Kandidati i PSD-së në Fier, Albert Çaçi, ragon ndaj “Top-Channel”: “Mohuan pjesëmarrjen në “Top-Show” ku flitej për garën në Fier”

Postuar në 28 Maj, 2015 07:03

Albert Çaçi, ish-deputet i PS-së, sot kandidat i PSD-së në Fier, ka reaguar përmes një njoftimi për shtyp për atë që e quan “qëndrim të njëanshëm të televizionit kombëtar Top-Channel”. “Në shkelje të ligjit, të parimeve të gazetarisë dhe fjalës së lirë, i ka mbyllur atij derën dhe i ka mohuar fjalën, duke i mohuar pjesëmarrjen në emisionin “Top-Show”, ku flitej për alternativat e kandidatëve për Bashkinë e Fierit. Kandidati i PSD-së për Bashkinë e Fierit, Albert Çaçi, shpreh keqardhje që një televizion kombëtar t’u nënshtrohet presioneve të ulëta të drejtuesve të partive të mëdha dhe të shkelë mbi profesionalizmin dhe mbi të drejtën për informim të qytetarëve të Fierit për të gjitha alternativat që i ofrohen atyre në zgjedhjet e 21 qershorit”, shkruan Çaçi.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.