Arrestohen në një operacion blic dy djemtë e Rrapush Xhaferrit. Janë dënuar nga Gjykata e Tiranës për krijim të firmave piramidale

Postuar në 21 Maj, 2015 04:56

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy djemtë e ish-bosit të firmave piramidale Rrapush Xhaferri të dënuar për vjedhje me anë të mashtrimit. Në njoftimin e policisë thuhet se nga ana e Komisariatit të  Policisë Nr 2, pas një "operacioni blic" u bë e mundur kapja dhe ndalimi i i shtetasve Përparim Rapush Xhaferi, i dënuar me 9 vjet burg nga Gjyk e Tiranës dhe Pellumb Rapush Xhaferi dënuar me 10 vjet heqje lirie nga Gjykata e Tiranës me vendim të formës së prerë për veprën penale "Vjedhje me anë të mashtrimit me shuma të medha dhe krijim i firmave piramidale.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.