Kolegji Zgjedhor rikthen Ilir Pjetrën në garën për bashkinë e Kurbinit. KQZ e kishte shpallur të pavlefshëm regjistrimin e tij për çështje afatesh

Postuar në 28 Maj, 2015 12:53

Kolegji Zgjedhor ka pranuar këkresën  e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshëm vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që e konsideroi jashtë afateve regjistrimin  kandidatit të opozitës në Kurbin, Ilir Pjetraj. Me këtë vendim Kolegji Zgjedhor detyron Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të regjistrojë Ilir Pjetrajn si kandidat të opozitës për bashkinë e Kurbinit. Në zgjedhjet e 21 Qershorit Pjetraj garon përballë Artur Bardhi të Aleancës për Shqipërinë Europian. Zëra pranë opozitës e lidhin emrin e Ilir Pjetrajt me deputetin e Partisë Demokratike Mhill Fufi. Ndonëse me gjeneralitete të tjera ai përflitet të jetë vëllai i Mhill Fufit dhe u fut në garë pas dorëheqjes nga kandidimi i Altin Bibës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.