Arkiv-Lajme

Masa për dokumentet e ish-­Sigurimit të Shtetit, kush nuk i dorëzon, gjobitet

Postuar në 29 Maj, 2015 02:15

Sipas “Gazeta Shqiptare” personat që janë në dijeni ose zotërojnë doku mente të ish­Sigurimit të Shtetit apo kopje ose dublikata të tyre, duhet t’i dorëzojnë ato pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish­Sigurimit të Shtetit. Ndërkohë që, çdokush që shkel këtë detyrim ligjor do të gjobitet me 100 mijë ­200 mijë lekë. Gjithçka përcaktohet në ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish­Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i cili është botuar dje në Fletoren Zyrtare e hyn në fuqi pas 15 ditësh.

Zbardhet krimi i trefishtë te materniteti, Sulku e italiani u fshehën te pemët para se të vrisnin Lufin

Postuar në 29 Maj, 2015 02:10

Gazeta “Panorama” shkruan se vetëm një ditë pas krimit të trefishtë pranë qendrës së Tiranës, Policia duket se ka plotësuar me dëshmi e prova dosjen që mbyll në qeli 3 persona të dyshuar si autorë të ngjarjes së rëndë. Po kështu, Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë arritur të zbardhin edhe mekanizmin e ngjarjes së ndodhur, duke hedhur dritë mbi rolin që kanë pasur në konflikt secili nga personat e përfshirë.

Opozita e shndërron çështjen e zgjedhjeve në debat për fabrikën e Fiqos. Pazari ka ndryshuar, Meta thotë se ka ikur koha kur zgjedhjet fitoheshin me miell

Postuar në 28 Maj, 2015 16:28

Kuvendi i Shqipërisë ka shpërndarë për mediat, një pjesë nga replika e kryetarit të kuvendit me deputetin e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri. Debati lindi nga akuzat e opozitës për bllokimin me prapavijë politike të  fabrikës së miellit me pronar kryetarin aktual të bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili.

Muaji prill shënoi një tjetër rënie të eksporteve shqiptare. Sipas INSTAT defiçiti tregëtar arriti në 20 miliard lekë

Postuar në 28 Maj, 2015 15:58

Muaji prill shënoi një tjetër thellim të defiçitit tregëtar duke arritur në 20 miliard lekë diferenca mes mallrave që importohen kundrejt atyre që eksportohen. Defiçiti u rrit me 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por edhe me 3.3% krahasuar me muajin mars të këtij viti. Të dhënat janë publikuar nga Instituti i Statistikave, që thotë se eksportet e mallrave  shqiptare në prill kanë rënë me 10 % krahasuar  me  prillin e vitit 2014 dhe 7,8 % në krahasim me marsin e 2015.

Asnjë nga kryebashkiakët e paditur nuk gjendet me faj. Gjykata e Fierit çliroi nga akuzat edhe Baftjar Zeqon

Postuar në 28 Maj, 2015 13:21

Gjykata e Fierit i dha pafajesinë kryetarit në ikje të bashkisë, Baftjar Zeqo. Të pafajshëm u shpallën edhe të gjithë anëtarët e komisionit të strehimit në Bashki. Ata akuzoheshin për abuzime me shpërndarjen e banesave sociale.  Gjykata tha se kryetari i bashkisë dhe anetarët e komisonit nuk kishin dijeni për falsifikimin e dokumenteve për banesat sociale dhe për këtë arsye rrezoi akuzat ndaj tij. Gjatë këtij viti janë paditur për shpërdorim me detyrën edhe disa kryebashkiakë të tjerë, nga Flamur Bime i Gjirokastrës, Shpëtim Gjika i Vlorës, Ilir Krosi i Peshkopisë e Xhelal Mziu i Kamzës.

Kolegji Zgjedhor rikthen Ilir Pjetrën në garën për bashkinë e Kurbinit. KQZ e kishte shpallur të pavlefshëm regjistrimin e tij për çështje afatesh

Postuar në 28 Maj, 2015 12:53

Kolegji Zgjedhor ka pranuar këkresën  e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshëm vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që e konsideroi jashtë afateve regjistrimin  kandidatit të opozitës në Kurbin, Ilir Pjetraj. Me këtë vendim Kolegji Zgjedhor detyron Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të regjistrojë Ilir Pjetrajn si kandidat të opozitës për bashkinë e Kurbinit. Në zgjedhjet e 21 Qershorit Pjetraj garon përballë Artur Bardhi të Aleancës për Shqipërinë Europian. Zëra pranë opozitës e lidhin emrin e Ilir Pjetrajt me deputetin e Partisë Demokratike Mhill Fufi.

Gjykata Administrative e Apelit pezullon ndërtimin poshtë digës së Liqenit Artificial

Postuar në 28 Maj, 2015 10:31

Pezullohet ndërtimi i objektit shumëkatësh poshtë digës së liqenit artificial. Ky është vendimi që  ka marrë mesditën e të enjtes Gjykata Administrative e Apelit. Ka qënë kompania ndërtuese e cila ka ankimuar në gjykatë vendimin për pezullimin e punimeve të këtij objekti të dhënë nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  në janar të 2015.

Vuçiç: “Jam mirënjohës për mikpritjen e shqiptarëve. Shpresoj të vij sërish në Tiranë”

Postuar në 28 Maj, 2015 08:44

Në mbyllje të vizitës së tij në Tiranë, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dhënë një intervistë për “Top-Channel”, në të cilën ka komentuar zhvillimet dy ditore në samitin e Vjenës, takimet me kolegët, si dhe ecurinë e marrëdhënieve shqiptaro-serbe. Po japim intervistën, ashtu siç e përcjell TCh:

 

TCH: Kjo ishte vizita juaj e parë si kryeministër i Serbisë në kryeqytetin shqiptar. Cilat ishin përshtypjet që morët nga Tirana, zoti Vuçiç?

Sëmundjet, kërcënimi kryesor për njerëzimin, mendon Bill Gates. Miliarderi i Microsoft mendon se epidemitë mund të vrasin edhe 10 milionë njerëz/vit

Postuar në 28 Maj, 2015 07:11

Bill Gates, drejtuesi i Microsoft dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, mendon se rreziku kryesor që kërcënon sot njerëzimin, nuk është as lufta bërthamore, as goditja nga asteroidtë. Por sëmundjet virale që çojnë në epidemi. “Epidemia e Ebolas më provoi se se ne nuk jemi gati për të përballur një epidemi serioze, një epidemi që do të ishte me infektuese dhe do të përhapej më shpejt sesa Ebola. Ky është rreziku më i madh për një tragjedi të madhe”, tha Gates për “Vox”. Sipas tij një epidemi e tillë mund të vrasë deri në 10 milionë njerëz në vit.

Kandidati i PSD-së në Fier, Albert Çaçi, ragon ndaj “Top-Channel”: “Mohuan pjesëmarrjen në “Top-Show” ku flitej për garën në Fier”

Postuar në 28 Maj, 2015 07:03

Albert Çaçi, ish-deputet i PS-së, sot kandidat i PSD-së në Fier, ka reaguar përmes një njoftimi për shtyp për atë që e quan “qëndrim të njëanshëm të televizionit kombëtar Top-Channel”. “Në shkelje të ligjit, të parimeve të gazetarisë dhe fjalës së lirë, i ka mbyllur atij derën dhe i ka mohuar fjalën, duke i mohuar pjesëmarrjen në emisionin “Top-Show”, ku flitej për alternativat e kandidatëve për Bashkinë e Fierit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme