Pas Bunkart dhe Muzeut të Gjetheve qeveria vendos rikonstruksionin e vilës 31 ose rezidencës së ish-diktatorit Enver Hoxha në zonën e ish-bllokut

Postuar në 21 Maj, 2015 06:49

Vila 31 e ish-diktatorit Enver Hoxha është e para në listën e objetkeve të rëndësisë së veçantë që do të rikonstruktohen me fondet e qeverisë. Në vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 20 Maj ngarkohet agjencia kombëtare e planifikimit të territorit për kryerjen e procedurave të prokurimit për konkursin e projektimit për rikonstruksionin e disa godinave të një rëndësie të veçantë në qytetin e Tiranës dhe për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2015, miratuar për ministrinë e zhvillimit urban, për agjencinë kombëtare të planifikimit të territorit. Vila 31 që ndodhet në zemër të ish-bllokut është një prej objekteve simbol të trashëgimisë komuniste që pas viteve 90’ ka qenë nën administrim si rezidencë e shërbimeve qeveritare. Qeveria e majtë duket se e ka për zemër rivitalizimin e godinave të regjimit komunist, pasi në 2 vjet ka kryer kthimin në identitet të Bunkart ose ish bunkeri i mbrojtjes nukleare, si dhe ka nisur restaurimin e një prej bazave të ish-sigurimit të njohur si Muzeu i Gjetheve.

l.m

 

Comments

Submitted by shqiptar-amerikan (not verified) on

<p>Po pra, edhe kjo ishte manget.Tani i biri te ngreje nga varri te atin skulptor dhe t&#39;i ribeje nje permendore dyshe prej muti Enverit dhe vetes .Sharlatan ! Tallesh me paret e popullit sikur t&#39;i ka lene skultpori ne bank account ty personalisht. Mos harro nje gje: shtatoren e Dulles e terhoqen zvarre mijera njerez...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.