Arkiv-Lajme
Analiza në “Euromoney”: Ekonomia shqiptare e rrezikuar nga krizat e Greqisë e Italisë
Konflikti mbi pronësinë, shpërthen tritoli në Tiranë, lëndohen dy kalimtarë
Tirana u trondit nga një shpërthim i fuqishëm në orët e mbrëmjes së të premtes. Ngjarja ndodhi në zonën e “Vasil Shantos”, ku një sasi e konsiderueshme tritoli shpërtheu në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Bledar Shtylla”, pranë Korporatës Elektroenergjetike shqiptare. Lënda plasëse ishte vendosur në një nga kolonat e godinës. Nga shpërthimi mbetën të lënduar lehtë dy kalimtarë, ndërsa janë dëmtuar edhe disa dyqane ngjitur dhe disa automjete të parkuara përreth.
Shtetet e Bashkuara heqin Kubën nga lista e vendeve mbështetëse të terrorizmit
Zëri i Amerikës raporton se Shtetet e Bashkuara hoqën sot Kubën nga lista e vendeve mbështetëse të terrorizmit, një hap i mëtejshëm drejt rifillimit të lidhjeve diplomatike mes dy vendeve pas një ngrirjeje prej pesë dekadash. Pak pas takimit me Presidentin kubanez Raul Castro në prill, Presidenti amerikan Barack Obama bëri të ditur se synonte ta hiqte Kubën nga lista ndërsa dy vendet po shkojnë drejt hapjes së misioneve diplomatike në Uashington dhe Havanë. Kongresi amerikan kishte një dritare prej 45 ditësh që të shprehte kundërshtimin e tij por nuk e bëri një gjë të tillë.
Blater i mbijeton skandalit dhe presioneve. Mbetet në krye të FIFA-s, pas tërheqjes nga balotazhi të princit Ali bin al-Husein
Pavarësisht skandalit që ka përfshirë FIFA-n, Sep Blater ka siguruar mandatin e 5 në krye të këtij organizmi. Rivali i tij në garë, princi jordanez Ali bin al-Husein, u tërhoq nga gara pas raundit të parë të zgjedhjeve për kreun e FIFA-s, që përfundoi në balotazh. Në raundin e parë asnjëri nga kandidatët nuk siguroi shumicën e cilësuar prej dy të tretave të votave. Kongresi i 65 i FIFA-s u parapri nga një skandal korrupsioni që përfundoi me arrestimin e disa zyrtarëve të lartë të këtij organizmi.
Gjergji Gjika i Dhomës së Fasonistëve thotë se gjendet në vështirësi: Rritja e taksave po na nxjerr nga tregu
Në një kronikë të transmetuar nga “Top Channel” thuhet se bizneset e fasonit ankohen se rritja e kostove e ka vënë në vështirësi industrinë, e cila mban peshën kryesore të eksporteve në vend. "U rrit tatim fitimi 50 për qind, u rrit tatimi mbi dividentin 50 për qind, energjia elektrike në pjesën dërrmuese të kompanive është rritur mbi 50 për qind, dhe së fundmi, kemi tatimin mbi pasurinë që në pjesën dërrmuese të rasteve është 4-fishuar", thotë Gjergji Gjika, Kryetar i Dhomës së Fasonistëve.
Finalja e Kupës së Shqipërisë, tifozët e Laçit dhe të Kukësit zbresin në kryeqytet, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës
Tifozët e ekipit të Laçit kanë bllokuar sot pasdite autostradën Tiranë-Durrës, duke shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve. Nuk bëhet fjalë për ndonjë protestë, por thjesht sepse në kryeqytet do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes ekipit të Laçit dhe Kukësit. Tifozët e shumtë të ardhur në kryeqytet nga Laçi, e kanë nisur festën e tyre me bllokim të autostradës, pa pritur të nis ndeshja në stadium. Për herë të parë në histori, Laçi dhe Kukësi do të diskutojnë mes tyre një trofe të rëndësishëm në futbollin shqiptar.
Konferenca ndërkombëtare/ Në Prishtinë debat mbi sfidat ndaj bashkëjetesës fetare
Debati është pjesë e një konference ndërkombëtare dialogun ndërfetar që po i zhvillon punimet në Prishtinë. Përfaqësues institucionesh shtetërore e fetare thanë se toleranca dhe mirëkuptimi duhet të jenë vlera të shoqërisë së saj dhe Kosova nuk duhet të lejojë që ideologjitë e skajshme të rrezikojnë këto vlera. Këto komente u bënë në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Ndërfetare që po i zhvillon punimet në Prishtinë.
Shtypi gjerman: Vizita e Vuçiç në Tiranë & Müller në Kosovë. Shkruhet dhe për mundësinë e kthimit të Vojisllav Sheshelit në Hagë
Vizita e kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, vizita e ministrit gjerman për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik,Gerd Müller dhe deklaratat e Sheshelit, janë disa nga temat e trajtuara në shtypin gjerman.
Berisha në “TV Klan”: Rama po fut sherrin në rajon, gaboi me Maqedoninë
Në një intervistë për Televizionin Klan, duke iu referuar mesazhit që Kryeministri Rama i përcolli Greqisë në konferencën për shtyp me Kryeministrin Vuçiç, ish-kryeministri Berisha thotë se kjo është një formë e vjetër e politikës së jashtme dhe e papranueshme. Rezervat për qeverinë nuk i kursen edhe përsa u përket marrëdhënieve me Maqedoninë. Ish – kreu i qeverisë e quan të gabuar deklaratën e Kryeministrit shqiptar në lidhje me të ardhmen e Maqedonisë në NATO.
Bushati për “Top Channel”: Pas samitit ballkanik në Tiranë, presim financime nga BE. Kufiri me Greqinë, të gjitha opsionet të hapura
Një ditë pas samitit ballkanik në Tiranë, shefi i diplomacisë shqiptare sqaron për “Top Channel” se vendet e Ballkanit kanë rënë dakord t’i paraqiten Europës projekte konkrete për rrugë lidhëse, jo vetëm mes njëri-tjetrit, por edhe me vetë BE-në përmes Kroacisë. Tani fjala i mbetet BE-së në Samitin e Vjenës, për të provuar nëse Europa do të pranojë afrimin e Ballkanit përmes infrastrukturës. Por samitit ballkanik, nuk ishte lajmi i vetëm pozitiv që prodhoi Tirana.