si gjithe rastet e tjera, deputete apo funksionare politike te rangjeve te ndryshme.&nbsp; Edhe kur himarjotet nuk kishin shtetesi greke, sic ndodh tani, spektri politik grek ka inkurajuar votuesit per te votuar per kadidatin e&nbsp; PDNJ.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.