Arkiv-Lajme
Ministri Tahiri kërcënohet me një sms, Krimet e Rënda ka nisur një hetim intensiv
Minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri është kërcënuar me një mesazh në telefonin e tij, raporton Tv Klan në edicionin e lajmeve. Sipas kronikës së anonçuar në TV Klan, burime nga Prokuroria për Krimet e Rënda konfirmojnë se sms në numrin e minsitrit ka mbërritur disa ditë më parë. Të njëjtat burime saktësuan se ka dyshime se kërcënimi mund të ketë lidhje me ngjarjet e fillim shkurtit ku biznesi dhe familja e ministrit u vunë nën shenjestrën e dy atentave me tritol. Për këto ngjarje u arrestuan disa persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë, Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka.
Lubonja kundër kryeministrit për çështjen e Maqedonisë: Rama sillet si babai i gjithë shqiptarëve
Analisti i njohur Fatos Lubonja kritikoi sjelljen e kryeministrit Rama për ngjarjet që kanë ndodhur me shqiptarët në rajon. Në komentin e tij në “Agon Channel” ai thotë se Rama nuk duhet të sillet si babai i gjithë shqiptarëve. “Shpesh herë Rama bën fjalime ku del si babai i gjithë shqiptarëve, apo bashkuesi i gjithë shqiptarëve. A thua vallë se është në garë për të marrë këtë rol. Edhe së fundmi e tregoi kur tentoi të bashkojë dy liderët e partive në Maqedoni”, shprehet Lubonja. Sipas tij edhe shqiptarët duhet të shohin përgjegjësitë e tyre në ngjarjet që kanë ndodhur.
Reagon Athina zyrtare: Zgjedhja e Idrizit, nuk përcjell sinjale pozitive për bashkëpunimin dypalësh
Në një komunikatë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Kosta Kutras, deklaroi se zgjedhja e zotit Idrizi në një prej posteve më të larta në Shqipëri, siç është ai i nënkryetarit të Parlamentit, nuk përcjell sinjale pozitive për bashkëpunimin dypalësh.
Vuçiç vizitë zyrtare në Tiranë më 27 maj, në Pallatin e Brigadave ceremonia zyrtare dhe konferenca për shtyp me Ramën
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç do të zhvillojë më 27 maj një vizitë zyrtare në Tiranë. Lajmi është konfirmuar Drejtori për Komunikimin pranë Kryeministrit, Endri Fuga. Ai tha se kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri serb në Tiranë . Sipas Fugës, Vuçiç do të mbërrijë rreth mesditës në Tiranë, ndërsa do të pritet sipas protokollit. Më pas Vuçiç do të mbërrijë në Pallatin e Brigadave ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes. Të dy kryeministrat, Rama dhe Vuçiç do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, e më pas do të ketë një takim mes delegacioneve të dy vendeve.
Pas mbërritjes së trupave, Prokurori Special Ali Rexha deklaron se të vrarëve në Kumanovë do t’u bëhet autopsia në Kosovë
Sot në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur në Kosovë trupat e vrarë në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës më 9 e 10 maj. Ndërkohë Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ali Rexha tha se do të bëhet autopsia e nëntë kosovarëve të vrarëve në konfliktin e ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë më 9 e 10 maj. Autopsia kufomave të përleshjeve u është bërë edhe në Maqedoni. “Arsim Gërxhaliu dhe shërbimi i tij më tregoi se familjarët kanë kërkuar të bëhet autopsia dhe ajo do të bëhet”, tha prokurori Rexha, tranmeton “lajmi.net”.
Miratohet programi 5-vjeçar, Banka Botërore 1.2 miliard dollarë Shqipërisë deri në 2019
Banka Botërore njoftoi miratimin e një Programi të ri 5-vjeçar 2015-2019 me Shqipërinë, Kuadri i Partneritetit, i cili parashikon një hua deri në 1.2 miliardë dollarë për të mbështetur synimet e vendit për arritjen e një rritjeje të ekuilibruar dhe për integrimin europian. Sipas ATSH-së, bordi i drejtorëve ekzekutivë, mirëpriti përparimet e fundit në zbatimin e refromave makro-fiskale dhe strukturore, ndërsa konstatoi vendosmërinë e fortë të qeverisë ndaj këtyre reformave të pritura prej kohësh.
Shkupi zyrtar i kundërpërgjigjet Ramës: Çdo kërcënim për bllokadë ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO apo BE nuk ndihmon në paqen dhe stabilitetin rajonal
Ministria e Jashtme e Maqedonisë reagon ndaj deklaratave të Ramës Ministria e Jashtme e Maqedonisë reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili, në ministerialin e Tiranës për kundërvënien ndaj ekstremizmit të dhunshëm, tha se nuk mund të ketë integrim europian për Maqedoninë pa respektuar të drejtat e shqiptarëve. “Bashkëjetesa ndëretnike dhe respektimi i kulturave dhe besimeve të ndryshme fetare janë bazat mbi të cilat është ndërtuar shoqëria jonë.
“Monitor”/ Marrëdhëniet ekonomike të tensionuara, në 2014 falimentojnë gati 10% e bizneseve kosovare në Shqipëri
“Monitor” shkruan se gjatë vitit që shkoi partnerët tregtare kanë rritur praninë e tyre në ekonominë shqiptare, por kjo tendencë nuk ka vlejtur vetëm Kosovën. Sipas “Monitor” gjatë vitit të kaluar 23 biznese nga Kosova kanë mbyllur aktivitetin e tyre në Shqipëri. Nga 253 kompani që ishin në vitin 2013, në fund të vitit që shkoi rezultuan 230. INSTAT pohon se 9, për qind e bizneseve kosovare që ushtronin aktivitet në vendin brenda kufijve zyrtare të Shqipërisë janë mbyllur. Ky fakt rezulton të jetë një tregues i qartë se, marrëdhëniet ekonomike të dy vendeve janë të tensionuara.
Tiranë/ Ministrat e Jashtëm të Ballkanit mblidhen në Konferencën Rajonale. Mungon ministri grek. Daçiç vjen nga Beogradi
Konferenca rajonale e ministrave të Europes Juglindore, mblodhi krerët e diplomacive të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Gazetarët që ndjekin aktivitetin raportuan se në sallë mungon ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias dhe përfaqësohet nga Sekretari për Çështjet Evropiane ndërkohë që Serbia përfaqësohet në këtë takim nga ministri i Jashtëm Ivica Daçiç. Priet që në takimin e Procesit të bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore të diskutohet për zhvillimet aktuale dhe për promovimin e bashkëpunimit për një fqinjësi të mirë.
“Gazeta Shqiptare” shkruan se Artan Didi do të rikthehet në Shtetet e Bashkuara, por këtë herë si oficer kontakti në ambasadë
Ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, do rikthehet në SHBA. “Gazeta Shqiptare” raporton se Didi mund të emerohet oficer kontakti ne ambasadën shqiptare. Burime të besuara nga Policia e Shtetit thanë për “Gazeta Shqiptare” se Artan Didi pritet të marrë zyrtarisht emërimin si oficer kontakti i Policisë së Shtetit në Uashington. “Më kanë propozuar disa detyra, mes tyre edhe atë të oficerit të kontaktit në Uashington”, është shprehur ishkryepolici për “Gazeta Shqiptare”. “Megjithatë – theksoi Didi – mua nuk është konfirmuar zyrtarisht emërimi”.