Arkiv-Lajme

FederBet këshillon heqjen e ekipeve shqiptare nga skedinat e basteve. Dyshohet se kanë trukuar rezultatet e takimeve në Europa League

Postuar në 02 Qershor, 2015 08:23

FederBet, një shoqatë që bashkëpunon me Parlamentin Europian, këshillon që skuadrat shqiptare të Superligës të hiqen nga skendinat e basteve. Skuadrat që dyshohen se kanë zhvilluar ndeshje me rezultat të përcaktuar janë Laçi, Flamurtari dhe Skënderbeu. Skuadra krubinase ka më tepër se sfida. Dy ndeshje të Europa League dhe miqësorja me Stuttgart gjatë fazës përgatitore në Portugali janë veçuar si të trukuara nga FederBet. Difata e thellë 5 – 0 ngriti dyshime edhe te mediat gjermane.

Erdogan nuk “mban më”, padi kreut të opozitës pse tha që banjot e pallatit presidencial janë “të praruara”

Postuar në 02 Qershor, 2015 08:20

Një mënyrë të shprehuri nga ana e kreut të opozitës turke i ka kushtuar një kërcënim me padi me dëmshpërblim nga ana e presidentit Erdogan. Kemal Kilixharoglu, lider i Partisë popullore republikane, e sqaroi mbrëmë në një intervistë televizive e deklaratën e tij të mëparshme se banjot e pallatit të ri presidencial janë të praruara, duke thënë se ishte një figuracion për të vënë në pah luksin e panevojshëm ku jetojnë zyrtarët e lartë të shtetit.

Vilë 200 mijë euro e çiftit Erion Veliaj e Ajola Xoxa në Mullet. Zbardhen dokumentat e pronësisë, por jo burimi i parave

Postuar në 02 Qershor, 2015 06:19

Kandidati i mazhorancës për kryetar i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa janë duke ndërtuar një vilë në Mullet që vetëm ngritja kushton 200 mijë euro. Lapsi.al raporton se kontrata është nënshkruar në Tiranë më 16/07/2010 mes Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt dhe shoqërisë “Prime Capital” të përfaqësuar nga z.Ilir Bejleri, në rolin e ndërtuesit. Kontrata parashikon ndërtimin e një objekti “Kompleks rezidencial 1 dhe 2 kate” në Mullet, Petrelë.

Takim urgjent i ambasadorit amerikan në KQZ. Në lista ka të tjerë kandidatë të inkriminuar, SHBA vendos filtrin në KQZ. Presion Ramës për Elvis Roshin

Postuar në 02 Qershor, 2015 05:09

Një ditë pas kërkesës së Partisë Demokratike për çregjistrimin e kandidatit të saj në Këlcyrë dhe pas informacioneve se ai rezulton të ketë probleme me drejtësinë italiane, ambasadori amerikan Donald Lu është takuar sot urgjentisht me anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Burime të besueshme pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve thanë për ResPublica se zyrtari amerikan u ka kërkuar anëtarëve të KQZ  të gjenden zgjidhjet ligjore për të mos lejuar kandidimin e individëve me rekorde kriminal.

KLD pezullon gjyqtarin e Elbasanit Hasa pas kërkesës së ministrit Naço. AKuzohet për shpërdorim detyre e fshehje pasurie

Postuar në 02 Qershor, 2015 04:34

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur ta penalizojë gjyqtarin e Elbasanit Qani Hasa, që akuzohet për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie. Në mbledhjen e sotme KLD ka miratuar kërkesën e ministrit Nasip Naço për pezullimin e gjyqtarit Hasa. Ndërkohë, pritet edhe shkarkimi i prokurorit Petref Asllani nga kryeprokurori Adriatik Llalla.

 Nga ana tjetër, një tjetër kërkesë që Naço parashtroi në mbledhjen e sotme është emërimi i nënkryetarit të KLD.

a.k

Procedohen në prokurori Prifti e Harasani, si dhe gjeorgjiano-izraeliti Dzanashvili; evasion, falsifikim etj.

Postuar në 02 Qershor, 2015 03:19

Në prokurorinë e Tiranës janë rregjistruar dy procedime kundër gjeorgjiano-izraelitit Amiran Dzanashvilit, dhe dy ish-zyrtarëve të tjerë të shtetit Dritan Prifti dhe Andis Harasani, njofton shqiptarja.com. Njësia hetimore Task-Forcë po heton për akuzat e evazionit fiskal, mospagim tatimesh dhe taksash, falsifikim të dokumenteve dhe akuzën e “pastrimit të parave” në bashkëpunim.

Kërkimet për naftë, Pajtim Bello thotë se pala greke po tenton shfrytëzimin e pasurive shqiptare

Postuar në 02 Qershor, 2015 00:36

Në një intervistë dhënë për “Ora News” ish-zëvendësministrin e Industrisë dhe Energjetikës, Pajtim Bello, thotë se nuk ka asnjë dyshim se Greqia po tenton të bëjë kërkime për shfrytëzim të naftës në det shqiptar. Kjo është harta e kërkimeve të palës greke  dhe kjo harta e kërkimeve të shtetit shqiptar, ku qartësisht thotë Bello, duket se po kërkohet në ujërat territoriale shqiptare. “Me këtë hartë që shoh është tek blloku Joni 5. Pra ata kanë hyrë në zonën tonë.

Merkel vjen në Ballkan, viziton Tiranën, Beogradin dhe Sarajevën, por anashkalon Shkupin

Postuar në 01 Qershor, 2015 23:52

Agjensia e lajmeve INA raporton se kancelaria Angela Merkel në muajin korrik do të vizitojë Ballkanin, mirëpo në agjendën e saj nuk gjendet Shkupi. Sipas televizionit “N1”, i cili i është referuar burimeve nga qeveria gjermane dhe qeveria e Bosnje Hercegovinës, Merkel fillimisht do të vizitojë Tiranën dhe Beogradin, kurse më pas do të qëndrojë në Sarajevë, ku do të marrë pjesë në dërgimin e kufomave të bnaorëve të vrarë në masakrën e Srebrenicës. Agjensia e lajmeve INA shkruan gjithashtu se deri tani nuk është konfirmuar se kancelarja gjermane do të qëndrojë edhe në Shkup.

Raporti konfidencial i BE-së: Pushtet, afera dhe korrupsion me EULEX-in në Kosovë. Del dhe emri i shqiptares Mariana Papa

Postuar në 01 Qershor, 2015 15:04

Një raport i përpiluar para më shumë se dy muajsh, i cili tregon lidhjet mes politikanëve kosovarë dhe zyrtarëve të EULEX-it si dhe ndërhyrjet që kanë bërë në të gjitha format në punën e EULEX-it, është publikuar sonte nga ekipi i emisionit “Puls” në KTV. Raporti ishte hartuar nga një ekip hetuesish të BE-së, pas dyshimeve për korrupsion dhe afërsi të zyrtarëve të lartë të EULEX me politikanë vendorë.

Vijon “incidenti i Këlcyrës”, kandidati Muhameti i bën karshillëk PD-së dhe vazhdon fushatën

Postuar në 01 Qershor, 2015 13:54

Vazhdon sfida e Këlcyrës, tashmë mes PD-së dhe kandidatit prej të cilit selia blu ka hequr dorë, Gentian Muhameti. Ndërsa kryetari Basha depozitoi në KQZ tërheqjen e kandidatit të PD-së për Bashkinë e Këlcyrës, ky i fundit refuzoi dhe përmes një deklarata për shtyp, theksoi se edhe ai e përshëndet qëndrimin e Ambasades Amerikane, “edhe pse nuk jam dakord me qendrimin e lidershipit të PD”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme