Ministri Tahiri kërcënohet me një sms, Krimet e Rënda ka nisur një hetim intensiv

Minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri është kërcënuar me një mesazh në telefonin e tij, raporton Tv Klan në edicionin e lajmeve. Sipas kronikës së anonçuar në TV Klan, burime nga Prokuroria për Krimet e Rënda konfirmojnë se sms në numrin e minsitrit ka mbërritur disa ditë më parë. Të njëjtat burime saktësuan se ka dyshime se kërcënimi mund të ketë lidhje me ngjarjet e fillim shkurtit ku biznesi dhe familja e ministrit u vunë nën shenjestrën e dy atentave me tritol. Për këto ngjarje u arrestuan disa persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë, Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka. Në mesazhin që i ka mbërritur në celular me datën 9 maj Ministrit Tahiri dërguesi i kërkon të bëjë kujdes me familjen e tij. Prokuroria për Krimet e Rënda ka nisur menjëherë një hetim intensiv, sapo është njoftuar për kërcënimin nga Ministri i Brendshëm. Prokurorët po verifikojnë numrin dhe IMEI –n telefonit nga ku është dërguar mesazhi për të gjetur pronarin e tij.
Comments
Zoti minister, gjithcka qe
Zoti minister, gjithcka qe pwrpiqesh te besh ti, e rrenon ai tjetri, qe nuk dihet pse, po i lini Tiranen?
Erjonka genjen ne menyre aq te pacipe, sa ua kthen ne genjeshtra gjithe keto qe thoni.
E merr dot me mend Tiranen nen Erjonin?! A do mund ta vendosesh rendin ti, kur tere kjo fjali pa presje, pa pikepresje, pa fillim e pa fund, e Erjon PremtimMadhit po e mban edhe ne pranine tend?
Ku e gjete, or vella? Cfare i paskemi bere Perendise, qe na sollet ate?
Add new comment