Arkiv-Lajme

"Agon Channel” provon sesi manipulohen edhe kartat e identitetit. PD-ja kërkon hetim nga prokuroria dhe apelon për rrezikun ndaj zgjedhjeve

Postuar në 26 Maj, 2015 03:22

Dje është bërë publike në emisionin “Ça thu” në “Agon Channel” një mekanizëm i gjerë që manipulon kartat e identitetit. Filmimet janë realizuar në Shkodër dhe sipas raportimeve bëhet fjalë për porositjen e të paktën 700 kartave. Me këtë rast PD-ja ka reaguar përmes kreut të Grupit Parlamentar Edi Paloka, ka kërkuar hetim nga Prokuroria. Për pretendimin në fjalë ekzistojnë pamje filmike dhe audio, duke krijuar pak para zgjedhjeve alibitë që shoqërojnë zgjedhjet në 24 vjet në Shqipëri.

Kërkimet për naftë në Jon, tërhiqet përkohësisht Greqia. Pritet zgjidhja e ngërçit për kufirin

Postuar në 26 Maj, 2015 03:08

Qeveria greke ka pezulluar përkohësisht kërkimet në detin Jon, njofton Shqip, ndërkohë që edhe kompania norvegjeze, e cila kishte fituar të drejtën për të bërë kërkime në zonën Joni 1, është tërhequr, duke pritur që të zgjidhet ngërçi mes dy vendeve. Duket se  presioni shqiptar ndaj qeverisë greke, për të ndaluar kërkimet për naftë në detin Jon ka dhënë efekt. Edhe Shqipëria nga ana e saj shpreson të nisë shumë shpejt procedurat për të kërkuar naftë në det, pikërisht në këtë zonë.

Turkmenistani i kushton një monument të veshur në ar presidentit aktual që thirret: Patroni

Postuar në 25 Maj, 2015 15:47

Turkmenistani ka zbuluar të hënën një monument të presidentit në fuqi, Gurbanguly Berdymukhamedov, një dentist në profesion, i cili drejton vendin që nga viti 2006. Ai paraqitet në një kalë bronxi, i veshur me flori 24 karat, vendosur mbi një kodër të improvizuar mermeri të bardhë, 20 m nga toka. Ai thirret Arkadag, ose ndryshe Patroni, duke dhënë një shembull të paprecendentë në botën që jetojmë. “Guardian” e citon Patronin të jetë shprehur  në momentin e propozimit të monumentit: “Qëllimi im kryesor  është t’i shërbej popullit dhe mëmëdheut”.  

Berisha kundër ambasadores Vlahutin: Mos ka ndonjë pakt të fshehtë me Ramën?

Postuar në 25 Maj, 2015 15:18

Ish kryeministri Berisha nuk është dakord me mënyrën sesi ambasadorja e BE-së në Tiranë, Vlahutin, u bëri thirrje votuesve shqiptarë pak ditë më parë për të mos votuar kandidatë të inkriminuar. “Kontrolloni emrat e tyre në google për të kuptuar pastërtinë e figurës së tyre”, tha pak a shumë Romana Vlahutin. Por për Berishën, “kjo është një deklaratë që nuk ndihmon, madje sjell tym dhe konfuzion dhe çon ujë në mullirin e Edi Ramës, i cili tani, duke iu referuar këtij procesi që ai kurrë nuk i shqipton emrin, do t’ju tregojë shqiptarëve Google-in”.

Ambasadori rus në Tiranë: “Çdo tezë për bashkimin e mundshëm të kombit shqiptar duhet përdorur me përgjegjësi maksimale. Rusia nuk kërkon ndikim në Ballkan jashtë reciprocitetit”

Postuar në 25 Maj, 2015 14:29

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, i ka dhënë një intervistë “Top-Channel” ku flet për zhvillimet në rajon dhe marrëdhëniet me Shqipërinë. Po e përcjellim të plotë meqenëse gjykojmë se paraqet interes.

 

Si i komentoni zhvillimet e fundit në Maqedoni, që kanë rritur ndjeshëm tensionet në Ballkan, dhe si mund të zgjidhet kjo situatë, duke pasur parasysh edhe deklaratën e ministrit të Jashtë, Sergei Lavrov, që tha se Maqedonia mund të ndahet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë?

 

Kosovë, familjarët e të vrarëve në Kumanovë mund të padisin Maqedoninë për keqtrajtim të trupave

Postuar në 25 Maj, 2015 12:41

Edhe pse zërat e parë nga Prishtina folën dje për mundësinë që disa nga të arrestuarit e Kumanovës të jetë vrarë pas dorëzimit, Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, tha se nuk i lejohet të flasë për gjendjen e kufomave, por faktin se në ç’gjendje janë dorëzuar trupat e kanë parë edhe vetë të afërmit. Ndërkaq, sipas TCH, familjarët e kosovarëve të vrarë në Kumanovë mund ta padisin Maqedoninë për keqtrajtim të trupave të pajetë. Familjarët e 9 kosovarëve, sapo të varrosin trupat e viktimave do të bëjnë padinë në Shkup.

Qesharake, PD-ja e Gjirokastrës shton me fotoshop pjesëmarrësit në takimin e kandidatit Kokalari; dyfishon edhe babanë e tij

Postuar në 25 Maj, 2015 10:59

Është një veprim që mund ta bëjë edhe një fëmijë me ca njohuri për komandat e fotoshop-it: Javanews zbulon se fotot që PD Gjirokastër ka shpërndarë në rrjetin social Facebook nga takimet e kandidatit Igli Kokalari me qytetarët, janë të manipuluara duke shtuar artificialisht pjesëmarrësit.

Podemos, homologia spanjolle e Syrizas shkëlqen në zgjedhjet lokale, merr Barcelonën

Postuar në 25 Maj, 2015 09:59

Zgjedhjet rajonale dhe lokale në Spanjë kanë shënuar një sukses bindës për partinë Podemos kundrejt të majtës dhe të djathtës tradicionale. Homologia e Syrizas greke, Podemos ka fituar bindshëm në Barcelonë, por edhe në Madrid ka dalë shumë mirë, pas Partisë Popullore të kryeministrit Rajoy.

"Bankers” nis dëmshpërblimin e banorëve dhe deklaron se ka rishikuar metodat operacionale

Postuar në 25 Maj, 2015 09:21

Kompania “Bankers” ka nisur dëmshpërblimin e banorëve të Marinzës, sipas çmimeve që i ka përcaktuar pushteti lokal. “Një komision i ngritur nga Komuna, me miratimin edhe të Prefekturës, ka bërë të mundur vlerësimin e dëmeve. Ministria e Energjisë ka bërë një vlerësim më të detajuar të zonës, ku ka përcaktuar zonën e impaktit. 'Bankers' mori përsipër 100 për qind dëmshpërblimin dhe ne do respektojmë ato që ka nxjerrë raporti për familjet e dëmtuara”, deklaroi drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Leonidha Çobo.

Nishani mesazh zgjedhësve: Shitja e votës është turpi dhe tmerri më i papërfytyrueshëm që na njollos të gjithëve njëlloj

Postuar në 25 Maj, 2015 07:46

Presidenti Bujar Nishani ka dhënë mesazhin e tij publik për këto zgjedhje lokale, ku kryefjalë është thirrja drejtuar zgjedhësve shqiptarë për të mos e shitur votën. Ja një pasazh domethënës:

 

“Lirinë e votës nuk mjafton vetëm ta keni. Duhet edhe të dini ta përdorni.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme