Arkiv-Lajme

Qeveriset njësoj: dy kunetër, të dy ambasadorë. Ministri i Jashtëm: "Janë emëruar para se të vija unë ministër"(përditësuar)

Postuar në 21 Maj, 2015 08:54

Në ekonomi janë bërë reforma të dhimbshme dhe antipopullore dhe me këtë shpjegohet një ndjenjë pakënaqësie. Po në Shërbimin e Jashtëm çfarë reformash janë bërë? Nëse i besojmë anëtarit të Komisionit Parlamentar me Jashtë, Ben Blushi, këto reforma janë thjesht ndërrime personash. PS-ja foli e u çorr gjatë për nepotizmin në doiplomacinë e Sali Berishës, por duket se i ka pëlqyer ai model. “Nga një familje, dy kunetër emërohen të dy ambasadorë. Kjo është aspak e papranueshme dhe ministri Bushati e di këtë rast, nuk e di për çfarë e ka sponsorizuar.

Replika të ashpra, Topalli akuzoi kreun e Kuvendit se po tenton të blejnë votat në Shkodër. Meta: Është e drejta jote të jesh e pacipë

Postuar në 21 Maj, 2015 08:54

Ish-kryetare e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetari aktual, Ilir Meta, shkëmbyen replika të ashpra në seancën e sotme. Deputetja Topalli e akuzoi kreun e Kuvendit se po tenton të blejnë votat në Shkodër. Gjatë fjalës së saj, Topalli tha se LSI po i bën presion administratës që të votojë për të në 21 qershor dhe kjo vihet re veçanërisht në qytetin verior. “Mos bëni presion mbi votuesit. Mos provoni përsëri që të blini, apo përmes kërcënimit me vende pune, të blini shpirtin dhe ndërgjegjen e tyre. E keni bërë një herë, këtë herë nuk iu ecën.

Ministri i Jashtëm rus: “Ngjarjet në Maqedoni janë të kontrolluara nga jashtë. E trishtueshme dhe e rrezikshme që ata po përpiqen të përdorin faktorin shqiptar për këtë qëllim”

Postuar në 21 Maj, 2015 08:45

Atë që që nuk e thotë media në hapësirën shqiptare, duket se e thotë ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov. Qëkurse ndodhën incidentet në Kumanovë, mediat shqipe kanë rendur të flasin për autoritarizmin e Nikoll Gruevskit, për mosrespëektim të drejtash, për plane të tij për të mbulur skandalet etj.. Gjithë pra një përpjekje për të vështruar në ato ngjarje një tjetër shfaqej nacionalizmi liridashës nga pala shqiptare dhe shtypjen sllave nga ana tjetër. Ndërkohë mediat sllave po këmbëngulin se bëhet fjalë për një skenar të orkestruar nga jashtë. Dhe kësaj ideje i përmbahet edhe Lavrov.

Rishfaqet Lavdrim Muhaxheri me një ekzekutim tjetër(video)

Postuar në 21 Maj, 2015 08:31
Lavdrim Muhaxheri rishfaqet sërish, kësaj radhe duke kryer një ekzekutim me antitank. Video është postuar nga ISIS e në të shihet se viktima është një adoleshent. Muhaxheri është një militant i ISIS nga Kosova dhe është raportuar disa herë i vdekur.
 
 

Denonconet në Parlament një skandal me ilaçet e rimbursueshme. Ministri i Shëndetësisë thotë se ka referuar çdo gjë në prokurori

Postuar në 21 Maj, 2015 07:39

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka folur sot në Parlament për një skandal me rimbursimin e ilaçeve që arrin në shifrat 1.5 miliardë lekë. Sipas tij, “drejtuesi i ISKSH-së ka në pronësi 4 farmaci, 2 në emër të vëllait dhe dy në emrin e tij. Përmes recetave të faslifikuara ai ka kryer vjedhjen e ilaçeve të të sëmurëve që duhet t’i përfitonin ato me rimbursim.Me nisjen e kontrollit nga kryeministria, këto farmaci e kanë ndërprerë kontratën me ISKSH dhe e kanë rilidhur një muaj më pas, pasi kontrolli kishte përfunduar.

Thirrje nga Tirana për Maqedoninë që të zbatojë të drejtat për shqiptarët. “O Maqedoni o luftë” shkruan A. Stefani. Asnjë fjalë për përgjegjësinë e faktorit shqiptar

Postuar në 21 Maj, 2015 07:26

Andrea Stefani, opinionist që është afër qëndrimeve të mazhorancës, shrkuan sot në “Shqip” një opinion për zhvillimet në Maqedoni. “O Maqedoni, o luftë”, e titullon Stefani shkrimin e vet, duke prezantuar një tablo të polarizuar të situatës në fqinjin tonë. Po nga cilat premisa niset ky pretendim? Stefani thotë se në Maqedoni ka urrejtje mes shqiptarëve dhe maqedonasve, se kjo ndarje, kjo mungesë marrëdhëniesh ndërnjerëzore ka çuar në aparteid dhe segregacion. Më tej hyn në lojë edhe elementi gjeopolitik, që i përfton dinamikat e veta përmes faktorëve të huaj.

Pas Bunkart dhe Muzeut të Gjetheve qeveria vendos rikonstruksionin e vilës 31 ose rezidencës së ish-diktatorit Enver Hoxha në zonën e ish-bllokut

Postuar në 21 Maj, 2015 06:49

Vila 31 e ish-diktatorit Enver Hoxha është e para në listën e objetkeve të rëndësisë së veçantë që do të rikonstruktohen me fondet e qeverisë. Në vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 20 Maj ngarkohet agjencia kombëtare e planifikimit të territorit për kryerjen e procedurave të prokurimit për konkursin e projektimit për rikonstruksionin e disa godinave të një rëndësie të veçantë në qytetin e Tiranës dhe për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2015, miratuar për ministrinë e zhvillimit urban, për agjencinë kombëtare të planifikimit të territorit.

Parlament/Deputetët akuza njëri-tjetrit për dasma dhe martesat

Postuar në 21 Maj, 2015 06:17

Në parlament është folur për dasmat e deputetëve. Deputeti i PD-së, Genc Pollo ka folur për shpenzimet e dasmës së Erion Veliajt. “Veliaj bëri martesën në Kalanë e Gjirokastrës dhe Traku Fest duhet të bëhej në gusht, ndërkojë që u bë ditën kur u martua ai”, ka thënë Pollo. Kësaj akuze nuk i ka munguar replika e Taulant Ballës, deputet socialist dhe i ngarkuar i posaçëm me përgjigjet ndaj akuzave të PD-së. “Deputeti Pollo foli këtu për shumë gjëra, mes të cilash edhe për martesën e familjen.

Merkel në Bundestag: Nuk ka G8 nëse Rusia nuk njeh vlerat e përbashkëta

Postuar në 21 Maj, 2015 05:14

Sipas agjensisë “Ansa” kancelarja gjermane, Angela Merkel mësohet të ketë thënë gjatë në ndërhyrjeje në Bundestag se: "Përderisa Rusia nuk u pëmbahet vlerave të përbashkëta, ajo nuk mund të kthehet në G8” Merkel iu referua samitit të ardhshëm të G7-ës, që do të zhvillohet në Elmau, Gjermani, në fillim të qershorit. “Bëhet fjalë për një komunitet që bashkëndan vlerat e lirisë, demokracisë, shtetin e së drejtës, respektin ndaj sovranitetit të vendeve si edhe integritetin territorial”, deklaroi Merkel. ”Mënyra e reagimit të Rusisë nuk është në sintoni me këto vlera”, theksoi ajo.

Arrestohen në një operacion blic dy djemtë e Rrapush Xhaferrit. Janë dënuar nga Gjykata e Tiranës për krijim të firmave piramidale

Postuar në 21 Maj, 2015 04:56

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy djemtë e ish-bosit të firmave piramidale Rrapush Xhaferri të dënuar për vjedhje me anë të mashtrimit. Në njoftimin e policisë thuhet se nga ana e Komisariatit të  Policisë Nr 2, pas një "operacioni blic" u bë e mundur kapja dhe ndalimi i i shtetasve Përparim Rapush Xhaferi, i dënuar me 9 vjet burg nga Gjyk e Tiranës dhe Pellumb Rapush Xhaferi dënuar me 10 vjet heqje lirie nga Gjykata e Tiranës me vendim të formës së prerë për veprën penale "Vjedhje me anë të mashtrimit me shuma të medha dhe krijim i firmave piramidale.

l.m

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme