Arkiv-Lajme
Blic tallet me deklarimin e pasurisë së ministrit Kuçi: ka vetëm 370 euro kesh, prag falimenti!
Gazeta Blic e Kosovës ka ironizuar ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçi, njeriun e dytë më të rëndësishëm në PDK-në e Hashim Thaçit. Sipas saj, Kuçi është pranë kolapsit financiar, pasi
në formularin e deklarimit të pasurisë ka deklaruar se ka vetëm 370 euro para kesh, ndërkohë që ka detyrime shumë të mëdha ndaj bankave: Katër kredi, që kapin vlerën e më shumë se 24 mijë eurove.
Ambasada e SHBA përshëndet PD për “lëvizjen drejt dekriminalizimit”, duke nënkuptuar Këlcyrën
Me një reagim të shkurtër por domethënës në Twitter, Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur nismën e partive politike, në veçanti të opozitës, për dekriminalizimin.
Qeveriset me kriterin e një “Shqipnie tavolinash”. Koncepti i “tokës së xanun”, tashmë legal. Legalizimet do të vazhdojnë
Do shtëpi në Shqipëri? Mjafton pak iniciativë dhe një numër i caktuar kushërinjsh, ose njerëz që hiqen si kushërinj. Ndërto ku të mundësh dhe qeveria jo vetëm do të të lërë, por edhe do të të japë tapi. Nuk ka rëndësi si quhet ai që drejton: Sali, Ilir apo Edi. Kanë kaluar 25 vjet qysh kur shqiptarët i gënjyen dhe u thanë se erdhi demokracia, dhe kryeministri i radhës, që nuk mungon të kombinojë veshjen me llojin e aktivitetit, apo edhe me zhvillimet atmosferike, vazhdon të shpërndajë certifikata e të legalizojë.
Loja e Athinës me negociatat: Planet A e B të Varufakisit dhe Ciprasit kundrejt BE-së
Një analizë e Hans Verner Sinn, pedagog në universitetin e Mynihut, shkruar për Project Syndicate, hedh një dritë tjetër mbi krizën greke dhe sjelljen negociuese të qeverisë së Athinës. Sipas Sinn, shumëkush në Europë mendon se ministri grek Varufakis, edhe pse një teoricien i sprovuar i ekonomisë, është një nxënësi i ri në politikë dhe nuk di si t’i luajë letrat e vendit të tij. Por duhet ta rimendojë këtë konkluzion, pasi Greqia në negociatat e saj me trojkën nuk ka vetëm planin A, por edhe një plan B të besueshëm, që imponon çuarjen përpara të planit A.
Gjekmarkaj: “Partia e Idrizit dhe nostalgjikët, konfliktin turko-grek e përthyejnë shpirtërisht si konflikt shqiptaro-grek”
Agron Gjekmarkaj shkruan sot në “Panorama” për debatet në distancë mes Shpëtim Idrizit dhe Vangjel Dules, menjëherë sapo ky u largua nga detyra e nënkryetarit të Kuvendit. Idrizi e quajti Vangjel Zerva, foli madje për vëllezërit minoritarë e të tjera si këto hipokrizi të zakonshme. Për Gjekmarkajn, kjo përveshje ndaj Dules është e pavend, madje është projeksion i një konflikit tjetër që po sillet në Shqipëri.
Eurodeputetja qipriote, Theocharous, akuzon se po manipulohen zgjedhjet në zonat ku deputet është Kokëdhima: “Qeveria shqiptare po manipulon zgjedhësit”
Qeveria shqiptare po manipulon zgjehdje tnë Jug të Shqipërisë. Këtë mendon eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous , e cila ngre këtë shqetësim në një intervistë për ABC NEWS. “Shqetesimi im kryesor ka të bëjë me të drejtat e njeriut, të minoriteteve dhe të drejtat civike në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe ato që janë kandidate për anëtarësim. Informacioni që më ka ardhur ka të bëjë me minoritetin grek në jug të Shqipërisë.
Der Standard: Kufiri detar dhe çamët, Greqia mund të bllokojë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Sipas të përditshmes së njohur austriake, “Der Standard”, shkëmbimi i ashpër i deklaratave mes Tiranës dhe Athinës për çështjen e ndarjes së detit, paralajmëron që nëse ndonjë ditë Shqipërisë do i hapet mundësia për të nisur negociatat për anëtarësim në BE, përballë do ketë Greqinë.
“Serbia nuk është më problem për Shqipërinë. Nga perspektiva e Tiranës, tani duhet të shqetësohen më shumë për Greqinë”, thekson gazeta. Ajo paralajmëron se Greqia mund të bllokojë negociatat për anëtarësim në BE të Shqipërisë, duke theksuar se Tirana shpresonte për hapjen e tyre në fund të vitit.
Tony Blair refuzon 125 mijë paund për të folur 20 minuta për urinë, kërkon 330 mijë
Britanikja Daily Mail shkruan se ish kryeministri Tony Blair ka refuzuar të flasë në një konferencë për urinë në botë, mbajtur në Stokholm, pasi organizatorët refuzuan që ta paguajnë 330 mijë stërlina për fjalimin. Për të folur për urinë, Blair kërkonte plot 275 sterlina për një sekondë, në një total 20 minutash. Zyra e Blair thotë se marrëveshja dështoi për shkak se ish kryeministri kishte angazhime të tjera, dhe jo për shkak të çmimit të kripur.
PD tërhiqet nga kandidati i Këlcyrës, është dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni
Partia Demokratike ka vendosur të tërheqë nga gara kandidatin e saj në Këlcyrë, Gentian Muhameti, dhe shkak për këtë vendim të kryetarit Basha ka qenë mosverifikimi i pastërtisë së figurës në lidhje me rekordet kriminale. Siç njofton A1 Report, Muhameti në vitin 1997 ai është arrestuar në Leçe të Italisë për shfrytëzim prostitucion, ndërkohë që më vonë është dënuar në Shkallën e parë.
Skënder Gjinushi: “Një pjesë shumë e madhe e së majtës, e zhgënjyer nga qeverisja 2 vjeçare”. Elektorati në Drejtimin e Duhur: “Beson vetëm te PSD-ja”
Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, është i zhgënjyer nga qeverisja 2-vjeçare e socialistëve dhe aleatëve të tyre. Duke folur për “Ora-News”, Gjinushi ka thënë se “ca klane të së majtës janë të tmerruara nga konkurenca e PSD-së. Ndryshe nga çfarë kanë dashur të krijojnë idenë se PSD-ja nuk ka ndonjë mbështetje elektorale, ata e kuptojnë se elektorati po rrëshqet, që një pjesë shumë e madhe e së majtës beson vetëm tek PSD, është e zhgënjyer nga qeverisja 2 vjeçare”. KQZ?