Miratohet programi 5-vjeçar, Banka Botërore 1.2 miliard dollarë Shqipërisë deri në 2019

Banka Botërore njoftoi miratimin e një Programi të ri 5-vjeçar 2015-2019 me Shqipërinë, Kuadri i Partneritetit, i cili parashikon një hua deri në 1.2 miliardë dollarë për të mbështetur synimet e vendit për arritjen e një rritjeje të ekuilibruar dhe për integrimin europian. Sipas ATSH-së, bordi i drejtorëve ekzekutivë, mirëpriti përparimet e fundit në zbatimin e refromave makro-fiskale dhe strukturore, ndërsa konstatoi vendosmërinë e fortë të qeverisë ndaj këtyre reformave të pritura prej kohësh. Programi i ri është në linjë me objektivin e dyfishtë të Bankës Botërore për uljen e varfërisë dhe rritjen e shpërndarë të begatisë. “Banka do të rrisë dhe do të thellojë mbështetjen e saj ndaj reformave në Shqipëri që kanë për qëllim qëndrueshmërinë makrofinanciare, nxitjen e rritjes së sektorit privat dhe krijimin e një qeverisjeje të përgjegjshme. Rruga e ndjekur për reformat dhe rezultatet inkurajuese përbëjnë shtysën për rritjen e nivelit të mbështetjes së Bankës Botërore për vendin”, nënvizon një deklaratë e Bankës.
Programi i ri mbështet tre fusha. E para ka të bëjë me qëndrueshmërinë fiskale dhe stabilitetin financiar, për të cilën Banka do të mbështesë masat për përmirësimin e konsolidimit fiskal, forcimin e menaxhimit të investimeve publike në sektorin e transportit dhe përmirësimin e stabilitetit financiar.
Add new comment