Arkiv-Lajme
Shënim: Angazhimi i pazakontë i një ish-kryeministri për garën e Tiranës
Pandeli Majko ka qenë kryeministër i Shqipërisë, pastaj ministër i Mbrojtjes. Thuhet se Majko është njeri me kredibilitet, edhe këtu edhe në Kosovë e Maqedoni, për shkak se detyra e tij mbuloi një periudhë siç ishte Lufta e Kosovës. Por me gjasë Majko është i dashur shumë edhe për socialistët, meqenëse sipas lajmeve të ndryshme, por edhe sipas deklaratës së deputetit Ben Blushi, ai ishte i preferuari i bazës së partinë në Tiranë për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. E megjithatë nuk u kandidua.
Qeveria rishikon lejet për parqet industriale. Në të njëjtat zona do jepen koncesione për 99 vjet me lehëtsi fiskale
Qeveria ka anuluar të gjitha lejet e dhëna nga qeveria paraardhëse për parqet industriale në zonat prioritare të Spitallës, Koplikut dhe Vlorës. Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ka deklaruar sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se qeveria do t’i japë këto zona me koncesion për 99 vjet, por duke krijuar lehtësi fiskale. Për ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode ”e vetmja gjë që po bën qeveria është ulja e kësaj takse në 7.5% në mënyrë që të thithë investime të huaja...ky lloj procesi do të jetë një dështim për të vetmen arsye se qeveria nuk garanton sigurinë e kontratës”.
Pushteti vendor i PD-së do të bllokojë qeverinë? P. Zogaj shkruan se “kandidatët e PD-së mund të përpilojnë një deklaratë bashkëpunimi me qeverinë dhe të ftojnë Ramën dhe Metën për të firmosur”
Preç Zogaj trajton sot në “Panorama” temën e fushatës elektorale, ashtu siç po organizohet ajo nga mazhoranca. Më konkretisht, Zogaj, ish-koordinator i opozitës së majtë, merret me teza si ajo e apelit për vota, për të shmangur bllokimin që njësitë vendore të opozitës do t’i bënin qeverisë. “Qeveria Rama-Meta është prej dy vitesh në pushtet. Cila bashki e drejtuar nga demokratët i ka bllokuar gjatë këtyre dy vjetëve? Kur dhe për çfarë? Me filxhan dhe me spekulime nuk shkohet në politikë.
Kryeministri serb konfirmon vizitën në Tiranë: “Do të jetë vizita e parë e një kryeministri të Serbisë prej 80 vitesh”
Kryemimistri serb, Aleksander Vuçiç, ka konfirmuar sot vizitën e tij në Shqipëri. Duke folur për “Euroneës” , Vuçiç, ka deklaruar se Serbia kërkon normalizimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, objektiv ky që ndihmohet nga synimi i përbashkët e integrimit europian. Nisur nga ky kontekst, Vuçiç, ka komentuar edhe incidentin e dronit në Beograd. “Ishte një provokim i tmerrshëm kundër nesh dhe ata e bënë me qëllim. Por mendoj se reaguam mjaft mirë. I mbrojtëm lojtarët shqiptarë dhe tifozët shqiptarë. Asnjë prej tyre nuk u lëndua. Dikush donte të na provokonte.
Turqia lëshon satelitin e parë në nëntor. Në fazë përuruese edhe qendra e parë aerospaciale
Turqia po përgatitet të hapë qendrën e saj të parë testuese aerospaciale. Ajo do të krijohet në Kazan, në veriperëndim të Ankarasë dhe si provë të parë do të ketë lëshimin e satelitet Gokturk-1, një satelit civil dhe ushtarak me synime vëzhgimi. Gokturk-1 do të lëshohet në muajin nëntor. Po kështu parashikohet që në këtë qendër të drejtohet puna për zhvillimin e satelitit të parë për komunikime, Turksat 6A.
Drejtimi i RTSH-së, në garë Elvira Dones dhe Ilir Yzeiri, shkruan “Tema”
Gazeta “Tema” shkruan sot se ka dy kandidatura për drejtimin e RTSH-së. Elvira Dones, që po përflitet në shtyp si personi i zgjedhur nga kryeministri për postin e drejtorit dhe Ilir Yzeiri, gazetar dhe lektor në Fakultetin e Gazetarisë. “I kontaktuar nga gazeta Tema, Ilir Yzeiri e pranoi që ai, prej më shumë se një viti, po punon për platformën e drejtimit të RTSH-së. I pyetur nga gazeta ai tha se prej shumë kohësh po punon me një grup gazetarësh të huaj dhe vendës për një platoformë që synon të lindë nga fillimi RTSH-në dhe ta bëjë atë publike.
Këshilltari i Metës i përgjigjet "Rlindjes Demokratike": Prokurimi për ashensorin në kryesinë e kuvendit, Meta s’ka nevojë, po punon për reduktimin e peshës
Këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta i ka kthyer përgjigje gazetës Rilindja Demokratike, lidhur me një lajm të publikuar prej saj se Kuvendi i Shqipërisë ka hapur proceduarat për zëvendësimin e një ashensori që të ccon nga kati i parë në katin e dytë. Këshilltari i tij, Emiljano Aleksi sqaron se Ashensori do të vendoset në pjesën e godinës së Kryesisë së Kuvendit ku janë të vendosura zyrat e deputeteve.
Didi ballafaqohet me ish-shefin e Interpolit. Ish-kreu i Policisë i qëndron versionit se për urdhër-arrestin e Frrokut është njoftuar zyrtarisht në 27 Mars
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe ish-shefi i Interpolit Artan Bajraktari janë ballafaquar në Prokurori lidhur me urdhrin e ardhur nga Belgjika për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Bajraktari kishte deklaruar se e kishte njoftuar Didin, por ky i fundit e kishte mohuar këtë fakt, duke thënë se zyrtarisht ishte vënë në dijeni për këtë fakt më 27 Mars. Ballafaqimi mes tyre zgjati për 1 orë e 30 minuta dhe pas daljes nga Prokuroria Didi mësohet se i ka qëndruar versionit të tij.
Fushatë edhe me parrullat e komunizmit. Në fshatrat e Kudhësit dhe Pilurit rivitalizohen godinat e realizmit socialist
Gazeta Panorama shkruan se në Himarë, fushata zgjedhore po shoqërohet edhe me rilindjen e parullave të komunizmit. Dy ditë më parë, banorët e fshatit Kudhës panë qendrën e tij dhe rrugicat e shtruara me gurë të ndriçuar. Rikonstruksioni i tyre nuk ka prekur parullat e kohës së komunizmit, ku glorifikohej Partia e Punës dhe udhëheqësi Enver Hoxha.
Lubonja për ngjarjen në Kumanovë: Ahmeti dhe Thaçi s’kanë kredibilitet. Kjo është një strategji e kryeministrit Gruevski, destabilizo për të stabilizuar
Në një intervistës për gazetarin Alban Muhaxheri, për të përditshmen kosovare “Zëri”, analisti i njohur Fatos Lubonja ka mbajtur qëndrimin e tij sa i takon ngjarjeve të fundit në Kumanovë. Në këtë opinion Lubonja thotë se “shqiptarët e Maqedonisë tashmë duhet ta kuptojnë se liderët e tyre, të cilët shpeshherë e kanë tundur flamurin e nacionalizmit, një gjë të tillë e kanë bërë vetëm për përfitime personale”. Gjatë kësaj interviste për gazetën “Zëri”, analisti shton se Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kanë bërë në vazhdimësi një teatër politik me të gjithë shqiptarët.