Muaji prill shënoi një tjetër rënie të eksporteve shqiptare. Sipas INSTAT defiçiti tregëtar arriti në 20 miliard lekë

Muaji prill shënoi një tjetër thellim të defiçitit tregëtar duke arritur në 20 miliard lekë diferenca mes mallrave që importohen kundrejt atyre që eksportohen. Defiçiti u rrit me 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por edhe me 3.3% krahasuar me muajin mars të këtij viti. Të dhënat janë publikuar nga Instituti i Statistikave, që thotë se eksportet e mallrave shqiptare në prill kanë rënë me 10 % krahasuar me prillin e vitit 2014 dhe 7,8 % në krahasim me marsin e 2015. Për të njëjtën periudhë rënie kanë shënuar edhe importet. Krahasuar me një vit më parë ato kanë rënë me 2% dhe 2,2 % në krahasim me marsin e këtij viti. Në rënien e nivelit të eksporteve kanë ndikuar grupet: makineri, pjesë këmbimi, ushqime, pije, duhan, produkte kimike, minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike. Një tjetër shifër domethënëse është se në prill të këtij viti eksportet drejt vendeve të BE-së janë ulur me 25,3 %, krahasuar me një vit më parë.
l.m
Add new comment