Gjekmarkaj: “Partia e Idrizit dhe nostalgjikët, konfliktin turko-grek e përthyejnë shpirtërisht si konflikt shqiptaro-grek”

Postuar në 01 Qershor, 2015 07:38

Agron Gjekmarkaj shkruan sot në “Panorama” për debatet në distancë mes Shpëtim Idrizit dhe Vangjel Dules, menjëherë sapo ky u largua nga detyra e nënkryetarit të Kuvendit. Idrizi e quajti Vangjel Zerva, foli madje për vëllezërit minoritarë e të tjera si këto hipokrizi të zakonshme.  Për Gjekmarkajn, kjo përveshje ndaj Dules është e pavend, madje  është projeksion i një konflikit tjetër që po sillet në Shqipëri. “Sa herë që politika qeveritare në Shqipëri gjendet ngushtë me ekuilibrat e brendshëm, siç është tani, nevoja për partinë e Idrizit miklon turbullirën nacionaliste dhe hap rubinetin e sulmeve ndaj Dules. Entuziastët, nostalgjitë e të cilëve ushqehen edhe me poezi live, që bëjnë thirrje për xhihad, konfliktin turko-grek e përthyejnë shpirtërisht si konflikt shqiptaro-grek dhe, o burra, mbë ta. Etikisht, për dinjitetin e shtetit tonë nuk na nderon kjo gojështhurje ndaj përfaqësuesit kryesor të minoritetit grek në Shqipëri, por edhe për raportet që duam të kemi me një vend kufitar, anëtar i BE-së e mik, siç është Greqia. Dokrraxhinjve u duhet përsëritur se ne me grekët kemi shumë të përbashkëta, virtyte e cene, qytetërim i cili është në themel të identitetit europian para se këtyre anëve t’ia behnin “vëllezërit” pushtues”, shkruan Gjekmarkaj.

s.z

Comments

Submitted by Anonima (not verified) on

ca kokrra qe identifikohen si katolike dhe jo si shqiptare, antikombetarizmin e tyre nuk e fshehin me tashme!  mbas  sulmit qe i bene gjuhes se njesuar shqipe si elementi kryesor identifikues i kombit,tani jane hedhur ne krahet e grekeve.   ngelen duke perhapur vrer fetar.

ata qe identifikohen kryesisht me fene jane ne pergjithesi fondamentaliste dhe antishqiptare.   gjysherit e shume prej ketyre ''katalikve'' u bashkuan me malazezet kundra shkodraneve ne luften e pare ballkanike.   tani po hidhen nga greku se italianet nuk ua varin me.

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Autori si sternip i denje i Gjon Marka Gjonit me Republiken e Mirdites ne faqe te murit dhe me fotografine e Nikolla Pashiqit ne anen tjeter midis te tjera "dokrrave" permendin dhe qyteterimin e vjeter grek, miqesine e mire, anetarine e BE, etj.

Madje edhe faktin qe Osmanet kane qene pushtues. U ka ngelur ora 500 vjet prapa. Per detin qe duan ta zhvasin greket dhe bejne presion me cdo mjet, ke per te thene  gje? Per ceshtjen came? Per shkollat? Per minoritetin e mohuar? Per pronat e shqiptareve ne greqi? Per keqtrajtimet, fyerjet, vrasjet? Per Hormoven, per Republiken e Zografit (njesoj si ajo jotja e Pashiqit)?

Filloni dhe ju "mirditasit autoktone" lepihuni te greket se mos merrni ndonje pension, se italjanet nuk ua varin me.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Antishqiptar dhe bashkpuntor te pushtuesit turk-osman te sulltanve dje. Antishqiptar dhe bashkpuntor te pushtuesit neo turk-osman te sulltanit Erdogan sot.

Mjer shqiptart qe kan humbe fare dinjitetin.

Submitted by Stefan H (not verified) on

Te vertetat duken shpesh te hidhura, sidomos kur vijne pas nje shplarje totale trush ne emer te "patriotizmit". Po te ishte nga jugu Gjekmarkaj do akuzohej ashtu si dhe Dule si sherbetor i grekeve, por ky skenar nuk vlen dot. Gjekmarkaj tregon se pamvaresisht nga kultivimi qe i behet pseudokonflikteve me Greqine, populli ne teresi nuk i perkrah  keto tensione artificiale.

Submitted by Adriatik (not verified) on

Nje falenderim te madh vellezerve tane Katolik qe jane ura jone e vetme drejt Perendimit.

Zgjidhja ne ideale do ishte qe edhe komuniteti ortodoks te orientohej drejt Perendimit ndoshta me formulen uniate te arberesheve.

Mes vedi do merremi vesh. Po me xhihadistet e kosoves dhe maqedonise si do bejme ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.