Asnjë nga kryebashkiakët e paditur nuk gjendet me faj. Gjykata e Fierit çliroi nga akuzat edhe Baftjar Zeqon

Postuar në 28 Maj, 2015 13:21

Gjykata e Fierit i dha pafajesinë kryetarit në ikje të bashkisë, Baftjar Zeqo. Të pafajshëm u shpallën edhe të gjithë anëtarët e komisionit të strehimit në Bashki. Ata akuzoheshin për abuzime me shpërndarjen e banesave sociale.  Gjykata tha se kryetari i bashkisë dhe anetarët e komisonit nuk kishin dijeni për falsifikimin e dokumenteve për banesat sociale dhe për këtë arsye rrezoi akuzat ndaj tij. Gjatë këtij viti janë paditur për shpërdorim me detyrën edhe disa kryebashkiakë të tjerë, nga Flamur Bime i Gjirokastrës, Shpëtim Gjika i Vlorës, Ilir Krosi i Peshkopisë e Xhelal Mziu i Kamzës. Asnjë prej tyre nuk është gjetur fajtor me vendim të formës së prerë, ndonëse janë të akuzuar publiksisht për shpërdorim të detyrës.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.