Arkiv-Lajme

Si tramvaji i Lulit, Veliaj premton Kampus të ri universitar dhe punë me tre turne në bashki: “Në 300 ditët e para do të adresojmë konkretisht të 3000 problemet që kemi trashëguar”

Postuar në 24 Maj, 2015 11:54

Kandidati i mazhorancës në Tiranë, Erion Veliaj, ka qenë në Qytetin “Studenti”, ku ka premtuar kampus të ri universitar. Por edhe zgjidhjen e 3000 problemeve në vetëm 300 ditë. “Ashtu si në 300 ditët e para të qeverisë, u siguruam që të ndalonim rrënimin dhe degradimin e të gjithë shërbimeve publike të qeverisë qendrore, të njëjtin model do të ndjekim në bashki. Në 300 ditët e para do të adresojmë konkretisht të 3000 problemet që kemi trashëguar nga katër vitet e rrënimit për t’u siguruar që ndërhyrja jonë është një ndërhyrje kirurgjikale. Dua ta fillojmë këtu ku jemi në Qytetin Studenti.

Shqipëria nuk është konkurente me fqinjët në planin ekonomik. Ambasadori francez, Fitoussi: “Vende të tjera të rajonit ofrojnë tarifa fiskale më avantazhuese”

Postuar në 24 Maj, 2015 11:14

Ambasadori i Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi, i ka dhënë një intervistë revistës me drejtim ekonomik, “Monitor”. Ai është pyetur për investimet franceze në Shqipëri, për njohjen e vendit tonë në Francë dhe pse Shqipëria tërheq kaq shumë pak investitorë nga Franca. Dhe Fitoussi ka thënë ndë rtë tjera: “Nga kontaktet që ne kemi me ndërmarrjet franceze, më duket, pikë së pari, niveli i taksave ka shumë rëndësi, sidomos kur vende të tjera të rajonit ofrojnë tarifa fiskale më avantazhuese.

AKU bllokon biznesin e kandidatit të PD, Patozi: Sulm politik

Postuar në 24 Maj, 2015 10:50

100 ton miell dhe 6800 ton lëndë e parë grurë janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me motivacionin se nuk plotësonin kushtet higjieno-sanitare dhe dokumentacionin shoqërues. Po ashtu, sipas njoftimit zyrtar, kanë rezultuar edhe me prezencë të lartë aflatoksine.”Shqiptarja.com” raporton se lënda e bllokuar është në pronësi të një kompanie që ndodhet në Vorë,dhe që ka si përfaqësuese bashkëshorten e kryetarit të Bashkisë Vorë prej tre mandatesh, Fiqiri Ismaili i cili garon sërish më 21 Qershor nën siglën e Partisë Demokratike.

Cipras do të bojkotojë takimin e 27 Majit në Tiranë. Kathimerini: Qeveria greke është ankuar në Berlin për qëndrimet e Shqipërisë, ndarja e detit me të njëjtin parim që u arrit marrëveshja e 92-it

Postuar në 24 Maj, 2015 10:42

Nuk ka më asnjë dyshim se marrëdhëniet mes Tiranës e Athinës janë në kuotën më të ulët që prej viteve ’90. Këto raporte morën një kurs të ri që pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese  të marrëveshjes për kufirin detar në vitin 2009. Tensionet kanë kulmuar dy vitet e fundit dhe sidomos periudhën e parë të 2015 me hapjen nga qeveria shqiptare të çështjes së kërkimit të hidrokarbureve në detin Jon dhe Greqinë e Veriut.

Albpetrol “shpëton” buxhetin. Sigurohen 31 mln dollarë nga shitja e naftës

Postuar në 24 Maj, 2015 09:01

Kompania shtetërore e prodhimit të naftës, Albpetrol ka arritur të shesë 100 mijë ton naftë në një ankand publik të zhvilluar disa ditë më pare duke i siguruar arkës së shtetit 31 milion dollarë. Kjo sasi të ardhurash, sipas “Vizion Plus”, me sa duket do të shpëtojnë buxhetin e shtetit, i cili ka qenë dobët me mbledhjen e të ardhurave.

Veliaj premton në Zall-Bastar: “Kush punon tokën dhe e sjell produktin për ta shitur në Tiranë, do të marrë vetëm respekt”

Postuar në 24 Maj, 2015 08:38

Kandidati i mazhorancës për Tiranën, Erion Veliaj, ka qenë sot në një takim me disa banorë të zonës së Zall-Bastarit, që përfshihet me Bashkinë e Tiranës. Ja se çfarë ka thënë ndër të tjera Veliaj: “Kushdo që punon tokën e vet dhe e sjell produktin e tij për ta shitur në Tiranë, do të marrë vetëm respekt. Në qoftë se quhesh banor i Tiranës, duhet të kesh të njëjtat shërbime kudo në Tiranë. Ne s’mund të kemi shkollë të mirë në bllok dhe një shkollë të keqe në Zall-Bastar.

Nuk merret vesh politika e jashtme e Shqipërisë dhe e Kosovës; kërkohet hetim ndërkombëtar për Kumanovën, nga ana tjetër të vrarët quhen dëshmorë

Postuar në 24 Maj, 2015 08:30

Tahir Muhedini, deputet i PDIU-së që sapo ka hyrë në pushtet me mazhorancën, shkruan sot për ngjarjet e Kumanovës. Muhedini bën një hyrje që e mendon gati si sentimentale; flet për popullsinë çame, sidomos për pronat e saj, cilëson genocid aktet e Napelon Zervës dhe kalon mandej me këtë paralelizëm te Nikolla Gruevski. Në të dyja rastet shqiptarët janë viktima dhe armiqtë janë shtetet ortodokse që na rrethojnë. “Ne jemi dëshmia e një padrejtësie historike që ka mbetur edhe si një patate e nxehtë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Rama: Skema për bujqësinë e blegtorinë, 100 mln usd me shumë çdo vit

Postuar në 24 Maj, 2015 07:34

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar miratimin e një program të ri për mbështetjen e bujqësisë e blegtorisë, në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim. Gjatë vizitës në Lushnje, kryeministri ka deklaruar se skema aktuale e mbështetjes do të përdoret si garanci për marrëdhëniet e fermerëve me sistemin bankar. Nga ana tjetër, ambicia e shprehur nga qeveria është që skema aktuale e mbështetjes të rritet me 100 milion dollarë në vit.

n.k

Shembet me tritol ndërtesa 5-katëshe te Ekonomiku. Raportohet për pretendime rreth dëmshpërblimit

Postuar në 24 Maj, 2015 07:05

Është shembur me shpërthim të telekomanduar pallati pesë katësh qw prej prej 6 vitesh ndërtohej në oborrin e Fakultetit Ekonomik në Tiranë. “Shqiptarja.com” raporton se objekti në fjalë është dëmshpërblyer dhe prishja e tij bëhet për interes publik, megjithatë administratori i ndërtesës pretendon se nuk i është komunikuar vendimi për dëmshpërblimin.

Samir Mane shpjegon për “Monitor” se pse e bleu “Carrefour”

Postuar në 24 Maj, 2015 05:55

Presidenti i Grupit “Balfin”, Samir Mane shpjegon për herë të parë se pse vendosi të rimarrë të drejtën e përdorimit të markës “Carrefour” në Shqipëri. Në një intervistë për “Monitor”, Mane thotë se kjo lëvizje ishte e lidhur edhe me ecurinë e tyre në qendrat tregtare, sepse u vërejt rënie e fluksit të njerëzve që shkonte në qendrat tregtare. Kjo, për shkak të kompania e mëparshme që e administronte këtë rrjet u zhyt në borxhe. Mane thotë gjithashtu se nuk ka plane për ta rishitur këtë rrjet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme