Kosovë, familjarët e të vrarëve në Kumanovë mund të padisin Maqedoninë për keqtrajtim të trupave

Postuar në 25 Maj, 2015 12:41

Edhe pse zërat e parë nga Prishtina folën dje për mundësinë që disa nga të arrestuarit e Kumanovës të jetë vrarë pas dorëzimit, Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, tha se nuk i lejohet të flasë për gjendjen e kufomave, por faktin se në ç’gjendje janë dorëzuar trupat e kanë parë edhe vetë të afërmit. Ndërkaq, sipas TCH, familjarët e kosovarëve të vrarë në Kumanovë mund ta padisin Maqedoninë për keqtrajtim të trupave të pajetë. Familjarët e 9 kosovarëve, sapo të varrosin trupat e viktimave do të bëjnë padinë në Shkup. Për këtë çështje, familjarët e të vrarëve janë konsultuar me Ministrinë e Jashtme dhe atë të Drejtësisë në Prishtinë, të cilat u kanë premtuar ndihmë këshilluese për padinë.

Tetë kosovarët e vrarë, që ndodhen në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë, do t’u dorëzohen mëngjesin e nesërm familjeve të tyre.

a.k

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Kush ju tha atyre qe te terrorizonin Maqedonine. Familjet e ketyre terroristeve duhen paditur nga banoret e Kumanoves per demshperblim per demtimet materiale te banesave te tyre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.